Pasojat e grevës së SBASHK-ut në arsim të pa përmirësueshme, janë të barabarta me krim

Pasojat e grevës së SBASHK-ut në arsim   të pa përmirësueshme,  janë të barabarta me krim

Hajrullah Tërnava

  • 03 October 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Kërkesa për kushte dhe paga më të larta ishte e drejtë legale por është krim mohimi i të drejtës së nxënësve për të mbajtur mësim, sepse të gjitha kërkesat dhe përmbushja e tyre kanë mundur të shtrohen e shtyhen përpara në mënyrë ligjore, kushtetuese e institucionale. Prandaj ishte dashur që edhe për këto veprime ata që e kanë organizua bojkotimin e arsimit të japin llogari si veprime të dëmshme dhe të kundërligjshme që i kanë shkaktuar shoqërisë.

-Duke pas parasysh situatën e shkollimit të të rinjve të Kosovës. Nivelin me të cilin akoma jemi mbrapa, e që dihet se PISA na radhitë në fundin e shteteve si vlerësim i dobët i shkollimit të nxënësve të këtij, ishte dashur që ky fakt të jetë i njohur dhe të bëhet çmos që mos të dëmtohet procesi mësimore nga efekti i grevës. Sindikata e arsimit nuk do të duhej që ti detyron nxënësit që të bëhen pjesë e grevës, duke i mbyllur shkollat dhe privuar ata nga mësimi. Kjo ishte një sjellje e pa përgjegjshme e sindikalistëve për ti arrite qëllimet politike.

Këta që i organizuan këto greva, bojkotin e mësimit, duhet të japin llogari jo vetëm morale por edhe penale. Tani me të drejtë do të mbahet në mend greva njëmujore në fushën e arsimit në Kosovë e organizuar nga SBASHKU-, si një nga shërbimet më të këqija që i janë bërë këtij sektori nga drejtuesit e pa ndërgjegjshëm dhe të manipuluar nga politika, subjektet politike opozitare, për çka përveç reagimit të vazhdueshëm kritik të prindërve reagim të ashpër dhe kritika serioze ka drejtuar edhe Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmije UNICEF.

Derisa në njërën anë Sindikata e SBASHK-ut kërkuan shtesën prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për pagat, Qeveria e Kosovës ka ofruar 50 euro shtesë/ndihmë për të gjithë punëtorët e sektorit publik por SBASHK nuk është pajtuar, e në këtë mes janë nxënësit që e kanë pësuar. Lidhur me këtë, ka reaguar së fundi edhe UNICEF-i në Kosovë, duke thënë se janë thellësisht të shqetësuar dhe në rend të parë duhet të vihet interesi i fëmijëve, sepse kriza globale e filluar me COVID-in ka ndikuar shumë negativisht, me ngecje në mësim nxënie, prandaj kjo grevë e rëndon akoma më shumë këtë gjendje duke e bërë të pa zëvendësueshme e të pa riparueshme.

“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19. Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësim nxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur”, thuhet në reagimin e UNICEF-it. Këto janë pasoja për të cilat duhet menduar seriozisht, edhe për mundësin e gjetjes së argumenteve që drejtuesit e sindikatës të ndiqen penalisht për shkak të thirrjes që ju kanë bërë mësimdhënëseve për bojkotim të punës dhe për të mos dhënë mësim. Kërkesa për kushte dhe paga më të larta ishte e drejtë legale por është krim mohimi i të drejtës së nxënësve për të mbajtur mësim, sepse të gjitha kërkesat dhe përmbushja e tyre kanë mundur të shtrohen e shtyhen përpara në mënyrë ligjore, kushtetuese e institucionale. Prandaj ishte dashur që edhe për këto veprime ata që e kanë organizua bojkotimin e arsimit të japin llogari si veprime të dëmshme dhe të kundërligjshme që i kanë shkaktuar shoqërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".