Lexoni edhe:
Me banditë në pushtet nuk zhvillohet por shkatërrohet shteti
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka thënë të shtunën se vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet në veri mund të plotësohet vetëm pjesërisht nga ky mision. Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar hapjen e një konkursi për t’i plotësuar këto pozita.
-Situata e tanishme në ato pjesë të veriut mbas heqjes së barrikadave tani është e relaksuar dhe është e përshtatshme si në lëvizje njashtu edhe në realizimin e të drejtave tjera të qytetarëve që jetojnë në ato pjesë të veriut, sikur që janë lëvizjet, tregtia, aktivitetet sportive e të gjitha të drejta që janë të garantuara me Kushtetutë. Marrë në tërësi çështja e dorëheqjeve të zyrtarëve institucional sikur ata të gjyqësisë, prokurorisë, policisë, e të gjithë të tjerëve që i lëshuan në mënyrë demonstrative ato vende të punës sipas urdhrave që i morën nga kryetari i Serbisë Vuçiq, janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës, sepse ata si qytetar të Kosovës, nuk duhet që nga një shtet fqi ti dirigjon qytetarët e Kosovës nga një shtet tjetër sikur në këtë rast që është Serbia, prandaj kjo situatë duhet mirë të studiohet nga ekspertët e ndryshëm të këtyre shërbimeve që ata qytetar i braktisen ato vende të punës.
Me banditë në pushtet nuk zhvillohet por shkatërrohet shtetiLexoni edhe:
Në të kaluarën e viteve 1990 situatë shumë e ngjashme ndodhi edhe me punëtorët shqiptar, edhe që ata zyrtar të institucioneve të Kosovës, i largoj nga vendet e punës së tyre Serbia, dhe kurrë më nuk u kthyen nëpër ato vende. Edhe pse kishte sugjerime dhe kritika nga shtete të ndryshme të botës, politikat serbe të asaj kohe ishin të tilla edhe që dihet se popullata shqiptare në Kosovë ishte 95%, dhe pakicat tjera rreth 5%, prandaj këtë fakt duhet ta kenë parasysh përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet kur do të zhvillohen për një mundësi të kthimit të atyre që me dëshirat e tyre i kanë lëshuar ato vende të punës.
Ndërmjetësimin që do ta bëjnë ndërkombëtarët. edhe ata duhet ta kenë parasysh këtë fakt-përvoje, por nëse garantohet një pajtim i përgjithshëm mes dy shteteve dhe njohja reciproke, është e nevojshme që ne kosovarët të jemi liberal dhe ta dëshmojmë qëllimin e pajtimit me Serbinë, qoftë edhe në dëmin tonë, por megjithatë edhe nëse vjen deri te kthimi i atyre zyrtarëve në vendet e tyre të punës nga ku ata vetë kanë dhënë dorëheqje, gjithsesi që s’duhet t’iu lejohet kthimi i të gjithëve e sidomos i atyre që ishin nën komandën e Vuçiqit, që sipas urdhrave të tij i lëshuan vendet e punës, me një fjalë edhe ata të gjithë që e lëshuan punën e tyre, edhe ndaj tyre duhet të bëhen verifikime se a bënë të kthehen në punët e përhershme të gjithë ata, apo me verifikimin e arsyes së lëshuarës së profesioneve të tyre ku më parë ishin të punësuar, ata të cilët e kanë lëshua që iu ka imponuar lëshimi i vendeve të punës, për këta duhet të jetë një lehtësim dhe t’iu ndihmohet në kthimin e tyre në punën që e kishin si profesion deri në lëshimin e punës, por të gjithë që kthehen në punë në të ardhmen, ndaj tyre duhet të kryhen verifikimet, kurse atyre që ju dalin verifikimet negative më nuk do t’iu lejohet kthimi në ato profesione.
