Kah po shkojnë Shqiptarët.?! Koha për Themelimin e Këshillit Kordinues të partive politike!...

Kah po shkojnë Shqiptarët.?! Koha për Themelimin e Këshillit Kordinues të partive politike!...
Kah po shkojnë Shqiptarët.?! Koha për Themelimin e Këshillit Kordinues të partive politike!...

Ismail Muçiqi

  • 26 October 2022 - 12:32

Shkruan: Gazetari Ismail Muçiqi

 Periudha më e ndritshme pas pluralizmit ishte ajo kur në Kosovë filloj jeta politike e cila ua hapi dyert proceseve demokratike dhe lirisë të shprehjes të qytetareve. Edhe pse Shqiptarët që nga viti 1990 ishin të diskriminuar, dhe të shtypur nga rezhimet e pushteteve ku jetonin ata, me iniciativën e dr.Ibrahim Rugova u themelua Këshilli Kordinues i të gjitha partive politike të cilat në atë kohë ishin legalizuar gjithandej ku jetonin Shqiptarët. Periudha më simbolike e unitetit të jetës politike dhe shoqërore ishte mu kjo kohë kur vetëdija e politikanëve dhe e qytetareve arriti të bashkohet dhe të bëhet hemogjenizimi i strategjisë kombëtare jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi në Medvegjë dhe Bujanovc. Ne këto vende atëherë ishin themeluar partitë politike dhe iniciativat qytetare.

Ai kordinim i ndërtimit të jetës politike dha rezultate të pa mohueshme në strategjinë e rrugës të identitetit Kombëtar të Shqiptareve. Koha po tregon se mu tani është momenti që në kuadër të politikës Shqiptare të themelohet Këshilli Kordinues i partive politike i cili përmes unitetit dhe bashkëpunimit do të ndërtojë strategjinë kombëtare në të gjitha trojet ku jetojnë ata. Kjo iniciativë pa dyshim se do ti përafroj interesat madhore të Shqiptareve duke ruajtur dhe kultivuar vlerat tradicionale, patriotike dhe kombëtare të cilat i dhanë kuptim kombit. Në cilësinë e Gazetarit të asaj kohe të viteve 1990 Këshilli Kordinues i cili funksiononte në kuadër të kabinetit të dr.Ibrahim Rugova arriti ti bashkoj të gjitha partitë politike pavarësisht programeve politike dhe statuteve që kishin. Praktika ka treguar se historia e Shqiptareve nuk fillon nga një klasë politike çfarëdo qoftë niveli të jetë ajo. Mos kontunoitet i gjeneratave në politikë i ka dëmtuar Shqiptarët në të gjitha periudhat më të vështira.

Shteti ndërtohet duke i gërshetuar tri gjeneratat ato të shkuarat këto që tani janë në pushtet të cilat kanë obligim tua trasojnë  rrugën gjeneratave qe vinë pas nesh. Vetëm kështu mund ti hapim rrugë të ardhmes, të zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror, ekonomik, kulturor duke i ruajtur vlerat tradicionale, të cilat u kultivuan me shekuj nga të parët tonë. Duhet theksuar se skena politike në të gjitha trojet Shqiptare po përqahet dhe  politizohet po i dëmton interesat duke krijuar dëme dhe pakënaqësi tek qdo qytetarë normal ku jeton. Politika Shqiptare duhet të lirohet nga botëkuptimet dhe mendësia primiteve e politikanëve të cilët vuajnë nga sindromi për bajraktarizëm.

Duhet të mësojmë nga popujt tjerë të cilët demokracinë, kulturën dhe unitetin e kanë vu në plan të parë për interesat shtetërore dhe kombëtare. Andaj ky këshill kordinues do të ishte adresa më e besueshme, si udhërrëfyes i politikës gjithë Shqiptare duke vepruar sipas rrethanave që i imponon politika e shteteve mike të Kosovës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".