Sistemi juridik në Kosovë kërkon shërim edhe me masa penale

Sistemi juridik në Kosovë kërkon shërim edhe me masa penale
Sistemi juridik në Kosovë kërkon shërim edhe me masa penale

Muhamet Kelmendi

  • 30 April 2023 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Të punësuarit nëpër prokurori dhe në gjykata janë shumë të korruptuar, kanë lidhje të interesave në mes veti dhe se kanë krijuar grupe informale, që kontrollojnë tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Nuk është vështirë të konstatohen vjedhjet, masat korruptive dhe ndërlidhjet kriminale. Mjafton të shikohen pasuritë që i disponojnë prokurorët dhe gjyqtarët. Shtëpitë, banesat, makinat, kamp shtëpizat, veshmbathjet e orenditë, deri edhe te pushimet që bëhen. Të gjitha ato tregojnë dyshimin. Nuk është çështja këtu se nuk duhet të kenë një jetë normale edhe prokurorët edhe gjyqtaret. Përkundrazi! Ata duhet të kenë një jetë të mirë. Këtë duhet përkrahur. Por kurrsesi që i tejkalojnë me tri a pesë herë kushtet e jetës së vendit. Aq më tepër, kur pasuria kurrsesi nuk mundë të ligjësohet me mjetet e ndërmarra nga shteti.

 

Në kohën e fundit, nëpërmjet presionit të madh, kuptohet të medieve të shkruara dhe elektronike, si dhe të masave të pakënaqura me sistemin e drejtësisë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, u dënua për korrupsion gjykatësi Sali Berisha me 2 vite e gjashtë muaj me burg, duke dhënë edhe dënimin me gjobitje. Ky aktgjykim kuptohet nuk është masë mbi të cilin gjykohet drejtësia në Kosovë. Kisha me thënë se dënimi i z.Berisha është vetëm rrjedhojë e luftës brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Vjen nga lufta për pushtet dhe në punën gjoja shëruese të gjyqësorit, është dënimi i Sali Berishës. Kush ka fituar a humbur dihet!!?? Mirëpo, ky dënim nuk tregon se gjyqësori gjendet mirë. Përkundrazi! Me këtë duhet të merret mësim në dy ane: Në njërën anë, vetë gjyqtarët duhet të shohin se si humbin kur bëhen vegla të pushtetit, duke lënë ligjet dhe detyrat e shenjtë të gjykatësit dhe, në anën tjetër, pushteti, qeveria kërkohet të merr masa urgjente për të nxjerrë një ligj mbi figurën e gjyqtarit dhe e të prokurorit. Dënimi i dhënë tregon se gjyqësori, sikurse edhe prokuroria, nuk shërohen vetvetiu. Të punësuarit nëpër prokurori dhe në gjykata janë shumë të korruptuar, kanë lidhje të interesave në mes veti dhe se kanë krijuar grupe informale, që kontrollojnë tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Nuk është vështirë të konstatohen vjedhjet, masat korruptive dhe ndërlidhjet kriminale. Mjafton të shikohen pasuritë që i disponojnë prokurorët dhe gjyqtarët. Shtëpitë, banesat, makinat, kamp shtëpizat, veshmbathjet e orenditë, deri edhe te pushimet që bëhen. Të gjitha ato tregojnë dyshimin. Nuk është çështja këtu se nuk duhet të kenë një jetë normale edhe prokurorët edhe gjyqtaret. Përkundrazi! Ata duhet të kenë një jetë të mirë. Këtë duhet përkrahur. Por kurrsesi që i tejkalojnë me tri a pesë herë kushtet e jetës së vendit. Aq më tepër, kur pasuria kurrsesi nuk mundë të ligjësohet me mjetet e ndërmarra nga shteti. Është bërë mjaft e thuhet se nga baba apo baballëku, motra a vëllai, deri edhe nga baxhanaku, e mora këtë apo atë shtëpi e banesë; makinë a kamp shtëpizë. Më dhuruan ata!? Këto kështu nuk shkojnë! Shteti duhet të intervenoj me masa ligjore. Ndryshe nuk shërohet sistemi. Kjo, aq më parë kur mungon kultura dhe vetëdija shtetërore e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata kanë mungesa në drejtësi, në moral dhe në kulturë, e që po reflektohen në vendimmarrje. Duket se padrejtësia është bazë e drejtësisë. Shumë gjyqtare e prokurorë kanë krijuar urrejtje ndaj shtetasve të veçantë të shoqërisë. Ka të tillë a të tilla që fare nuk iu intereson drejtësia. Madje analistët e sistemit, përkatësisht ata që kanë shprehur dyshim për gjyqtarët a prokurorët, kur gjinden në gjykata a në prokurori, injorohen dhe vazhdon maltretimi me vite. Fillojnë këto me sjellje me injorancë, urrejtje dhe deri te masat ndëshkuese jo ligjore. Kjo ka bërë që të kemi përsëritje e ripërsëritje të procedurave dhe zgjatje të lëndëve me decenie. E tërë kjo bëhet për korrupsion. Ofendimet nëpër gjykata dhe i injorimi i palëve deri te detyrimet për të dhënë ryshfet janë kudo prezentë në gjykatat e Kosovës. Tëra sjelljet bëhen me qëllim të nënshtrimit të palëve për korrupsion. Këtë gjendje vetëm VETTING-u e shëron. Madje, jo tërësisht. Mjete tjera nuk gjinden.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".