Tendenca për arrogancë me veprime ultimative kundër ligjit dhe qeverisë legale janë të pa pranueshme

Tendenca për arrogancë me veprime ultimative kundër ligjit dhe qeverisë legale janë të pa pranueshme
Tendenca për arrogancë me veprime ultimative kundër ligjit dhe qeverisë legale janë të pa pranueshme

Arsim Aziri

  • 08 October 2022 - 08:18

Shkruan: ANALISTI: Arsim Aziri

Elementet e sistemit të kaluar nepotik e korruptiv ende janë në funksion, ama në funksion minimal. Tendencat për të kërcënuar pushtetin legjitim e demokratik janë të papranueshme dhe aspak dinjitoze dhe nuk përkojnë aspak me primesat e demokracive liberale madje as të shoqërive me ide përparimtare. Ne duhet të mësohemi njëherë e mirë që si shoqëri të funksionojmë mbi rregulla e norma që vetë i kemi vendosur, jo edhe të sillemi sikur gjërat duhet me vajtë sipas tekeve e qejfeve të dikujt e të disave.

- Për rend dhe rregull kemi dhënë mbështetje politike, për mungesë rregullash është ndëshkuar e kaluara dhe është shtyrë e ardhmja. Kështu që gjithsecili në mendim konsideroj se duhet me qenë i kujdesshëm (në raport me zhvillimet e përgjithshme në vend) dhe jo të veprohet mbi baza të fuqishme emocionale apo të shfrytëzoj situatën aktuale për qëllime të pandershme politike. Ndërsa sa i përket pagave të mësimdhënësve grevistë theksoj se si kategori duhet të paguhen përmes alternativave të mundshme veçse ligjërisht qenka e pamundur për shkak të kundërthënieve ndërmjet neneve. Tek e fundit Qeveria është për të dhënë apo gjetur solucione adekuate të cilat ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë sonë. Ndërsa tendencat për veprime ultimative janë të pa pranueshme!

Askund nuk mjafton me qenë vetëm formalisht, vetëm si çështje imazhi, apo vetëm si çështje, paraqitje e dukje!

Të keqes apo regresit fillon me i kontribue qoftë edhe nëse subjekti ka vetëm prezencë formale jo edhe përmbajtjesore. E keqja nuk konsiston vetëm duke eliminuar të mirën apo duke pamundësuar zhvillimin progresiv, por ajo konsideroj se rezulton madje edhe fuqishëm duke e rritur nivelin formal, pra duke e rritë anën aparenciale. Prandaj dhe gjithnjë them se ka rëndësi se si qëndron në diçka, si e kapitalizon pozicionin ku bën pjesë, si i kontribuon mirëqenies së detyrës ku je.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".