Vetëm shuarja e strukturave paralele serbe do ta detyron Serbinë të heq dorë nga Kosova

Vetëm shuarja e strukturave paralele serbe do ta detyron Serbinë të heq dorë nga Kosova
Vetëm shuarja e strukturave paralele serbe do ta detyron Serbinë të heq dorë nga Kosova

Dr. Hysni Aliu

  • 27 October 2022 - 07:33

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Ashtu siç ikën nga Kosova në vitin 1999, vetëm pasi që NATO ja rëndoj me bombardimet, dhe e panë që humbja është e sigurt, edhe tani Serbia do të heq dorë nga Kosove vetëm në momentin që e vëren që strukturat e tyre paralele në Kosovë po shuhen çdo ditë e më shumë. Kriminelët duhet arrestuar një nga një, në mënyrë që ti thyhet kurrizi Serbisë në Kosovë.

-Formimi i qeverise se re të Serbisë, e dirigjuar plotësisht nga Vuçiq, tregon më së mire për linjën e Serbisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe orientimin afatgjatë të Serbisë sa i përket gjeopolitikës. Vuçiq, çdo dit ju thotë perëndimit në fytyrë që ju na bombarduat dhe i krahason me bombardimet e Rusisë që po i bën ndaj shtetit të Ukrainës, si rrjedhojë i konsideron shtete që sponsorizojnë terrorizmin, duke harruar që në Kosovë kishim të bëjmë me një ndërprerje të gjenocidit i cili bëhej nga Jugosllavia e atëhershme ndaj qytetarëve të vetë të nacionalitetit shqiptare. Vuçiq e ka strategjinë e vetë perfektë të negocimit, ku kërkon maksimumin dhe fajëson të tjerët, në mënyrë që të merr atë që dëshiron dhe shmang fajësimin e shtetit të vetë.

Bën marrëveshje, sikur kjo për targat që u bë vite më parë, pastaj nuk e zbaton, fajëson dhe kërcënon, dhe bashkësia ndërkombëtare, sërish për të shmangur dhunën me të cilën kërcënon Vuçiq, sërish kërkon negociata, në mënyrë që të gjendet një kompromis, pra kompromis për kompromisin e pastaj prapë kompromis për kompromisin deri në pafundësi.

Kjo mënyrë e të vepruarit ju lejua edhe nga bashkësia ndërkombëtare pore edhe nga qeveritë e mëparshme, dhe tani qeveria Kurti është në një pozitë të vështirë sepse jo vetëm që po duhet ta ndërroj qasjen e shtetit të Kosovës, por po duhet që ti adaptoj edhe ndërkombëtarët me një mënyrë tjetër të vepruarit, ku për atë që merret vesh një herë ma nuk diskutohet. Shpesh këto gjëra po e qesin z. Kurtin ne një pozitë si të ishte jo bashkëpunues me ndërkombëtarët.

Propozimi i bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet çështja e targave për dhjetë muaj... hej 10 muaj, është kulmi i çmendurisë politike. Është neveritëse që për targat të kërkohen sërish negociata dhe kompromise duke ditë që marrëveshjet ekzistojnë dhe grupet punuese kanë tentuar për gjashtë muaj të gjejnë zgjidhjen përfundimtare por pa sukses.

Të kesh përballë një qeverie pro ruse, përball një presidenti si Vuçiq, një bashkësi ndërkombëtare hezituese dhe që toleron shtyrjen e afateve dhe toleron negociata për negociata dhe marrëveshje të reja për marrëveshje të vjetra, frikësohem shumë që është gjëja që më së pakti duhet ta kemi në Ballkan, e sidomos në raport me Serbinë, sepse kjo vetëm e shton mundësinë e konflikteve e jo të kundërtën.

Ashtu siç ikën nga Kosova në vitin 1999, vetëm pasi që NATO ja rëndoj me bombardimet, dhe e panë që humbja është e sigurt, edhe tani Serbia do të heq dorë nga Kosove vetëm në momentin që e vëren që strukturat e tyre paralele në Kosovë po shuhen çdo ditë e më shumë. Kriminelët duhet arrestuar një nga një, në mënyrë që ti thyhet kurrizi Serbisë në Kosovë.

Një aspekt që nuk po potencohet dhe është shumë i rëndësishëm është që; ndërlidhja e Serbisë me Rusinë po bëhet pikërisht për shkak të interesave të tyre të përbashkëta, pra Rusia po e shfrytëzon çështjen e Kosovës për ta arsyetuar luftën e vetë në Ukrainë, kartë e cila po dëshirohet ti hiqet nga dora Rusisë, por nuk po thuhet që edhe lidhja e Serbisë me Rusinë dhe orientimi i Serbisë pro lindjes, po bëhet pikërisht për shkak të përkrahjes që po i bënë Rusia kësaj çështje të rëndësishme për Serbinë.

Kjo do të thotë që forcimi i shtetit të Kosovës, dhe ç’rrënjosja e strukturave ilegale serbe në Kosove, do ta bënte de fakto të humbur Kosovën për Serbinë, si rrjedhojë edhe nevoja e Serbisë për Rusinë do binte dhe orientimi i saj politik do të ndryshonte.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta mendon mirë këtë aspekt.

Qeveria e Kosovës, duhet të fillon me projektet infrastrukturore që shtrihen nga Prishtina në Mitrovicë e nga aty në dy pikat kufitare në veri, Bërnjak e Jarinjë, duke projektuar autostradat të shpejta, të cilat do të shtonin lëvizjen e tërë popullatës në atë rajon dhe do të tërhiqnin bizneset e të gjitha nacionaliteteve përskaj autostradave.

Përveç kësaj duhet të formohen edhe së paku dy baza të ushtrisë së Kosovës të cilat do i ofronin siguri popullatës së atjeshme, sepse kërcënimi atje vjen nga Serbia e jo nga Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".