Drejtësia për krimin dhe gjenocidin serbomadh gjenocidal në Kosovë realizohet vetëm pas formimit të Gjykatës Speciale për gjenocidin serb në Kosovë!

Drejtësia për krimin dhe gjenocidin serbomadh gjenocidal në Kosovë realizohet vetëm pas formimit të Gjykatës Speciale për gjenocidin serb në Kosovë!
Drejtësia për krimin dhe gjenocidin serbomadh gjenocidal në Kosovë realizohet vetëm pas formimit të Gjykatës Speciale për gjenocidin serb në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 23 April 2023 - 11:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në Kosovë janë mbi 70 masakra të bëra ndaj popullsisë civile. Në çdo masakër ka nga 30 të vrarë e të masakruar, të djegur dhe deri në 500 veta në Meje të Gjakovës. Kemi mbi 1300 fëmijë të masakruar. Në mes të tyre edhe beba nën moshën 1 vjeçare. Mbi 13 mijë civil të vrarë. Rreth 20 mijë gra, vajza dhe burra të përdhunuar dhe rreth 150 mijë objekte, si shtëpi, çerdhe, shkolla, fabrika e shtypshkronja dhe dyqane, ambulanca, xhami etj. të djeguara e te shkatërruara. Këto janë faktet.

 

 

Përgjegjësia penale e dhunueseve dhe të kriminelëve serb të luftës nuk është realizuar dhe është ende larg dhënies së përgjegjësisë. Në krye të shtetit serb gjenden kriminelët e luftës, si Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe Ivica Daçiç, Vulin etj. Ishin në krye të gjenocidit serbomadh në Kosovë. Ishin urdhërues dhe moderator të mbrojtjes së dhunës. Në anën tjetër, Republika e Kosovës, doli nga lufta e shkatërruar dhe e dëmtuar. Mungonin organet dhe qasja në këtë çështje të dhe. Nuk kishte kuadro dhe as mekanizma profesional të organizuar për t'u marre me dhunën dhe me krimet e gjenocidin serbomadh në Kosovë. Organet e UNMIK-ut dhe të EJLEX -te nuk kishin vullnet për t' u marre me lëndët e tilla, me gjenocidin e shtetit serb. Së këndejmi, nuk u kualifikua dhuna ndaj shqiptarëve në gjenocid. U dhanë qëndrime për krime të luftës, por ato organe nuk i kapen organizatorët, planifikuesit dhe ekzekutorët e gjenocidit në Kosovë. Faktet flasin se BE dhe të tjerët u " kënaqen" vetëm me kapjen e kryekriminelit gjenocidial, Sllobodan Millosheviqit. Madje as ky gjykim nuk përfundoi shkaku i vdekjes!!?? Organet e UNIMIK-ut në Kosovë dhe EULEX -i i kapen shqiptarët. Tamam sikurse të ishte bërë gjenocid nga shqiptarët e jo mbi shqiptarët. Kriminelët serbe mbetën të lirë dhe u graduan në Serbi nëpër postet e ndryshme të shtetit. Organet e Kosovës ishin në amulli. Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptare ishin frikacak dhe të dëgjueshëm të të ardhurve në Kosovë. Ata e bënë atë çka u thanë të ardhurit. Kjo gjendje e përcolli Kosovën në vazhdimësi. Kurrë këto organe nuk u liruan nga frika dhe nga dëgjueshmëria e nënshtrimi. Edhe tash kur ekziston Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës kemi heshtje. Shumë pak ose fare kemi aktakuza ndaj kriminelëve serb dhe të tjerëve. Në Kosovë janë mbi 70 masakra të bëra ndaj popullsisë civile. Në çdo masakër ka nga 30 të vrarë e të masakruar, të djegur dhe deri në 500 veta në Meje të Gjakovës. Kemi mbi 1300 fëmijë të masakruar. Në mes të tyre edhe beba nën moshën 1 vjeçare. Mbi 13 mijë civil të vrarë. Rreth 20 mijë gra, vajza dhe burra të përdhunuar dhe rreth 150 mijë objekte, si shtëpi, çerdhe, shkolla, fabrika e shtypshkronja te gazetave dhe dyqane, ambullanta, xhami etj. të shkatërruara. Këto janë faktet. Dëshmitë ekzistojnë. Fakte ka. Ende kemi dëshmitar të gjallë. Pse po vonohen me aktakuza? Këtu nuk ka asnjë arsyetim. Kushtet duket se qeveria ua ka plotësuar mjaftë mirë. Prokuror dhe mjete, financa ka Prokuroria Speciale. Natyrisht jo të bollshme, por për gjendjen ekonomike të Kosovës, të mjaftueshme. Këtu kemi një përgjigje: Prokurorët kosovare te instaluar nga ish- mafio-politikane te SHIK-ut kanë frikë të ngritin aktakuza kunder piromaneve zjarrevenes ne Kosove . Nuk dua të them se janë vegla të ndokujt? Kjo me siguri se jo! Mirëpo të frikësuar nga mafio- politika, nga faktorët relevant të jashtëm, sidomos nga BE-a, me siguri këtej kemi ngecje të punës dhe pak aktakuza. Këtu ka ndihmuar shumë edhe mos profesionalizmi i prokurorëve. Dobësitë e tyre në nxjerrjen e provave dhe dembelia e madhe në punë. Kemi po ashtu edhe faktin e mos vlerësimit adekuat të provave nëpër procese gjyqësore nga gjykatat e vendit. Po, edhe gjyqtaret kosovare tmerresisht frikesohen te gjykojne lendet me ligjh e fakte. Rastet e vrasjeve dhe të djegieve të dhjetëra vetëve dhe dënimet qesharake me 10 a 15 vjet burg nga gjykatat e vendit ka ndikim shumë negative. Ky është kulmi i poshtërsisë së gjyqtarëve te mjere e te shitrur kosovare!!! Asgjë nuk e arsyeton atë veprim të gjykatave. Të gjitha këto janë fakte që kanë ndikuar që shumë pak të kemi raste të krimit të luftës dhe të gjenocidit të ndriçuara nga organet e drejtësisë në Kosovë. Ndërsa, faktori vendosës ndërkombëtar, si BE , SHBA-të, Anglia etj, nuk krijuan kurre nje Gjykatë të Veçantë Speciale kundër shtetit serb për krimet e bëra në Kosovë!Pse ? Ky mosveprim kundër krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj Serbisë i dha forcë shtetit serb për të vazhduar politikën neofashiste ndaj shqiptarëve. Ndërsa, kjo dhe politika mafioze dhe e nënshtruar kosovare ndaj Serbisë së Vuqiqit&Daqiqit i frikësoi e nënshtroi , jo vetëm politikanët mafioz në pozitat më të larta në Kosovë, por prej tyre u frikesuan edhe të gjitha organet ligjzbatuese të drejtësisë së Kosovës që të merren e gjykohen me këto vepra të tmerrshme e të rënda penale gjenocidale . Dhe , kështu padrejtësisht mbeti i PA NDSHKUAR KRIMI SERB GJENOCIDAL deri më tash pa dhënë askush nga serbët ndonjë përgjegjësi për krimin serbomadh!!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".