Rusia pushtuese e territoreve në Ukrainë po ja kthen shpinën Serbisë, nuk e mbështet më në pretendimet për mbajtjen peng të shtetit të Kosovës

Rusia pushtuese e territoreve në Ukrainë po ja kthen shpinën Serbisë, nuk e mbështet më në pretendimet për mbajtjen peng të shtetit të Kosovës
Rusia pushtuese e territoreve në Ukrainë po ja kthen shpinën Serbisë, nuk e mbështet më në pretendimet për mbajtjen peng të shtetit të Kosovës

Blerim Burjani

  • 08 October 2022 - 08:11

Shkruan: ANALISTI: Blerim Burjani

Kryeneçësia shoviniste dhe e urrejtjes ndaj Kosovës nuk do të pushoj në kokat politike serbe. Gjendja mundë të jetë apo të mbetet kështu si është për kohë të gjatë derisa Kosova të bëhet anëtare e NATO- me të drejta të plota.

Ajo që po paralajmërohet tani nëpër mediet ruse është e saktë. Rusia ia ka bërë me dije aleatit të saj se s’ka çka kërkon më sa i përket Kosovës. Kosova është vend i humbur përgjithmonë nga Serbia, sepse tani më Kosova është shtet i pavarur, dhe se kjo çështje përgjithmonë mbyllet me anëtarësimin e Kosovës në NATO. Por Serbia pavarësisht këtij fakti gjithmonë do të mbaj konflikt të ngrirë me Kosovën, deri në anëtarësim të Kosovës në NATO. Serbia nuk do të zmbrapset nga politika nacionaliste dhe hegjemoniste e territoriale ndaj Kosovës. Kryeneçësia shoviniste dhe e urrejtjes ndaj Kosovës nuk do të pushoj në kokat politike serbe.

Gjendja mundë të jetë apo të mbetet kështu si është për kohë të gjatë derisa Kosova të bëhet anëtare e NATO- me të drejta të plota. Rusia realisht po tenton të bëjë marrëveshje për të legalizuar uzurpimet në Ukrainë. Pa ndryshime në udhëheqje të Rusisë perëndimi nuk do të ndalet nga izolimi i Rusisë. Ideja më e rrezikshme dhe fatale është aneksimi i territoreve të huaja. Këtu është fundi. Pa largimin e Putinit nga udhëheqja dhe rikthim të vendeve të uzurpuara nuk ka gjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".