Më e vlefshmja mënyrë e kthimit në ato poste të shërbimeve të ndryshme, që i kanë lëshua ato profesione, kishte me qenë që të hapen konkurse të reja dhe kush të konkurron, pastaj në bazë të verifikimit të së kaluarës së tyre të pranohen në ato poste njerëz të ri dhe të shkolluar për ato profesione, të pastër ligjërisht të cilët veten e njohin si banor të shtetit të Kosovës. Është e kuptueshme që në ato pjesë të veriut si shumicë e popullatës janë serbët, dhe në bazë të përqindjeve të popullatës duhet të punësohen edhe ata të rijnë që iu nënshtrohen provimeve pranuese, por nga verifikimi për ata, ishte dashur që ata të jenë ligjërisht të pastër e që edhe ata të tjerët që i kanë lëshua vendet e tyre të punës, munden të konkurrojnë sipas konkursit, e që si lëshim që do ta bëjë Kosova për ta, por jo me r lëshime ndaj tyre nëse dëshmohet vepra e tyre kriminale.
Këto gjëra duhet të kihen parasysh sepse është e kuptueshme që ndërkombëtarët po përgatiten që pas heqjes së plotë të barrikadave në veri të Kosovës, dhe funksionalizimit të pikave donatore, ti bëhet presion qeverisë së Kosovës për rikthim të sërishëm në punë të ish policët serb që vullnetarisht u larguan nga detyra dhe për këtë morrin mirënjohje e u lavdëruan edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiqi. Për të gjithë ata që kanë marr mirënjohje për lëshimin e punës nga ana e Vuçiqit, nuk ishte dashur që të pranohen prapë në ato poste, e sidomos edhe nëse pranohen assesi mos me u caktua në vende të punës ku ishin më parë. Kompromiset e tilla sikur në këtë rast me ata që i lëshuan vendet e punës janë gjithnjë të rrezikshme, por një kompromis i tillë në emër të stabilitetit dhe ruajtjes së qetësisë në këtë pjesë të trazuar të territorit të Kosovës ku strukturat ilegale e kriminale kaherë ishin futur në organet e sigurisë dhe po shërbenin si instrument kontrolli mbi institucionet e Kosovës pikërisht nga ana e Serbisë kërkon vëmendje dhe kujdes serioz.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, pas fillimit të shtensionimit të situatës me heqjen e barrikadave, ka bërë thirrje për dialog dhe integrim të serbëve në Polici e sistem të drejtësisë. Thirrja e EULEX-it vjen një ditë pasi u larguan të gjitha barrikadat në Veri si dhe u hapen dy pikat kufitare pasi prej 10 dhjetorit ishin të mbyllura. Kjo kërkesë është bërë me arsyetimin sipas të cilit Misioni i BE-së nuk ka mundë ta plotësojë vakuumin e krijuar nga largimi i serbëve nga institucionet e sigurisë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka thënë të shtunën se vakuumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet në veri mund të plotësohet vetëm pjesërisht nga ky mision. Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar hapjen e një konkursi për t’i plotësuar këto pozita. Sipas një komunikate për media, EULEX-i ka bërë thirrje që palët të kthehen në marrëveshjet përkatëse të dialogut që e rregullojnë integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor.
Faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i përpiktë dhe më i vendosur në politikat të cilat i zbaton mes dy palëve serbe dhe shqiptare, e sidomos kur ata vendosin dhe i ndërmjetësojnë këto bisedime tash e një kohë të gjatë, e duke e pasur parasysh se faktori ndërkombëtar nuk duhet ta toleron Serbinë tutje në ato qëndrimet e saja se si po sillet deri me tani, sepse e gjithë bota tani e dinë se kush ishte fajtor për krejt këtë tollovi të barrikadimeve që i ndikuan nga ana e Serbisë në pjesët e veriut.
Faktori ndërkombëtar e ka përkrahur skajshmërisht Serbinë nga paslufta e deri më tani dhe i ka dhënë kredi të majme të ndryshme gjë që këtë e pranon edhe Serbia, pse pra mos me e kërcënua ato shtete të perëndimit Serbinë, që nëse nuk pajtohet ajo me Kosovën, do ti tërhiqen ato investime nga shteti i Serbisë, sepse kështu po i bie sikur Serbia po e sfidon edhe akuzon faktorin ndërkombëtar se pa arsye e kanë bombarduar në vitin 1999. Pavarësisht mbështetjes së madhe financiare nga perëndimi Serbia zhvillohet dhe po e ndjek të njëjtën politik nacionaliste millosheviqiane, prandaj kjo duhet të ndalohet, ose ky regjim duhet të kushtëzohet dhe izolohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".