Akademikët e përgjumur të shtetit të Kosovës të pa interesuar dhe tërësisht të dështuar për mbledhjen, dokumentimin e sistemimin e dëshmive të krimeve serbe gjatë luftës 1998-1999!

Akademikët e përgjumur të shtetit të Kosovës të pa interesuar dhe tërësisht të dështuar për mbledhjen, dokumentimin  e sistemimin e dëshmive të krimeve serbe gjatë luftës 1998-1999!

Gani Qarri

  • 24 September 2022 - 09:14

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Mos dokumentimi i gjenocidit serb dhe krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, është krim i dyfishtë, madje për aq më rëndë, krejt kjo nuk është bërë nga jashtë, por nga brenda, nga ata të cilët në fakt, ka qenë në përgjegjësinë e tyre ti mbledhin dëshmitë dhe ti ruajnë e argumentojnë, shkencërisht të gjitha faktet, në mënyrë që në rast nevoje, të jenë sa më mirë të sistemuara dhe të gatshme për denoncim, së bashku me ekspertët që nga vet detyra dhe profesioni, janë të obliguar, jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht, ti mbledhin e dokumentojnë ato!

-Mjerisht në momentet vendimtare të bisedimeve dhe afatet e fundit të përgatitjes së Qeverisë së Kosovës për ngritjen e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kundër Serbisë fashiste për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, për të gjithë qytetarët e në veçanti për familjarët dhe shtetin e Kosovë, është më tepër se shqetësues informata e sapo dalë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sepse siç thuhet, ajo edhe për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë, nuk posedon as edhe një material të vetëm arkivor, për ti dëshmuar dhe dokumentuar në mënyrë shkencore, krimet dhe gjenocidin serb të luftës, me rastin e ngritjes së padisë pranë GJND-së, kundër Serbisë okupatore.

Kjo dëshmon edhe njëherë më tepër, se të gjitha qeveritë e mandateve të kaluara, kanë sabotuar qëllimisht, hetimin, mbledhjen, sistemimin dhe arkivimin e fakteve të krimit dhe gjenocidit të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, vetëm për të mos u prishur me Vuçiqin dhe Serbinë hegjemoniste. Thaçi & Co, përveçse nuk kanë themeluar as Muzeun për Krimet e Luftës, ku do të ekspozoheshin faktet, provat dhe mjetet “koropra delikti”, të cilat dëshmojnë se si janë kryer krimet dhe gjenocidi i okupatorëve serb, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe dëmet e tjera të shkaktuara gjatë luftës nga Serbia okupatore, ata gjatë qeverisjes së PAN-it, me kryeministër Ramush Haradinajn dhe President kuislingun HashimThaçi, kanë shuar edhe Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, të shkaktuara nga Serbia ndaj civilëve të pafajshëm dhe shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë!!!

Shto kësaj katrahure jo vetëm politike, edhe lajmin se as ASHAK, nuk ka mbledhë asnjë dëshmi për krimet e luftës dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia okupatore në Kosovë, përveçse është tepër shokues, është edhe shantazhi më i madh dhe dëmi më i rëndë pas shuarjes nga Thaçi & Co, të Institutit për mbledhjen e fakteve dhe hetimit të krimeve e të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të pambrojtur, që mundë ti jetë bërë ndonjëherë shtetit të Kosovës dhe viktimave të pafajshme të krimit serb në vendin tonë. Mos dokumentimi i gjenocidit serb dhe krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, është krim i dyfishtë, madje për aq më rëndë, krejt kjo nuk është bërë nga jashtë, por nga brenda, nga ata të cilët në fakt, ka qenë në përgjegjësinë e tyre ti mbledhin dëshmitë dhe ti ruajnë e argumentojnë, shkencërisht të gjitha faktet, në mënyrë që në rast nevoje, të jenë sa më mirë të sistemuara dhe të gatshme për denoncim, së bashku me ekspertët që nga vet detyra dhe profesioni, janë të obliguar, jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht, ti mbledhin e dokumentojnë ato!

Prandaj, vetëm pas ndryshimeve politike të para dy viteve, udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës me në krye AlbinKurtin, kanë ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm edhe për ngritjen e padisë pranë GJND-së, kundër Serbisë, për krime e gjenocid dhe të gjitha masakrat, përdhunimet, dëmet materiale, vrasjet makabre dhe kidnapimet e kufomave të shqiptarëve që Serbia fashiste, ka kryer gjatë luftës në Kosovë, në mënyrë që pas heshtjes prej më tepër se dy dekadave të pasçlirimit, të mos rrezikojmë të pamundësohet apo edhe të zhduken në masë të madhe faktet dhe mbledhja e argumentimi i një numri të madh të argumenteve dhe dëshmive të krimit.

