Këto janë veprimet taktike politike të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në pritje të zhvillimeve dramatike për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë

Drizan Shala

  • 25 October 2022 - 14:02

Shkruan: ANALISTI - Drizan Shala

 -Është Interesant tani veprimi nga ana Presidentit të Serbisë. Nga pozita e Drejtorit tē BIA-së në krye të MPB se Serbisë është një tregues që Serbia ( Presidenti Serb ) do të dorëhiqet nga pozita e kreut të shtetit. Arsyjet : Vendimin final për marrëveshje Kosove/Serbi do i mbetet Kryeministres aktuale Vendimi dhe zbatimi i marrëveshjes për ASK në teren do ti lihet në dorë ish drejtorit tani të BIA-së nga pozita e Ministrit të MPB-së si person më i besueshëm i Presidenti Serb,  kështu e kontrollon edhe BIA por edhe MPB , nga pozita e dorëhequr. Eliminimin politik të politikanit me vendlindje nga Prizreni ( Ivica Daçiq ) duke e akuzuar pastaj , për tradhti ndaj interesave politik të Serbisë që s’mundi të parandaloj veprimet politike të njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së.

Largimi nga radari politik të sanksioneve të mundshme të ndërkombëtarëve dhe rikthimi pastaj si Vuçiq i modernizuar evropian. Pra 31 tetori 2022 do të shikohet se si do vepron ministri i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të  Serbisë në "menaxhimin" e ndonjë situata të tensionuar. Njësia e Xhandarmërisë së Serbisë janë ekskluzive nën-menaxhimin e Ministrit. Situata : Një person që ka pasur nen kontroll BIA-n dhe tani MPB përben veprim interesant të kontrollit, menaxhimit dhe veprimit në teren. Ndërsa një ultra-nacionalist i politikës serbo/ruse kalon nga MPB në BIA kjo po dëshmon që Presidenti i Serbisë ka në planë largimin nga skena për një interval kohor.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".