Kushtëzim diplomatik për Asociacionin- Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës, është kërkesë skandaloze me të cilën shteti po kushtëzohet e duhet të refuzohet

Kushtëzim diplomatik për Asociacionin- Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës, është kërkesë skandaloze me të cilën shteti po kushtëzohet e duhet të refuzohet
Kushtëzim diplomatik për Asociacionin- Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës, është kërkesë skandaloze me të cilën shteti po kushtëzohet e duhet të refuzohet

Gani Qarri

  • 30 April 2023 - 08:53

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Ashtu siç shprehet analisti zviceran dhe anëtari i organizatës “Democratiazation Policy Council, Toby Vogel, habit shumë fakti se si njëjtë si Vuçiqi, edhe ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, kërcënon publikisht me shumë cinizëm Kosovën se Vashingtoni nuk do të resht së angazhuari derisa të themelohet Asociacioni, duke theksuar vetëm detyrimet e Kosovës, por jo edhe ato të Serbisë, për të drejtat e munguara të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Madje tanimë është pothuajse,plotësisht e sigurt, se takimi që pritet të mbahet me dy maj në Bruksel mes Kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiqi,

 

Serbia fashiste e trimëruar nga deklaratat e Hillit, do të bëjë çdo përpjekje që ky takim të keqpërdoret në përmasa më maksimale të mundshme, për një kompromis, jo vetëm të dhimbshëm, por edhe mjaft të rrezikshëm, në mënyrë që dokumenti për Asociacionin ti imponohet me çdo kusht, Kosovës. Dhe krejt kjo, vetëm në shkëmbim të nënshkrimit të marrëveshjes nga Serbia fashiste, për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur e të zhdukur me dhunë, nga forcat okupatore serbe gjatë luftës, akt ky i zvarritur tash e 24 vite me radhë, duke u kundërshtuar dhe zhargitur nga takimi në takim gjatë gjithë agjendës së kaluar të dialogimit, deri në ditët e sotme. Siç dihet, ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas takimit në Ohër, ku Kosova dhe Serbia u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa 4 ditë para takimit të ri në Bruksel, BE e ka bërë publike edhe agjendën dhe temat e bisedimeve për datën 2 maj, i caktuar nga Përfaqësuesi i Lartë për politik të jashtme të BE-së /Zëvendës Presidenti Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Lartë Special i BE-së, Miroslav Lajçak. Kurse në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, bëhet e ditur se si pikë të parë të rendit të ditës, palët pritet të miratojnë fillimisht Deklaratën për Personat e Zhdukur, e cila do të pasohet nga prezantim/diskutimi i draft-statutit të parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, ku palët, thuhet se do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë edhe për çështje tjera aktuale me rëndësi politike”, ndërsa pas përfundimit të takimit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, pritet të bëjë edhe një deklaratë për media.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".