Fatkeqësisht, vetëm tanimë po zbulohet e vërteta e hidhur e skandalit më të llahtarshëm të kohëve të fundit, që askush nuk e ka pritur as paramenduar, se as për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia okupatore, ndaj mijëra civilëve dhe shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë edhe Agjencia Shtetërore e Arkivave, dhe as ASHAK, nuk paskan mbledhur dhe ruajtur asnjë dëshmi?!

Për aq më tepër Drejtoresha e Departamentit për Politika Zhvillimore në ASHAK Shpresa Mekaj, pa fije turpi, ka deklaruar se Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës nuk posedon kurrfarë materialesh arkivore, të cilat do të dëshmonin krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin, jo vetëm edhe më të paturpshëm, por edhe tërësisht të papërgjegjësi, se kinse mungesa e materialeve të luftës, paska të bëjë me mungesën e rregullativës ligjore!? Kjo dëshmon edhe njëherë më tepër, se të gjitha qeverisjet e mandateve të kaluara, kanë penguar dhe sabotuar qëllimisht, hetimin, mbledhjen, sistemimin dhe arkivimin e fakteve të krimit dhe gjenocidit të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, vetëm për të mos u prishur me Vuçiqin dhe Serbinë hegjemoniste.

një dështim i tillë kaq tronditës, i koordinuar në mënyrën më skandaloze dhe më negative të mundshme, është edhe sabotim i hapur e i mirëorganizuar për pengimin publik, të grumbullimit, seleksionimit e verifikimit të fakteve dhe dëshmive të luftës, në mënyrë që të mos mund të bëhet as përgatitet një padi e mirëfilltë, kundër Serbisë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, madje përveç pengesave tjera, nuk është punuar asgjë as për digjitalizimin e fakteve që ishin në dispozicion.

Shto kësaj edhe faktin, se me kalimin e kohës, disa prej dëshmitarëve të masakrave edhe kanë vdekur, sikurse janë rastet e masakrës së Izbicës dhe asaj të Rrezallës, ku dëshmitarët kyç, kanë ikur në amshim dhe nuk jetojnë më, të cilët sa ishin gjallë, nuk janë intervistuar as për një histori gojore, në mënyrë që të tregohej me formën më autentike edhe pjesa e përjetimeve të tyre njerëzore në ato momente të rënda, që nesër të kemi,përveç dëshmive materiale edhe fakte të dokumentuara, një muze të vërtetë virtual. Për aq më tepër, kjo e vërtetë e hidhur, dëshmon katërçipërisht se Institucionet e udhëhequra nga partitë e inkriminuara, ishin vënë në shërbim të plotë, jo të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, por në shërbim të Serbisë dhe kryesve të krimit, për ti mbuluar e mjegulluar të gjitha ato sa kanë ndodhur në Kosovë dhe sjellë vendin deri aty, sa që sot, të mos kemi asnjë dokumentim me fotografi dhe një bankë të të dhënave me dëshmitarë që u kanë mbijetuar masakrave më të tmerrshme të Serbisë okupatore, të shkaktuara gjithandej në Kosovë.

Kështu që për ndryshim nga qeverisjet e kaluara, Qeveria aktuale me kryeministër Albin Kurtin, më 16 shtator miratoi përfundimisht Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia fashiste në Kosovë, që tanimë është dërguar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës, i cili decidivisht parasheh themelimin e Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Luftës, të kryera gjatë okupimit të Kosovës nga Serbia, prej 1 Janarit të vitit 1998 deri më 20 Qershor të vitit 1999, punë kjo që tanimë po shihet botërisht se ishte sabotuar qëllimisht nga qeverisjet e kaluara të udhëhequr nga politikanët më të inkriminuar dhe më të shantazhuar nga Serbia, që mund të ketë pasur ndonjëherë vendi ynë.

Faktikisht, për aktet e tyre të hapura antishtetërore e antikombëtare, jo vetëm që është për të të ardhur shumë keq, por edhe për tu shqetësuar pa masë, të cilat duhet gjykuar ligjërisht sa më ashpër dhe në formën më të rëndë, nga entet përkatëse të shtetit të Kosovës, për faktin se shkaku i sabotimeve të organizuara nga qeverisjet e kaluara, me politikbërës të shantazhuar në krye, si Thaçi & Co, provat dhe dëshmitë e shumta të gjenocidit dhe krimeve të luftës, të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, rrezikojnë për tu humbur, zhvlerësuar dhe zhdukur në masën më të madhe, veprime të cilat janë, jo vetëm tërësisht të pafalshme, por edhe për çdo dënim, në mënyrën më të vendosur, nga shteti dhe populli i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".