Lexoni edhe:
Vota qytetare vendos më 14 maj, shteti ku vazhdon sundimi i krimit apo triumfon ligji dhe demokracia, është provimi madh para të cilit gjendet Shqipëria
Shkruan:ANALISTI : Muhamet Kelmendi
Shifrat e dhëna për lëndët e pa zgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës, prej 66 mijë lëndëve, është alarmante dhe tregon pa aftësinë totale të të gjithë gjykatësve të punësuar aty.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nga numri i gjyqtarëve, 86 sa janë, nuk del se vuan kjo gjykatë për gjyqtar në numër.
Nuk është mjaftë i madh numri i 86 gjyqtarëve, por as i vogël, që të kemi një numër prej 66 mijë lëndëve të pazgjidhura në këtë gjykatë. Për më tepër, kjo flet se gjyqtarët nuk kanë përgatitje profesionale të duhur që ti zgjidhin lëndët, ose kanë interesa të tjera.
-Nuk dihet sa është numri i përcaktuar i lëndëve që i ka një gjykatës/se për një muaj. Mirëpo, nëse janë 30 lëndë në muaj, një gjykatës/se i zgjedhë rreth 400 lëndë në vit. Numri prej 86 gjyqtarëve tregon se së paku 34 mijë lëndë në vit duhet të zgjidhen. Në kontekst të kësaj vërehet se gjykata as një të pestën e lëndëve në vit nuk i zgjidhë.
Është e pa kapshme që të mendohet se në territorin e kompetencës lëndore të kësaj gjykate të ketë 30 mijë vepra penale a civile në vit.
Nuk besohet se janë mbi 10 mijë vepra penale dhe delikte civile në vit.
Pse, pra, ky grumbullim i lëndëve? Këtu ka një përgjigje:
Këtu janë gjykatësit dhe gjyqtaret e vendosur në këtë gjykatë në lidhje familjare, me intervenime miqësore dhe me blerje të pozitës ose me sex ( më falni ne shprehje)!!?? Natyrisht se ky kuadër i kësaj natyre me provime të fakultetit të dhënë me kopjime nëpër kolegje private a në atë shtetëror dhe me një provim të jurisprudencës që nuk dihet se si e ka kaluar, nuk kanë aftësi profesionale për të kryer punë. Lëndët grumbullohen dhe edhe nëse vendosen, anulohen ose kthehen në rishqyrtim nga Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme e Kosovës.
Ka raste që një lëndë në fushën civile të punës, sociale a penale, kalon dy deri në tri herë nëpër instanca gjyqësore, pa përfunduar në formën e prerë. Kjo për faktin se vendosen gabimisht ose nuk ka prova dhe dëshmi që sillen gjithashtu nga prokurorët analfabet ( më falni për shprehjen) ose nga palët në fushën juridike civile, sociale dhe penale.
Mbështetur në këto të dhëna është koha e domosdoshme për të intervenuar që dy shtyllat e sistemit të drejtësisë të shërohen.
Pa i futur në riprovim prokurorët dhe gjyqtarët dhe pa e bërë VETTING-ne nuk shërohet sistemi në Kosovë. KGJK dhe KPK mund të "hidhërohen"! Është në të "drejtën" e tyre. Mirëpo vendi nuk mund të bëhet rob i disa anëtarëve nëpër këto këshilla ose të grupeve informale të interesit që të kemi çrregullime totale në sistem dhe padrejtësi. Kjo nuk tolerohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".