Ja sa importojnë kosovarët nga Serbia vetëm pije freskuese

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 15:32
Ja sa importojnë kosovarët nga Serbia vetëm pije freskuese

Top 10 kategoritë e produkteve më të eksportuara dhe importuara nga Kosova gjatë vitit 2022 në raport me Serbinë, i ka listuar sërish Instituti GAP, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kësaj liste, nga 371,6 milionë janë importuar më së shumti pije duke kapur vlerën prej 54,6 milionë euro.

Ndaj këtij raporti ka reaguar biznesmeni kosovar, Burim Piraj, i cili përmes një postimi në Facebook është shprehur se me kaq para sikur të blinim pijet vendore, në Kosovë do të punësoheshin më shumë se 1000 persona.

Këto janë importet nga Serbia në Kosovës sipas institutit GAP!

nga 371,6 Milionë janë importuar më së shumti pije.

Pije 54,6 milionë - Arsyetimet se populli fukara, çka është më lirë blenë.

 A e dini që me kaq para, sikur të blinim pijet vendore, në Kosovë do të punësoheshin më shumë se 1000 vetë?

Shifrat tjera shikoni vetë!!

Edhe grurin, edhe mishin edhe vajin, mund t'i kemi të vendit tonë. Vetëm se duhet ta punojnë tokën tonë e mos ta punojmë të huajën.

(Kosova Sot Online)