Pa eufori dhe ekzaltim, liberalizimi i vizave për kosovarët, edhe më tej i pasigurt?!

Pa eufori dhe ekzaltim, liberalizimi i vizave për kosovarët, edhe më tej i pasigurt?!
Pa eufori dhe ekzaltim, liberalizimi i vizave për kosovarët, edhe më tej i pasigurt?!

Agim Bajrami

  • 18 January 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Agjenda e caktimit të rendit të ditës nëpër këto institucione të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për kosovarët, mund të caktohet diku, në prill apo edhe maj ,nëse proceset e brendshme paqësore në Kosovë ecin pa përplasje të brendshme , e sidomos në raport me veriun e Kosovës. Liberalizimi i vizave , edhe në përmbylljen e fundit formal, varet nga vendimmarrja e politikë bërësve kosovarë , në zhvillimin dhe menaxhimin e ngjarjeve që edhe do të mund të ndodhin në Kosovë.

-Vendimmarrja politike kosovare deri në fund është përcaktuese e liberalizimit të vizave. Përmbyllja e procesit formal të liberalizimit të vizave, varet nga politikë bërësit kosovarë , se si do të menaxhojnë me zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. Siç ishte edhe më parë, shtyrja e liberalizimit të vizave , ishte faji kryesor i politikë bërësve kosovarë , nga shkaku i krimit dhe korrupsionit masiv nën sundimin: Thaçi, Mustafa, Hajredinaj,dhe nga rebelimi i opozitës kosovare , përmes hedhjes së gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, e demonstratave të dhunshme nëpër rrugët e Kosovës të drejtuar nga krye opozitari i atëhershëm Kurti, tani kryeministër, për të kundërshtuar ndarjen e Kosovës, nga despotët e qeverisjes së atëhershme.

Tani, përmbyllja formale e liberalizimit të vizave, ka arrit deri te dy fazat e fundit: Procesi i votimit në parlamentin evropian ,dhe - votimi në Këshillin e Ministrave Evropian të Punëve të Brendshme. Agjenda e caktimit të rendit të ditës nëpër këto institucione të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për kosovarët, mund të caktohet diku, në prill apo edhe maj ,nëse proceset e brendshme paqësore në Kosovë ecin pa përplasje të brendshme , e sidomos në raport me veriun e Kosovës. Liberalizimi i vizave , edhe në përmbylljen e fundit formal, varet nga vendimmarrja e politikë bërësve kosovarë , në zhvillimin dhe menaxhimin e ngjarjeve që edhe do të mund të ndodhin në Kosovë.

Procesi i votimit për liberalizimin e vizave në parlamentin evropian, dhe në Këshillin e Ministrave të Punëve të Brendshme, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes finale për liberalizimin e vizave, nga Komisioni Parlamenti , dhe Këshilli, si dhe shpallja në gazetën zyrtare, të BE-së , tani e tutje varet ekskluzivisht nga vendimmarrja e politikë bërësve kosovare , rreth menaxhimit të zhvillimit të mundshme të ngjarjeve që mund të ndodhin në Kosovë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".