Mashtruesit e ulur në karriget e Kuvendit të mos tolerohen,të nxirren jashtë politike dhe të ndëshkohen

Mashtruesit e ulur në karriget e Kuvendit të mos tolerohen,të nxirren jashtë politike dhe të ndëshkohen
Mashtruesit e ulur në karriget e Kuvendit të mos tolerohen,të nxirren jashtë politike dhe të ndëshkohen

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 October 2022 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj- Zhurjani

Po e them këtë sepse kanë premtuar shumë e tani më po dështojnë, nuk po bëjnë asgjë në të mirë të vendit dhe për qytetarin. Ata që u zgjodhën në Kuvend nuk e morën votën për të bojkotuar çdo gjë kur është në interes për qytetarin. Qëllimisht po bëhet mungesa e kuorumit sepse asgjë nuk po respektohet nga rregullorja e re e punës. Madje deputetët në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, aty ku është e ndaluar, po e thyejnë ligjin e po pinë duhan taman si me qenë do rrugaç.

-Shpeshherë dhe nga shumë lexues më është bërë kjo pyetje për dështimet në Kuvend, pse po rrezikohet vendimmarrja me inskenim të kuorumit, dhe pyetja tjetër se a duhet ndërruar Qeveria Kurti? Dua të lidhem me këtë pyetje drejtpërdrejt e të them se populli, i madh e i vogël, dhe sidomos elektorati që jua kanë dhënë votën këtyre derdimenëve që Kuvendin po e bëjnë hallakate e cirkus, duhet kërkuar përgjegjësi për atë që e kanë marr votën dhe ja që pasi u ulen në fotele, po i bien thikë pas shpine votuesit. Po e them këtë sepse kanë premtuar shumë e tani më po dështojnë, nuk po bëjnë asgjë në të mirë të vendit dhe për qytetarin. Ata që u zgjodhën në Kuvend nuk e morën votën për të bojkotuar çdo gjë kur është në interes për qytetarin.

Qëllimisht po bëhet mungesa e kuorumit sepse asgjë nuk po respektohet nga rregullorja e re e punës. Madje deputetët në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, aty ku është e ndaluar, po e thyejnë ligjin e po pinë duhan taman si me qenë do rrugaç. Ndoshta është kjo shprehje pak banale por po e meritojnë, sepse Kuvendi aspak nuk i ngjanë vendit ku diskutohet, debatohet e votohet për interesin publik, për qytetarin e për shtetin, obligim qytetar që e kanë marr me votë dhe për të cilin edhe paguhen dhe marrin rrogat dhe mëditje marramendëse. Tash më të njëjtit tallen me popullin. Prandaj me të drejtë shtrohet pyetja: a nuk e meritojnë të ndëshkohen ashpër nga votuesi. Merreni dhe vetëm shikoni seancat e fundit nuk i votuan ligjet e parapara dhe ikën me bishtin ndër vegë dhe kjo shkon e tëra në kurriz dhe shpatulla të popullit.

Shikuar realisht faji nuk bie vetëm në bandën, partitë politike të opozitës, por edhe në bandën e pozitës. Përse? Vetëm shikoni ku po të votonin 61 deputet kjo do kalonte por këtu janë të shitur ose janë taktikat nga jashtë, fjala vjen edhe nga krye kapot e këtyre bandave politike për të shitur mend dhe për tu fryrë si çurani në pleh të vetë dhe jo në pleh të huaj, kush me kupton le të më kupton. Përpos premtimeve boshe që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore, se a ju kujtohet , kanë rrahur gjoks edhe për disiplinë dhe që do të jenë më të përgjegjshëm dhe më serioz. Çka po shohim tash pos sallamadisë, cirkusit dhe hallakames në Kuvend. Kjo s´do mend se janë bërë turp i turpit dhe domosdoshmërish votuesi kërkon që ti lënë inatet,bajraktarizmin,por t´i kthehen punës dhe të zbatojnë atë që kanë premtuar dhe jo vetëm të mbesin në letër, të marrin rrogat dhe të bredhin hotel më hotel me parat e popullit.

Dhe, në qoftë se, nuk ndërrojnë për të mirë dhe për atë që e kanë premtuar para popullit, më besoni se sidomos pozita do e merr atë që e kanë marr bandat para tyre, që askush deri më tash nuk e qoi mandatin deri në fund, pra, do i palojnë strajcat dhe do ikin. Por, për të mos ardhur deri aty, duhet punuar, duhet lënë inatet dhe duhet bërë bashkë si për interesa të qytetarit, të votuesit që i kanë premtuar,atë shtetërore dhe kombëtare.

Betimi që kanë dhënë para elektoratit duhet mbajtur se një ditë nuk duhet habitur kur t´ia zënë edhe derën para Kuvendit dhe t´ia tregojnë udhët deri kah dera për të mos u kthyer më kurrë dhe më pas do e shohin se janë mashtrues, rrenacak dhe tradhtar që tradhtuan,mashtruar votuesin me premtime boshe. Dhe për të mos ndodhur kjo, duhet punuar dhe të jenë shembull jo vetëm para elektoratit e qytetarit, por të jenë shembull në rajon e më gjerë. Mjafte më me inate,dallavere për interesa të bandave politike, interes personal. Por, interesat e qytetarit, ato shtetërore, duhet të jenë mbi interesat e tyre personale, apo të bandave politike sepse në fund të fundit kështu kanë dhënë fjalë dhe kështu kanë premtuar që zëri i votuesit të shkoj në vend për të cilin edhe paguhen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".