Zyrtarët e korruptuar që menaxhojnë provimin për patentë shofer po i shesin ato si plaçka tregu

Zyrtarët e korruptuar  që menaxhojnë provimin për patentë shofer po i shesin ato si plaçka tregu
Zyrtarët e korruptuar  që menaxhojnë provimin për patentë shofer po i shesin ato si plaçka tregu

Dardan Grapci

  • 07 July 2023 - 16:03

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci 

Fenomeni i shitjes si në treg të plaçkave, të patentë shoferëve. Është bërë shqetësues në Republikën e Kosovës sepse zyrtarët e autorizuar për të punuar në këtë shërbim janë thellësisht të korruptuar, janë një degë e madhe e lisit që e quajmë  kurora e krimit të organizuar. Ky fenomen nuk ka ndodhur vetëm ne Prishtine por në të gjitha qytetet e Kosovës dhe ky fenomen ka filluar nga momenti kur Kosova i ka marre kompetencat mbi vete, për  nxjerrjen e patentë shoferëve nga UNMIKU.

- Pasi që tash kemi një rast me 30 veta duke u trajtuar në Gjykatën themelore të Prishtinës, le të shpresojmë se kemi të bëjmë me prokuror e gjyqtar të  guximshëm që  duan dhe mundë të ja dalin ballafaqimit me këtë lloj krimi të organizuar. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi i arrestimeve të personave zyrtar të cilët e kanë shkelur ligjin, prandaj kërkoj që të hetohen të gjitha qytetet e Kosovës për këto skandale korruptive.  Nxjerrja e patentë shoferëve në mënyrë ilegale,  duke i korruptuar zyrtarët e lartë, jo vetëm që është rrezik për vetë shoferin por edhe për qytetarët, duke e ditur që shoferët e moshave të reja nuk kanë kujdes në trafik, dhe si pasojë shpesh-herë kanë ndodhur aksidente fatale apo edhe me vdekje tek shoferët dhe tek qytetarët. 

Unë mendoj që duhet të digjitalizohet testimi teorik në Kosovë dhe praktika të kryhet në prani të komisionarit dhe instruktorit si dhe brenda veturës të instalohen kamerat. Sepse vetëm në këtë mënyre do  të shmangen keqpërdorimet dhe korrupsioni. Sa i përket testit me shkrim edhe kjo duhet të digjitalizohet ku kandidatët ti kryejnë këto teste online nëpërmjet kompjuterëve në pikat e auto shkollës. Personat në fjalë duhet të tregojnë se kuja ia kanë dhënë patentë shoferët ku këta shofer të gjobiten apo dënohen për dhënie të ryshfetit tek zyrtarët e lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".