Qytetarët e Kosovës në formë referendumi po kërkojnë reformim gjeneral dhe pastrim profesional të sistemit të kalbur të drejtësisë

Qytetarët e Kosovës në formë referendumi po kërkojnë reformim gjeneral dhe pastrim profesional të sistemit të kalbur të drejtësisë
Qytetarët e Kosovës në formë referendumi po kërkojnë reformim gjeneral dhe pastrim profesional të sistemit të kalbur të drejtësisë

Arsim Aziri

  • 03 October 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI: Arsim Aziri

Fakti që në anketimin e fundit, të zhvilluar nga organizata profesionale që bëjnë mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë në Kosovës, e mbi 70% e qytetarëve mbështesin reformat në Drejtësi, flet mjaftueshëm për nevojën urgjente të veprimit në këtë fushë të dështuar, mbase urgjenca është aq e madhe sa që lirisht mundë të thuhet se edhe jemi të vonuar.

-Në sondazhin e publikuar në fund të kësaj jave nga Instituti Demokratik i Kosovës, edhe njëherë konfirmohet mbështetja e qytetarëve për reformat në drejtësi dhe rruga e drejtë që po ndjek Qeveria e Kosovës, pra Ministria e Drejtësisë, në proceset reformuese. Është inkurajues e dhëna e publikuar që zbulon se mbi 70% e të anketuarve besojnë se reforma në drejtësi është e mundur nëpërmes pakos në të cilën është duke punuar Qeveria, madje pako kjo e cila vetëm sa është edhe e finalizuar dhe është në procedurë të rregullt parlamentare.

Sipas anketimit të KDI-së del se Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, gjejnë mbështetje të veçantë në këtë sondazh, prandaj kjo shifër e zbuluar dhe mbështetja e treguar, lirisht mundë të krahasohet me një lloj referendum të zhvilluar dhe të fituar për reformat që janë duke u zhvilluar.

Përderisa 73,7% e qytetarëve janë deklaruar në mbështetje të Vetingut, 76.6% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore, këtu më nuk ka se qka të pritet por me dinamikën më të madhe duhet punuar që pakoja gjithëpërfshirëse të finalizohet, ti kalohet Kuvendit për ta miratuar dhe pa vonesë të fillohet për tu zbatuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".