Lexoni edhe:
Plot 5 javë sabotim të shkollave nga skenari i sindikatave të kontrolluara nga politika e zhytur në krim
Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani
Mbledhja dhe dokumentimi i dëshmive të luftës është një çështje shumë serioze e cila nuk guxon të injorohet dhe anashkalohet. Mirëpo në këtë aspekt ASHAK nuk është e thirrur të ketë material dhe fakte por për këtë ishte themeluar një institut në Kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Si ka funksionuar dhe pse nuk ka funksionuar si duhet e sa duhet, ajo është një temë dhe çështje që ja vlen të shqyrtohet.
-Kjo ministri, përkatësisht Instituti që ishte themeluara para disa vitesh, do të duhej ti mblidhte e sistemonte të gjitha faktet materiale dhe ti dërgon për deponim edhe në ASHAK, por siç po duket këtë punë nuk e ka bërë. Sidoqoftë askush në Kosovë nuk është i kënaqur më punën Akademisë, as pak nuk është aktive dhe as kreative, njësoj është e dështuar dhe krejtësisht në periferi, sikurse edhe vetë sistemi i arsimit i dështuar.
Është një dëm shumë i madh që shteti e financon një institucion si që ka dështuar për gjithë këto vite që po i lëmë mbrapa , nuk ka pasur kurrfarë aktiviteti dhe angazhimi serioz në hartimin politikave dhe të strategjive shtetërore, ashtu siç bëjnë Akademitë Shkencore të shteteve të ndryshme. Unë mendoj se edhe kur jemi te çështja e trajtimit të krimeve dhe dëmeve të luftës, nuk kanë kapacitete për të bërë ndonjë punë të madhe dhe të rëndësishme për shtetin, këtu qëndron problemi pse nuk punohet më seriozisht dhe të mblidhen faktet e të dëshmohen e procedohen edhe ligjërisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".