Parashkrimi është mjet juridik për ndërprerjen e procedurës penale, parashkrimi i manipuluar duhet të penalizohet

Parashkrimi është mjet juridik për ndërprerjen e procedurës penale, parashkrimi i manipuluar duhet të penalizohet
Parashkrimi është mjet juridik për ndërprerjen e procedurës penale, parashkrimi i manipuluar duhet të penalizohet

Muhamet Kelmendi

  • 23 January 2023 - 15:37

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështja e vjetërsimit në kuadër jashtëligjor për të krijuar bazën ligjore është e mundshme. Kjo, realizohet me presion ose me korrupsion të kompetentëve. Me këtë shtyhet afati deri në parashkrim dhe pala nuk ndiqet. Forma e tillë e parashkrimit është vepër penale. Në këtë mënyrë e humb parashkrimi vlerën juridike. Dhe vazhdon procedura penale kundër të akuzuarit, ndërsa palët e involvuara në parashkrim ndiqen penalisht.

 

 

Parashkrimi është mjet juridik për ndërprerjen e procedurës penale. Çështja e Xhabir Zharkut në kuadër të drejtësisë kosovare mundë të kuptohet në shumë mënyra. Vjetërsimi ose parashkrimi i lëndës është instrument juridik i paraparë me ligj. Me kalimin e kohës se paraparë me ligj, pa shtruar mjet juridik, lënda parashkruhet dhe i akuzuari është i lirë. Ai nuk mund të ndiqet për atë vepër. Përjashtim bëjnë rastet kur gjinden faktet ose dëshmi të e reja që krijojnë mundësinë për përsëritje të procedurës gjyqësore. Çështja e vjetërsimit në kuadër jashtëligjor për të krijuar bazën ligjore është e mundshme. Kjo, realizohet me presion ose me korrupsion të kompetentëve. Me këtë shtyhet afati deri në parashkrim dhe pala nuk ndiqet. Forma e tillë e parashkrimit është vepër penale. Në këtë mënyrë e humb parashkrimi vlerën juridike. Dhe vazhdon procedura penale kundër të akuzuarit, ndërsa palët e involvuara në parashkrim ndiqen penalisht. Në të kundërtën, kur nuk ka vepër të ndaluar për kalimin e kohës se vjetërsimit, natyrisht se lënda pushon se vepruari dhe i akuzuari është i lirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".