Dy dekada dështim nga politika e zhytur në krim e me inate politike e mbajtën Kosovën të izoluar nga bota demokratike

Dy dekada dështim nga politika e zhytur në krim e me inate politike e mbajtën Kosovën të izoluar nga bota demokratike
Dy dekada dështim nga politika e zhytur në krim e me inate politike e mbajtën Kosovën të izoluar nga bota demokratike

Skender Mulliqi

  • 02 October 2022 - 08:58

Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi

 

Nuk u realizua qëllimi i shtimit të numrit të njohjeve , madje më lobimin e Serbisë, na ndodhen edhe disa çnjohje. U firmosën  disa marrëveshje që ishin në dëm të Kosovës të cilat i dimë tashmë të gjithë cilat janë,  pikërisht më fajin e drejtuesve tanë të shtetit. Nga këto marrëveshje u  rrezikua edhe tërësia territoriale e Kosovës.

 

Për politikat e brendshme të Kosovës të pas luftës, të gjithë e dimë së nuk ishin të mira. Shoqërinë tonë të re e mbyten krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivele të larta etj. Temë e këtij shkrimi   janë disa fjalë për politikat tona të jashtme. Sa ishin të suksesshme politikat e jashtme të Kosovës?Ne Bruksel, në Nju Jork, Madrid, BE, NATO dhe më fqinjët. A ishim në nivel apo do të duhej të ishim? Si çdo politikë publike , edhe politika e jashtme e suksesshme konsiderohet kur arrihen objektivat e synuara. Kosova në vitet e para të pasluftës kishte për synim veç rindërtimit të vendit, edhe të arrin deri te pavarësia, edhe pse ishim çliruar më luftë nga Serbia në vitin 1999. U pavarësuam  zyrtarisht në vitin 2008, duke shpallur  përmes një deklarate në Kuvend, Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. U pranuam nga më së 100 shtete, më kualitativet. Kosova arriti të inkuadrohet edhe në disa organizma ndërkombëtarë, po jo mjaftueshëm. Politika jonë e jashtme u tregua shumë inerte në vitet e fundit, ku nuk arritëm të na njohin edhe pesë shtetet e BE-së. Nuk u realizua qëllimi i shtimit të numrit të njohjeve , madje më lobimin e Serbisë, na ndodhen edhe disa çnjohje. U firmosën  disa marrëveshje që ishin në dëm të Kosovës të cilat i dimë tashmë të gjithë cilat janë,  pikërisht më fajin e drejtuesve tanë të shtetit. Nga këto marrëveshje u  rrezikua edhe tërësia territoriale e Kosovës. Politikat e dobëta të jashtme që i patëm , nuk  arritën as deri të liberalizimi i vizave. Mbetëm i vetmi shtet në Evropë , i izoluar nga bota demokratike, jo krejt  pa fajin edhe të faktorit vendimmarrës ndërkombëtar. Nuk iu afruam strukturës të BE-së, së na pollën bisedimet politike maratonike më Serbinë , si kushtëzim nga Bashkësia Ndërkombëtare. Nuk arritëm ende të bëhemi pjesë e shumë organizmave ndërkombëtare dhe as të ikuadrohemi në NATO. Kjo udhëheqje e re premton që Kosova më në fund të dalë nga status kuoja politike , që na sollën politikat dështuese të jashtme .Që të bëhemi më shpejt pjesë e Evropës së Bashkuar na mungojë koncensuesi nacional. Politikat kreative , e jo pasive ,i duhen më shumë së kurrë sot Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".