Të goditet me ashpërsinë më të madhe  nga SHBA dhe BE sjellja mashtruese e dyfytyrëshe e presidentit serb Vuçiq

Të goditet me ashpërsinë më të madhe  nga SHBA dhe BE sjellja mashtruese e dyfytyrëshe e presidentit serb Vuçiq
Të goditet me ashpërsinë më të madhe  nga SHBA dhe BE sjellja mashtruese e dyfytyrëshe e presidentit serb Vuçiq

Arsim Aziri

  • 17 April 2023 - 15:35

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri 

SHBA dhe BE, që kanë marr rol ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jenë më të ashpra dhe  paralajmëruese për Serbinë, për mos zbatimin e atyre marrëveshjeve që po diskutohen e po dakordohen,  realisht pranohen, e sidomos tani pas  deklarimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiqi sipas të cilit Serbia nuk do ta zbaton marrëveshjen e dakorduar në Ohër me kryeministrin Kurti në përbërjen e sajë të plotë, sidomos pikat të cilat  tërthorazi nënkuptojnë njohjen në heshtje të pavarësisë së Kosovës.

 

 

Në takimet që po i zhvillon me strukturat politike dhe qytetarët nëpër Serbi, Vuçiqi  shihet hapur se nuk do ta mbanë fjalën, i ka rënë pishman për dy pika, e në të ardhmen mundë të kundërshtohet edhe ndonjë pikë tjetër, madje fare lehtë, duke u arsyetuar se dokumentin për të cilin është dakorduar, nuk e ka nënshkruar. Faktori ndërkombëtar, më konkretisht ndërmjetësuesit nga SHBA dhe BE nuk janë duke reaguar ashtu si do të duhej pas deklarimeve  refuzuese të Aleksandër Vuçiqit. Një reagim i vetëm paralajmërues, si tërheqje e vërejtjes serioze ndaj presidentit serb vjen nga ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea  i cili thotë se marrëveshja e Ohrit është një ndër më të mirat që mund të kishim shpresuar, teksa thotë se Kosova do ta ketë më të lehtë me Serbinë, edhe pse njëherë s’ka njohje reciproke. Madje Jamie Shea inkurajon edhe vendet e tjera ta njohin shtetin e Kosovës. Ish zëdhënësi I NATO-s thekson se Serbia, respektivisht Vuçiq ka marr obligim serioz ndërkombëtar me akordimin e marrëveshjes, pavarësisht pse nuk është e nënshkruar, dhe e njëjta duhet të zbatohet pike e presje sepse  nuk ka qenë dhe nuk është diçka e pa paralajmëruar dhe pa analizuar, se Vuçiq me kohë e ka ditur çfarë po i ofrohet për të nënshkruar.  “Besoj se është më mirë të shihet se si po zbatohet marrëveshja përpara se të vendoset për të refuzuar të gjithë atë ose pjesë të saj. Marrëveshja u negociua nën kujdesin e BE-së gjatë disa muajve përpara se të përfundohej së fundmi nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq në Maqedoninë e Veriut. Kështu që presidenti Vuçiq e dinte shumë mirë se çfarë po nënshkruante dhe kishte mjaft kohë për të menduar për këtë përpara se të miratonte dokumentin. Pra, ajo që është negociuar me mirëbesim duhet të zbatohet me mirëbesim dhe nga të dyja palët”, e ka thënë troç dhe pa ekuivoke  z. Shea. Por, kush po qëndron prapa këtyre deklaratave të Vuçiqit?  Shea me të drejtë thotë  se udhëheqja politike ka të bëjë me guximin për të bërë gjëra të nevojshme, por të vështira, me formimin e opinionit publik dhe jo thjesht ndjekjen e tij. Sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, Jamie Shea thotë se shembulli më i mirë për t’u bazuar është marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që sipas tij, tashmë janë frymëzim për vendet tjera në rajon. “Presidenti Vuçiq është më i miri për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nga ana ime do të thosha vetëm se nëse të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për të krijuar paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve do të duhej të kishin vlerësime 100% të miratimit nga opinioni publik vendas, nuk do të krijohej kurrë paqe. Udhëheqja politike ka të bëjë me guximin për të bërë gjëra të nevojshme, por të vështira. Ka të bëjë me formimin e opinionit publik dhe jo thjesht ndjekjen e tij.” Ai ka rikujtuar se edhe në Maqedoninë e Veriut pati disa protesta të shkurtra nga kampet nacionaliste të pakicave në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe më pas heshtje, prandaj mbase  kështu do të duhej përfunduar edhe me Serbinë, nëse Vuçiq është i vetëdijshëm për obligimin që  e ka pranuar me rastin e pranimit të marrëveshjes në takimin e Ohrit. Faktori ndërkombëtar i involvuar në këtë dialog që është duke u zhvilluar, me qëllim të arritjes së marrëveshjes e cila gjithsesi do të duhet përfunduar me njohje reciproke në një fazë kohore kalimtare, duhet reaguar ashpër ndaj deklarimeve të presidentit serb Vuçiq  i cili pak ditë më parë, por edhe në vazhdimësi po e përsëritë atë refrenin, ku thotë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën, se në mandatin e tij presidencial Kosova do të vazhdon të jetë pjesë e shtetit dhe kushtetutës serbe dhe nuk do të lejohet anëtarësimi në OKB dhe organizata të tjera me peshë rajonale e ndërkombëtare.  Kësaj qasje i është bashkuar edhe  Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq  i cili ka deklaruar se pavarësisht pasojave, Serbia e zbaton planin evropian deri në pikën ku kalohen vijat e kuqe, e që sipas zyrtarëve të lartë serb, vijat e Kuqe janë mos pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe mos lejimi i anëtarësimit në mekanizmat e rëndësishëm evropian dhe OKB.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"