Ish pushtetarët nën ethet e frikës, të tmerruar nga zbulimi i aferave të lidhje me krimin e organizuar

Ish pushtetarët nën ethet e frikës, të tmerruar nga zbulimi i aferave të lidhje me krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 25 December 2022 - 15:26

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Dëshmia më e mirë e krimit të organizuar  është afera me rastin „Brezovica“ ku qartë po vërehen se kush ka marrë pjesë në ato veprime kriminale, e që në të ardhmen priten edhe veprime të tjera të zbulimeve, që kur ta kupton  opinioni do të jetë i shokuar me ta kuptuar se  kush i paska udhëhequr deri para dy viteve në krye  të  shtetit tonë. Në mungesë të argumenteve dhe të kreativitetit, për gjithçka po sulmohet Qeveria dhe Kryeministri, për secilën ekses apo gabim që e bënë dikush në cilindo cep të Kosovës, në cilin do institucion, qendror apo lokal, vjen reagimi i opozitës me akuzat dhe kualifikimin më banal.

 

Kur shteti po  qeveriset nga një shumicë absolute e një partie, sikur tani e LVV, që në zgjedhjet e fundit i ka fituar mbi 50%, dhe e cila i pati dhëne premtimet se ka pwr ta luftuar krimin në përgjithësi, në mënyrë të pamëshirshme,  sikur që edhe ka filluar, sigurisht që do të mundohet të pengohet, shantazhohet e të kritikohet nga opozita, ata që kanë kontribuar me dekada për të pasur shtet të dështuar e të degraduar nga drejtues të nivelit të lartë të korruptuar.  Luftimi i krimit dhe korrupsionit pritet që në të ardhmen e afërt akoma më shumë të ashpërsohet dhe intensifikohet kur të miratohen ligji i Vettingut dhe ligji i Konfiskimit të pasurive të pa justifikuara, e sikur që dihet se nga luftimet e krimeve deri më tani nga kjo qeveri, kanë nisur me dalë në sipërfaqe njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar që deri më tani e kanë qeverisur këtë vend në këto mënyra të dizajnuara,  ku të vetmin qëllim e kishin pasurimin  e tyre, qëllim që ia arritën dhe nga skamnorët tani janë bërë multi milionerë. Duke parë se po ju ofrohet fundi i lidhjes me krimin, dhe nuk mundë ta rrëzojnë këtë qeveri të mandatar me shumicën e votës së popullit, po mundohen që për çdo imtësi të hiperbolizojnë me kritika, dhe te populli ti arrijnë ato qëllime që të krijojnë pakënaqësi e ndoshta mbas atyre pakënaqësive të ngrihet  populli edhe në demonstrata dhe ta rrëzojnë atë . Mirëpo populli tani është i ngopur me këto lojëra të tyre,i mbajnë në mend veprimet kriminale të këtyre opozitarëve të tanishëm, që kur ishin pozitë bënin çmos për përfitime të tyre, e sidomos punësonin të afërmit e tyre nëpër vende të rëndësishme që e kishin si qëllim me i mbrojë ata në ato poste të rëndësishme. Nga ato vende të punës edhe vetë përfitonin, prandaj përfitonin nga tenderët që ua dhuronin të afërmve  të tyre, e shumë veprime kriminale që në të vërtetë tani shteti  ynë me ato veprime erdhi në  gjendje të izolimit nga ana e ndërkombëtarëve. Jo rastësisht deri më tani kemi mbetur shteti më i izoluar në botë.  Dëshmia më e mirë e krimit të organizuar  është afera me rastin „Brezovica“ ku qartë po vërehen se kush ka marrë pjesë në ato veprime kriminale, e që në të ardhmen priten edhe veprime të tjera të zbulimeve, që kur ta kupton  opinioni do të jetë i shokuar me ta kuptuar se kush i paska udhëhequr deri para dy viteve në krye  të  shtetit tonë. Në mungesë të argumenteve dhe të kreativitetit, për gjithçka po sulmohet Qeveria dhe Kryeministri, për secilën ekses apo gabim që e bënë dikush në cilindo cep të Kosovës, në cilin do institucion, qendror apo lokal, vjen reagimi i opozitës me akuzat dhe kualifikimin më banal. Opozita, në këto rast ndaj dukurive shoqërore negative merr hov dhe e fajëson, e sulmon kryeministrin aktual kosovar edhe për kohën e  qeverisjes nga vetë kjo opozitë.  Madje kulmi i absurdit i ofrohet edhe tradhtisë ndaj shtetit, me sjelljet e kësaj opozite të inkriminuar e cila  edhe kur Kosova sulmohet nga Serbia, kjo opozitë me devijime nga tërësia e formimit të vetë njerëzor, bëhet me Serbinë, dhe sulmon Qeverinë e Kosovës për të këqijat të cilat vetë i ka mbjell në shoqëri dhe e ka prurë shoqërinë dhe shtetin para kapitullimit. Kjo është opozita, që të këqijat që i ka prodhuar vetë, dhe ia ka bërë shoqërisë dhe shtetit, mundohet të ua vesh të tjerëve. Opozita e tanishme duhet të veproj në përputhshmëri me veprime ligjore, dhe ta bind popullin se në të ardhmen do ta luftojnë të keqen si të keq dhe krimin në përgjithësi, dhe ta gjitha partitë që tani gjinden në opozite,  kur bëhet fjalë për ata ish individ që ishin në pozita të larta të mbas luftës kohë të gjata, dhe përfituan  u pasuruan shumë, partitë opozitare në përgjithësi duhet të distancohen e pastrohen nga ata persona të kriminalizuar. Duhet të reformohen e riorganizohen, ti zgjedhin në poste udhëheqëse njerëzi e shkolluar dhe me të kaluar të pastër, të pa inkriminuar, që të garojnë me programe zhvillimore e reformatore, të  të kontribuojnë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe ta bindin popullin sa e meritojnë për ti votuar me kuadrot dhe politikat që kanë ndryshuar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".