Në veri të Kosovës janë bashkuar për rezistencë kundër shtetit bandat e Radojqiqit e të Veselinoviqit të krijuara në ortakëri biznesi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Agim Çekun

Në veri të Kosovës janë bashkuar për rezistencë kundër shtetit bandat e Radojqiqit e të Veselinoviqit të krijuara në ortakëri biznesi  me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Agim Çekun
Në veri të Kosovës janë bashkuar për rezistencë kundër shtetit bandat e Radojqiqit e të Veselinoviqit të krijuara në ortakëri biznesi  me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Agim Çekun

Naim Miftari

  • 07 July 2023 - 16:10

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari 

Mos të harrojmë se pastrimi i fundit etnik në Kosovë ndodhi më 2 dhe  3 shkurt në veriun e Kosovës kur Serbët në koordimin të ngushtë me KFORIN Francez por edhe me bashkëpunëtorët e saj Hashim Thaçin, me Kadri Veselin dhe me Agim Çekun ndoshta këta tret të mashtruar,  u bë pastrimi etnik i Veriut kur nga bandat e MUP- it serb u vranë dhjetëra e u plagosën qindra dhe i dëbuan mbi 15.000 qytetar civil shqiptar nga vatrat, shtëpitë , banesat, trojet e tyre në Veriun e Mitrovicës.

-Serbia deri tani e ka llogarit veriun e Kosovës si territor të vetin pasi një gjë të tillë në heshtje  ja ka lejuar edhe  KFOR- i Francez dhe politikanët  e korruptuar të Prishtinës,  e disa nga ata si Thaçi, Veseli, Çeku ishin edhe nëpunës të shërbimit sekret Francez DGSE që nga 1998 e këndej.

Sa i përket retorikës së Vuçiqit e cila nuk dallon shumë nga retorika e opozitës së Kosovës dhe e Edi Rames,  është e kuptueshme pasi deri më sot  qeveritë e Kosovës përpos që ishin të korruptuara ishin edhe të varura nga votat e Listës Serbe dhe nga bizneset që politikanët  e Kosovës i kishin në Veriun e Kosovës,  duke bashkëpunuar ngushtë me bandat e Radojçiçit dhe Veselinoviçit,  që nga vjedhja e transporti i xehes së Trepçës, shtrimi i rrugëve, ndërtimi i ndërtesave kolektive Serbe në veri, kontrabanda e armëve , e drogës, e cigareve,  alkoholit, e barnave e prodhimeve kimike, e  deri te tregtia me imigrant.

Sa i përket ankesave dhe gënjeshtrave të Vuçiqit kinse për dhunë e për pastrim etnik si NATO,KFOR,EULEX,,BE dhe Amerika i din të gjitha mirë se është rrenë e kulluar e Beogradit dhe pos Britanisë të gjithë po heshtin.  Mos të harrojmë se pastrimi i fundit etnik në Kosovë ndodhi më 2 dhe  3 shkurt 2000, në veriun e Kosovës kur Serbët në koordimin të ngushtë me KFORIN Francez por edhe me bashkëpunëtorët e saj Hashim Thaçin, me Kadri Veselin dhe me Agim Çekun ndoshta këta tret të mashtruar,  u bë pastrimi etnik i Veriut kur nga bandat e MUP- it serb u vranë dhjetëra e u plagosën qindra dhe i dëbuan mbi 15.000 qytetar civil shqiptar nga vatrat, shtëpitë , banesat, trojet e tyre në Veriun e Mitrovicës.

Serbja sulmet dhe propagandën e kanë detyrë shtetërore dhe politike që në hije e mbështetë Akademia e Shkencës dhe sidomos Kisha Ortodokse  Serbe që jeton  në shekullin e 21 por mendjen e ka ende  në mesjetë,  te pushtimet e Car Dushanit. Mua nuk do të më befasonte që Serbia të inskenoj dhe të  vret edhe qytetar Serb vetëm që ta fajësoj Kosovën e cila duhet të armatoset mirë dhe shpejtë,  dhe të jetë e gatshme që ta mbron vendin,  territorin dhe qytetarët tanë , pa marr parasysh se  çka na “këshillojnë” sot miqtë që për ta larguar Serbin nga bota Ruse po e krijojnë ndoshta pa vetëdije botën Serbe e cila nuk ndryshon shumë nga Bota Ruse,  pasi janë bota  të njëjta.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".