Në qendrën e votimit në Jarinjë deri tani asnjë votues

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 10:05
Në qendrën e votimit në Jarinjë deri tani asnjë votues

Në Qendrën e votimit në pikën kufitare në Jarinjë, deri tani, askush nuk ka dalur për të votuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo qendër ka 5 mijë votues, të gjjthë votuesit janë nga komuniteti serbë.

Përveç komisionerve shqiptarë në këtë qendër ka dhe vëzhgues nga komunitetet e tjera.

E diela e 23 prillit është dita kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetarë të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb. 

(Kosova Sot Online)