Të formohet pa vonesë Gjykata Evropiane e Drejtësisë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Të formohet pa vonesë Gjykata Evropiane e Drejtësisë për vendet e Ballkanit  Perëndimor
Të formohet pa vonesë Gjykata Evropiane e Drejtësisë për vendet e Ballkanit  Perëndimor

Agim Bajrami

  • 26 December 2022 - 07:28

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Drejtësia e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor , përveç se është e domosdoshme është edhe e vetmja për shpëtimin , dhe funksionimin e tyre si shtete të së drejtës dhe shoqëri njerëzore funksionale. Historia na ka mësuar ,se popujt dhe vendet e dala nga luftërat dhe konfliktet e tyre të gjata , nuk janë në gjendje të bëjnë paqen ndërmjet veti pa ndihmën e mikut të tyre.

-Pas luftës së dytë botërore ,miku i popujve evropian ishin SHBA-t, të cilat ndihmuan popullin evropian, që brenda vetës së tyre të ndërtojnë paqen respektin,dashurinë dhe solidaritetin në në strukturë e përbashkët evropiane, e filluar me tregun e përbashkët evropian, për të ardhur, me unifikimin ekonomik,juridik, social dhe politik. Kjo nuk do të ishte e mundur, pa ndihmën e miqve amerikan ,në fillim përmes 'planit marshall' të mbështetjes ekonomike, e duke vazhduar me projektet politike,juridike e të sigurisë ... Por, Evropa do te mbetet e pa unifikuar si tërësi ,nëse BE nuk do të implementon 'projektin marshall' për vendet e Ballkanit perëndimor, si për ; Kosovën , Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut,Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Të gjitha, vendet e Ballkanit perëndimor, e kanë një histori të së kaluarës konflikutoze të një mendësie të krenarisë fisnore,feudale me ekonomi të mentalitetit feudal, dhe kur të gjitha së bashku, dhe veç e veç , me dhe pa vetëdije, pengojnë njëra tjetrën , në shkuarjen përpara drejt vlerave evropiane, edhe përkundër, që integrimin evropian e kërkojnë dhe e dëshirojnë, por vetë nuk mund ti plotësojnë kushtet dhe as kërkesat e standardeve të integrimeve evropiane. Dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, u nevojitet domosdoshmërish, ndihma e Bashkimit Evropian në fushat si vijim; -Në zhvillimin ekonomik , plani marshall ,për zhvillim dhe integrim të gjithëmbarshëm të Ballkanit perëndimor, - Në energjetikë,në bujqësi, tregti,arsim, shkencë, kulturë, ambient, shëndetësi, turizëm,në edukim familjar e shoqëror,në politikë e marrëdhënie ndërkombëtare ,në demokraci,drejtësi,e barazi sociale,e në qeverisje të mirë , dhe udhëheqje nga një lidership i aftë dhe modern, pa formim të kompleksit të mendësisë ballkanike.

 Në drejtësi , vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet formimi i një gjykatës së drejtësisë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor,me kompetenca që shtrihen brenda fushëveprimit të shqyrtimit dhe vendimmarrjes gjyqësor për çështjet në si në vijim; - për krimet gjenocidiale, krimet e luftës , krimet kundër të drejtave dhe lirive të Njeriut, dhe krimet ndaj popullsisë civile, për luftërat e bëra në ish Jugosllavi, nga fillimi i viteve 90 deri në qershor të vitit 1999 kur përfundoj lufta edhe në Kosovë, të ushtruara nga autoritet politike nga pozita e përgjegjësisë funksionale politike ,ushtarake dhe e pjesëmarrësve së drejtpërdrejtë në luftërat në Kosovë, Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, për veprat korruptive, abuzim me detyrën zyrtare , të kryera nga bartësit e përgjegjësive funksionale të institucioneve shtetërore dhe shoqërore ,vepra të përhapura në vendet e Ballkanit perëndimore. Dhe vendimet e gjykatës evropiane të drejtësisë, të jenë obligative për shtet e Ballkanit perëndimorë për implementimin.

 Vetëm përmes Gjykatës së drejtësisë evropiane ,për luftimin e krimit të nivelit të lartë shtetëror,e që kanë dhe ushtrojnë funksione dhe autorizimet e larta shtetërore ,kur të gjykohen të gjithë autorët e krimeve, dhe kur të arrihet premisa juridike, se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit ,mund të mendohet se vendet e Ballkanit perëndimor , mund të bëhen pjesë e familjes së vlerave evropiane,duke i lënë të kaluarës,që mendësia konfliktuoze ballkanike ti takoj historisë,duke iu kthyer të ardhmes evropiane. Atëherë vendet tona të bukura të Ballkanit perëndimor, do të jenë vende të integruara me vlera evropiane!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".