Kosova nuk e ka luksin të lejon braktisjen nga aleatët perëndimor

Kosova nuk e ka luksin të lejon braktisjen nga aleatët perëndimor
Kosova nuk e ka luksin të lejon braktisjen nga aleatët perëndimor

Agim Bajrami

  • 13 June 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Zgjidhja e kundërshtimit edhe të miqve të natyrshëm ndërkombëtar , në emër të një vizioni të ndonjë interesi kombëtar e shtetëror apo të ndonjë rëndësie tjetër të pa qartë dhe jashtë çdo logjike të shëndosh nuk është sot në interes të shtetit. Kosova dhe interesi i popullit të saj gjendet më keq se i situatave të viteve të 90 dhe me fajin e gjithë lidershipit politik të Kosovës nga vitet 99. Unë besoj që kemi një lidership politik të urtë, të mençur e të përgjegjshëm dhe ata duhet të përulen kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, siç bënte kancelarja gjermane Merkel në shumë raste për mbrojtjen e interesave gjermane apo edhe shumë burrështetas të tjerë.

-Kosova e humbi sensin e lojës diplomatike , dhe me sa duket, diplomacia kosovare , ka dështuar të avancojë çështjen e shtet ndërtimit të Kosovës mbi bazën e asaj e cila është krijuar ,si shoqëri demokratike, Multi etnike, paqësore,dashamirëse,konstruktive, laike, multi fetare, multi kulturore dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës,me orientim për fqinjësi të mirë dhe paqe e prosperitet me të tjerët kombe dhe vende dhe shtete për rreth neve, dhe më gjerë.

Në këto parime themelore kushtetuese u krijua dhe u pranua krijesa e re shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare nga aktorët kryesor ndërkombëtare, të cilët e pranojnë dhe u caktojnë rolin e shteteve të reja në zhvillimet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Është e pakontestueshme fakti, se që nga administrimi i Kosovës nga UNMIK-u ,e nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe njohja e saj, nga shtetet që determinojnë zhvillimet ndërkombëtare,

partitë politike dhe qeveritë e Kosovës, e as liderët e tyre politik, madje as shoqëria civile , nuk e kuptoj drejtë rolin i cili i është dhënë Kosovës nga aktorët e krijesës së tyre në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare. Dhe për më tepër, aktorët kosovar, politikë bërësit e saj, as që e lexuan dhe e kuptuan drejtë aktin juridik dhe bazamentin e saj të themelimit të shtetit të Kosovës, si balancim i raporteve të zhvillimeve ndërkombëtare të përmasave të karakterit rajonal dhe më gjerë. Dhe krejt në të kundërtën, lidershipi i Kosovës,e lejoj i kultivojë brenda Kosovës, ideologji dhe rryma tjera, dhe pikëpamje, të cilat popullin shqiptar e mbushën e ngulfatën nga rrymat destruktive e mesjetare, duke i ofruar koncepte dhe ideologji fetare të lindjes së mesme,që në çfarëdo forme bie dhe ndeshej me interesin historike të origjinës dhe ardhmërisë të vlerave perëndimore të shqiptarëve.

Madje vlerat evropiane nuk u përkrahën dhe nuk u promovuan nga lidershipi politik, përveç në retorika të tyre boshe publike sa për sy e faqe,ndërsa në prapavijë dhe në kontakte me publikun , sulmoheshin dhe nuk lejoheshin në postet publike të institucioneve shtetërore individ me arsimim dhe vlera evropiane perëndimore. Rolin destruktiv në shoqëri e luajtën mediet, politika , predikuesit fetar dhe mësimdhënia arsimore . Dhe në përgjithësi, sistemi i arsimit dështoi të formojë një rini dhe shoqëri të çmueshme, të vlerave arsimore perëndimore, e përgjegjshme ndaj zhvillimeve të kohës për dobishmëri të përgjithshme , si në shoqërinë kosovare e po ashtu në rajon dhe më gjerë. Dhe nga keq menaxhimi i lidershipit politik , arsimor e kulturor, më së shumti nga mos dija dhe vetëkënaqësia se e arritëm lirinë, pavarësinë dhe shtetin , nuk u punua në arsimimin e gjeneratës së re si brez që bartë përgjegjësinë për të ardhmen, sjelljen demokratike paqësore e qytetare për shtet ndërtimin dhe përgjegjësi demokratike ndaj funksionimit të shoqërisë demokratike e sundimit të ligjit,barazisë dhe respektit ndaj tjerëve në dallime .Nga edhe u krijua situata që multi etniteti, dhe multi kulturalizmi si shoqëri kosovare, dhe si shtet funksionale , të paraqitet si jo funksional, qoftë nga brenda, qoftë edhe nga vëzhguesit e jashtëm dhe kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë e të shtetit të Kosovës.

Sot jemi para një gjendje mjaft serioze, të diskutimit ndërkombëtar pas 23 viteve, të dilemës së shtetit funksional të Kosovës dhe integritetit kushtetues territorial unik të saj. Dhe si të gjitha qeveritë e më hershme , edhe e tashmja, nuk ofron zgjidhje të problemeve ,por më tepër po kalon në prodhim të problemeve në politikat e diplomacisë të vendimmarrjes ndërkombëtare ,duke u larguar nga bashkëpunimi,

shikimi real i situatave të reja ndërkombëtare, shikimi real i aftësisë dhe fuqisë së brendshme si shoqëri dhe aktor në zhvillimet e reja globale,vlerësimi real i raporteve të forcave të ndikimit në zhvillimet rajonale dhe më gjerë në kuadër të zhvillimeve globale, ku duket Kosova, po dështon ti shikon dhe ndërton e mbron interesat e saja brenda kompleksit të marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare. Zgjidhja e kundërshtimit edhe të miqve të natyrshëm ndërkombëtar , në emër të një vizioni të ndonjë interesi kombëtar e shtetëror apo të ndonjë rëndësie tjetër të pa qartë dhe jashtë çdo logjike të shëndosh nuk është sot në interes të shtetit. Kosova dhe interesi i popullit të saj gjendet më keq se i situatave të viteve të 90 dhe me fajin e gjithë lidershipit politik të Kosovës nga vitet 99. Dhe a ka dalje nga kjo situatë vetë shkatërruese, ndoshta vetëm me lutje dhe përulje në kërkim falje të miqve ndërkombëtar për gabimet e bëra të deri tanishme ,me shpresën për ndryshimin e vendimeve nga të cilat vendime do të mund të shpëtohej dëmtimi i thellë i interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Unë besoj që kemi një lidership politik të urtë, të mençur e të përgjegjshëm dhe ata duhet të përulen kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, siç bënte kancelarja gjermane Merkel në shumë raste për mbrojtjen e interesave gjermane apo edhe shumë burrështetas të tjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".