Migrimet ilegale të azilantëve me të kaluar kriminale në BE po jua nxijnë imazhin ndërkombëtar të dy shteteve shqiptare

Migrimet ilegale të azilantëve me të kaluar kriminale në BE po jua nxijnë imazhin ndërkombëtar të dy shteteve shqiptare
Migrimet ilegale të azilantëve me të kaluar kriminale në BE po jua nxijnë imazhin ndërkombëtar të dy shteteve shqiptare

Dardan Grapci

  • 08 October 2022 - 13:23

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Ky alarm i Eurostatit duhet të shërbej me këto të dhëna si mesazh serioz ndaj qeverive, si në Kosovë edhe në Shqipëri, për masa ndryshimi e zhvillimi, me qëllim të stimulimit të punësimit të qytetarëve të rinj, të aftë për tregun e punës, në shtetet e tyre, e sidomos tash për Kosovarët në prag të vendimit për liberalizim të vizave, kur mundë të kemi një lëvizje euforike të qytetarëve, të pa kontrolluar dhe pa parashikuar.

-Një nga dukuritë negative, me trend në rritje që e karakterizon popullsinë e dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, është interesimi i të rinjve dhe moshave mesatare të qytetarëve, për të ikur jashtë vendit, për të provuar fatin e tyre dhe për të punuar, ngase gjendja e vështirë ekomomike në këto vende nuk lë shumë,ë për të shpresuar. Mirëpo trendi në rritje e migrimit ilegal të shqiptarëve në vendet e BE-së, do të mundë të ndikon shumë negativisht në krijimin e bindjes për procesin e integrimit të dy shteteve me shumicës shqiptare në BE, Shqipërisë dhe Kosovës, pasi që numri i shqiptarëve të përndjekur dhe larguar nga vendet e BE-së për shkak të ndeshjes me ligjin po rritet nga viti në vit, Raportimet më të reja të Eurostati zbulojnë shifrën sipas së cilës gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 12 mijë shqiptarë që kanë marr urdhër dëbimi vetëm nga një shtet i BE-së, e të mos flasim për krahasimin e shteteve veç e veç!

Sipas Eurostatit, shifra prej 11.905 shqiptarëve të dëbuar vetëm nga një vend I BE-së është shifër në rritje në krahasim me vitin e kaluar prej 23%, pra me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke analizuar shtetet veç e veç, numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%. Për të gjithë vitin e kaluar, kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë, derisa 6 mujori i parë i këtij viti shënon rekord me rritje prej rreth 12 vetash. Kjo masë negative në rritje për shqiptarët, ka bërë që gara për vendin e parë të bëhet gjithnjë e më e fuqishme për të cilën”kandidat potencial janë shqiptarët duke u renditur në vendin e tretë.

“Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët janë të tretët në botë për sa u përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022”, thuhet në raportin e Eurostatit. “Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët (8 170) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga marokenët (7 235), shqiptarët (6 640) dhe pakistanezët (6 260). Tunizianët (5 630) vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi (3 990), gjeorgjianët (3 690), turqit (3 425), indianët (3 135) dhe irakianët (2 940)”, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Sipas Eurostatit, në tremujorin e dytë të vitit 2022, 96 550 shtetas jo-BE u urdhëruan të largoheshin nga një Shtet Anëtar i BE-së dhe gjithsej 23 110 u kthyen në një vend tjetër (përfshirë shtetet e tjera anëtare të BE-së) pas një urdhri për t’u larguar.Duke ju referuar qytetarëve me përkatësi kombëtare shqiptare, Eurostati konstaton se pasi shifrat gjatë dy viteve të kaluara të pandemisë kishin një rënie të ulët të azilkërkuesve, deri në vitin 2021, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2021 dhe 2022 kanë filluar të rriten sërish me rikthimin e lëvizjes pa kufizime kështu që edhe dëbimi i numrit të shqiptarëve nga vendet e ndryshme të BE-së është në rritje të vazhdueshme, varësisht nga dinamika e migrimit ilegal dhe kërkesave për azil.

Këto raportime të fundit rreth kësaj lëvizje të qytetarëve shqiptar nuk duhet injoruar. Qeveritë e të dyja vendeve-shteteve, Kosovë e Shqipëri duhet alarmuar për të vepruar me masa konkrete që hapin një perspektivë të shpejtë për ndryshim pozitiv dhe zhvillim dinamik. Ky alarm i Eurostatit duhet të shërbej me këto të dhëna si mesazh serioz ndaj qeverive, si në Kosovë edhe në Shqipëri, për masa ndryshimi e zhvillimi, me qëllim të stimulimit të punësimit të qytetarëve të rinj, të aftë për tregun e punës, në shtetet e tyre, e sidomos tash për Kosovarët në prag të vendimit për liberalizim të vizave, kur mundë të kemi një lëvizje euforike të qytetarëve, të pa kontrolluar dhe pa parashikuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".