Vetëm zbatimi i barbarët i ligjit për të gjithë dhe pa kompromis, do ti  ndalon  vrasjet makabre që po na trishtojnë

Vetëm zbatimi i barbarët i ligjit për të gjithë dhe pa kompromis, do ti  ndalon  vrasjet makabre që po na trishtojnë
Vetëm zbatimi i barbarët i ligjit për të gjithë dhe pa kompromis, do ti  ndalon  vrasjet makabre që po na trishtojnë

Skender Mulliqi

  • 04 December 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Në shoqërinë tonë, jeta e qytetarëve, nuk po vlen shumë, por jeta e grave, po vlen edhe më pak. Prandaj, trajtimi dhe zgjidhja e problemit të dhunës ndaj grave hidhet, midis traditës dhe ligjit, e kjo e fundit ka ardhur koha që të funksionojë shumë më mirë së deri më sot. Zbatimi i barbarët për të gjithë  i ligjit shumë do ti  ndalonte vrasjet,cilat  vrasje po e zymtësojnë jetën  e qytetarëve  në Kosovë.

 

-Shpërfaqja e dhunës politike të pas luftës në Kosovë, instalojë çdo lloj dhune tjetër. Kjo është kur në krye të shtetit vijnë njerëzit e pa ditur, njerëzit  jo të përgatitur profesionalisht për sfida shoqërore dhe politike të fazës të tranzicionit! Nga  shumëllojshmëritë e dhunës  erdhën në shprehje  edhe   vrasjet makabre , të cilat tronditën Kosovën e pas luftës. E bëra këtu një digresion, për të hy konkret në temë. Dëgjuam dhe pamë edhe një vrasje tjetër të trishtë në QKU-të një gruaje e cila priste orët e fundit për të lindur. Vrasje kjo që goditi të gjithë njerëzit e  këtij nën qielli .Kjo vrasje sikurse të gjitha vrasjet e deritashme janë produkt të një shoqërie të cilën nuk e ndërtuam mirë, të një shoqërie ku çdo sistem po nuk funksionon më defekte, e më së  keqi qëndrojmë në  sistemin arsimorë dhe atë të edukimit. Dhuna fizike nuk nisë  në ditë  sefaje, por ajo fillon  më grindje , rrahje dhe përfundon më vrasje. Në pyetje janë shpesh xhelozia, nderi dhe mjerimi social -ekonomik. Rrahja e një të moshuare në një shtëpi të azilit në Pejë, dhe tash kjo vrasje edhe pse janë akte të ndara, flasin  për defektet e mëdha të shoqërisë tonë. Kjo është alarmante, ku urgjentisht duhet marrë masa në të gjitha hallkat e sistemit, që këto defekte , të riparohen. Sigurisht së kjo vrasje  makabre  duhet të dënohet nga të gjithë. Dhuna ndaj grave, apo vrasjet e tyre, vazhdojnë të jenë ndër ato çështje të cilat nxjerrin në sipërfaqe paradoksin mbi ‘moralin’.Këtu vjen në shprehje edhe  mendësia patriarkale. Shoqëria shqiptare, ka aq shumë probleme ekonomike e politike  mafioze, dhe duke qenë shoqëri patriarkale, siguria e grave, nuk po trajtohet  mire.  Në mungesë të shteteve funksionale, të mbytura në varfëri e korrupsion, burrat marrin drejtësinë në duart e veta, dhe në emër të mbrojtjes së njëfarë ‘nderi’ e të njëfarë ‘morali’, abuzojnë me gratë me qëllim që të vazhdojnë të vënë nën kontroll mendjet dhe trupat e tyre. Në shoqërinë tonë, jeta e qytetarëve, nuk po vlen shumë, por jeta e grave, po vlen edhe më pak. Prandaj, trajtimi dhe zgjidhja e problemit të dhunës ndaj grave hidhet, midis traditës dhe ligjit, e kjo e fundit ka ardhur koha që të funksionojë shumë më mirë së deri më sot. Zbatimi i barbarët për të gjithë  i ligjit shumë do ti  ndalonte vrasjet,cilat  vrasje po e zymtësojnë jetën  e qytetarëve  në Kosovë. Në fund të lutemi si gjithmonë, që kjo vrasje gruas shtatzënë  të jetë e fundit në Kosovë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".