Marrëveshje për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë PO, asociacion që prodhon shtet brenda shtetit të Kosovës JO

Marrëveshje për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë PO, asociacion që prodhon shtet brenda shtetit të Kosovës JO

Gani Qarri

  • 26 October 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Me insistim për vazhdimin e afatit për ndërrimin e tabelave nga qytetarët serb, ishte të shtunën në takim me kryeministrin Kurti edhe Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili deklaroi se kemi pasur diskutim të hapur, biseda me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktive dhe se po bëhet progres.

-Shkaku i marrëveshjeve të dëmshme për formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, të nënshkruara nga dyshja renegate Thaçi-Mustafa çuditërisht është aktualizuar serish edhe kërkesa për gjetjen e një formule të «pranueshme» të «Asociacionit një etnik të Komunave me shumicë serbe» në emër të hapjes rrugë, marrëveshjes finale për të cilën, ditëve të fundit, diplomacia amerikane dhe ajo evropiane, kanë filluar angazhimet e pareshtura dhe pothuajse 24 orësh në ditë.

Për aq më tepër sikur mos të mjaftonte vetëm kjo edhe problemi i tabelave ilegale që serbët lokal të inspiruar nga krimineli Vuçiq ende po i përdorin me kokëfortësi në disa të komuna të Kosovës, ka përpjekje që qëllimisht të shndërrohet në „qelës“ artificial të stabilitetit dhe vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Çuditërisht në emër të dialogut dhe marrëveshjes finale, edhe nga i dërguari amerikan, është kërkuar që afati për ndërrimin e tabelave të jetë 1 vjeçar, apo deri më 1 shtator të vitit të ardhshëm, me arsyetimin se kinse një kërkesë e tillë, ishte bërë që në përpjekjen e parë të qeverisë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për targat.

Në anën tjetër, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës që i bëri Kosovës dhe Serbisë, megjithëse thotë se nuk është caktuar ndonjë afat, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sipas propozimit evropian, kjo marrëveshje dëshirohet dhe synohet të arrihet sa më shpejtë. Kurse në një intervistë për medien serbe, Escobar ka thënë se SHBA-të, në fakt e mbështesin propozimin franko-gjerman, por ka përgënjeshtruar raportimet e medieve serbe se 24 shkurti i vitit që vjen, është caktuar si datë e fundit për arritje të marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, megjithëse kërkesë e përbashkët e SHBA-së dhe BE-së, është që të ketë përparim shumë më të shpejtë në dialog.

Me insistim për vazhdimin e afatit për ndërrimin e tabelave nga qytetarët serb, ishte të shtunën në takim me kryeministrin Kurti edhe Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili deklaroi se kemi pasur diskutim të hapur, biseda me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktive dhe se po bëhet progres. Ne jemi këtu të ndihmojmë dhe brenga jonë është që të mos ketë tensione dhe dhunë, kjo nuk është në interes të Kosovës, sidomos në këtë periudhë të rëndësishme të proceseve, siç janë diskutimet për liberalizm të vizave dhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".