Kosova në sfidën serioze të menaxhimit të funksionimit stabil të shtetit para dhe pas 31 tetorit

Kosova në sfidën serioze të menaxhimit të funksionimit stabil të shtetit para dhe pas 31 tetorit
Kosova në sfidën serioze të menaxhimit të funksionimit stabil të shtetit para dhe pas 31 tetorit

Agim Bajrami

  • 28 October 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Tanimë, edhe forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë njoftuar; ambasadat e akredituara në Kosovë, e Brukselin zyrtar, përmes një shkrese zyrtare se në veri të Kosovës janë të përqendruara struktura paramilitare serbo-ruse, të ashtuquajtura "brigada e veriut" të armatosur, e cila ka një përbërje rreth 300 deri në 800 anëtarë aktiv për veprime të armatosura.

-A është konflikti i mundshëm në Kosovë dhe si?! Cila është profecia e konfliktit' në Kosovë, pas 31 Tetori? Siç duket, Kosova po kalon, nga çështja e 'zgjidhjes politike' , në "menaxhim të konfliktit"...Sipas shumë hulumtimeve, në veri të Kosovës, veprojnë shërbimet paramilitare,të nëntokës së inteligjencës të armatosura serbe,ruse, islamike, e të perëndimit. Edhe informatat e vendimmarrjes publike, ka kohë që bëjnë me dije; se konflikti ushtarak, përveç në Ukrainë mund të bartet.

në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Ka të ngjarë që palët e interesuara për konflikt, po shpejtojnë të nxisin konfliktin në Ballkan, duke filluar tani me Kosovën. Tanimë, edhe forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë njoftuar; ambasadat e akredituara në Kosovë, e Brukselin zyrtar, përmes një shkrese zyrtare se në veri të Kosovës janë të përqendruara struktura paramilitare serbo-ruse, të ashtuquajtura "brigada e veriut" të armatosur, e cila ka një përbërje rreth 300 deri në 800 anëtarë aktiv për veprime të armatosura. Forca tjetër paramilitare, siq e përshkruan KFOR-i, gjendet "organizimi islam" i cili operon fshehtë në vendbanimet e shtrirjes në rajonin e Istogut dhe Pejës, me qendrën e tyre në Sanxhak të Serbisë.

Sipas KFOR-it,tani për tani,situata është e qetë, dhe në veri të Kosovës operojnë policia e Kosovës,EULEX-i dhe njësitet e KFOR-it. Edhe kryeministri i Kosovës, disa herë, ka deklaruar publikisht ,se ka tensione në veri të Kosovës të nxitura nga politika shtetërore e Serbisë.

Serbia madje ka koncentruar forca të shumta, me mjete të rënda ushtarake, për rreth vijës kufitare me Kosovën, kur edhe së fundi po zhvillohen ushtrime ushtarake serbe, përveç se me ushtrinë e rregullt, edhe me forcat e saja rezerve. Në Kosovë, po zhvillohej, skenari i ngjashëm serb, me atë të skenarit rus para agresionit në Ukrainë me 24 mars 2021. Edhe presidenti serb Vuçiq, ka dal me deklaratën publike ,sipas tij, "se ne jemi dhe po punojmë për paqe,por në rast të ushtrimit të dhunës apo përndjekjes ndaj popullatës civile serbe në Kosovë, ne do të qëndrojmë mbrapa serbëve në Kosovë".

Edhe diplomacia ndërkombëtare në ditet dhe javët e fundit, ka intensifikuar vizitat e fundit me vendimmarrjen politike zyrtare të Kosovës, dhe të Serbisë,kur zyrtarët e diplomacisë ndërkombëtare , publikisht kanë deklaruar para medieve, se kërkojnë nga Qeveria e Kosovës , shtyrjen e afatit të regjistrimit të veturave serbe, edhe për dhjetë muaj, ndërsa nga Serbia kanë kërkuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, përmes vazhdimit të bisedimeve politike. Kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk ka shtyrje të afatit. Dhe, cilët skenarët e mundshëm mund të nxisin konfliktin në veri të Kosovës:

- Kur Serbia, përmes forcave të saja paramilitare në veri të Kosovës të inskenoj 'konfliktin' , dhe situata të përshkallëzohet, duke u përfshirë me përleshje në mes të forcave policore të rendit të Kosovës, dhe forcave kriminale, të vendosura në veri të Kosovës;

- Nga zhvillimi i përleshjeve të armatosura, mund të jetë skenari serb, që popullata civile serbe të detyrohen që masovikisht të largohen në drejtim të vijës kufitare me Serbinë, duke kërkuar mbrojtje nga shteti i Serbisë. Atëherë Serbia ,në koordinim me Putinin rus, të angazhohen sulme ushtarake, ndaj forcave policore kufitare në Kosovë, me pretendimin e mbrojtjes së popullsisë serbe të Kosovës, përmes lëvizjes së trupave ushtarake serbe brenda Kosovës. Nuk dihet në këta skenarë të mundshme ,si do të reagon KFOR-i : Do të monitoron konfliktin, do të tërhiqet stafi ushtarak dhe civil në territorin e Shqipërisë, dhe pajisjet e teknikës ushtarake ti lë në duart e kujtdo në Kosovë ,si në rastin në Afganistan , apo, do të përfshihej drejtpërdrejt, në ruajtjen e sigurisë në Kosovë!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".