Me banditë në pushtet nuk zhvillohet por shkatërrohet shteti

Me banditë në pushtet nuk  zhvillohet por shkatërrohet shteti
Me banditë në pushtet nuk  zhvillohet por shkatërrohet shteti

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 January 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Fjala parti ka krejt kuptim tjetër, sepse partia kur del në zgjedhje duhet votuar për premtimet e tyre, duhet të shkohet në vend zëri i votuesit e jo të mashtrohet, të vidhet dhe në fund të tradhtohet vota e tyre për interesa kryekëput të tyre personale dhe të këtyre bandave. Po të mos ishin këto që po i them , të mos vidhnin, të mos ishin të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale, me kontrabandë, shpëlarje parash, me drogë, ata do të tregonin të vërtetën ose do ishin transparent me popullin dhe me organet tjera.

-I mallkuar qofsha në qoftë se, këtyre bandave politike në Kosovë, u them parti. Është dëshmuar botërisht se këto banda politike që qëllimisht nuk e kanë treguar kurrë të vërtetën e burimit të të ardhurave. Të dirigjuar nga kryebanditët e këtyre bandave këta kanë vepruar kështu dhe kurrë nuk kanë qenë transparent me popullin. Këto banda nuk kanë treguar për këto arsye: Hajnia, lidhjet e tyre me kanalet e nëntokës kriminale, lidhjet me oligarkët dhe me atë me oligarkët më të rrezikshëm në Evropë, atë serbo-ruse, që është kancer jo vetëm i Kosovës por i tërë kombit shqiptar.

Oligarkët e Kremlinit, aty ku kanë shkelur e kanë lënë shkret, kanë bërë pifti vendin tonë dhe atë për interesa të tyre personale, interesa të Serbisë dhe pak për interesa të këtyre bandave. Fjala parti ka krejt kuptim tjetër, sepse partia kur del në zgjedhje duhet votuar për premtimet e tyre, duhet të shkohet në vend zëri i votuesit e jo të mashtrohet, të vidhet dhe në fund të tradhtohet vota e tyre për interesa kryekëput të tyre personale dhe të këtyre bandave. Po të mos ishin këto që po i them , të mos vidhnin, të mos ishin të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale, me kontrabandë, shpëlarje parash, me drogë, ata do të tregonin të vërtetën ose do ishin transparent me popullin dhe me organet tjera. Dhe, në qoftë se, nuk është kjo që po e them unë, atëherë le të tregojnë ata se cila është arsyeja. Të dalin hapur e të tregojnë, por këta kryebandit dhe këto banda kurrë nuk e treguan të vërtetën s q bëjnë partitë tjera, fjalën e kam në botën e qytetëruar.

Këtij konstatimi tim fatbardhësisht i janë në krah edhe kritikat e faktorit ndërkombëtar dhe nga shoqëria civile dhe nuk pihen ujë fare, sepse nuk do i qëndronin kohës, nuk do të vidhnin, sepse dalin kundër ligjit dhe zbulohen tradhtitë edhe kundër votuesi të mashtruar me premtime boshe. Pra, pa të voglin dyshim se këta banda politike të mos ishin të përlyera, të mos ishin mashtrues, hajna dhe të lidhura me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, atëherë e kam vetëm një pyetje të thjeshtë dhe shumë logjike: përse i ikën komisionit të Venecias?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".