Raporti i Ballkan Publik Barometër tregon të vërtetën për besimin qytetar në Qeverinë Kurti

Raporti i Ballkan Publik Barometër tregon të vërtetën për besimin qytetar në Qeverinë Kurti
Raporti i Ballkan Publik Barometër tregon të vërtetën për besimin qytetar në Qeverinë Kurti

Arsim Aziri

  • 10 August 2023 - 07:25

Shkruan: ANALISTI - krim denuar

Kjo  analizë e nxjerr Kosovën dhe qytetarët e saj shtetin e parë që prin me besueshmëri në institucionet e shtetit, dhe  kjo  flet për mjerimin e thellë  politik të opozitës  e cila për dekada të kaluara ishte  e lidhur ngushtë me krimin, në zhvatjen e shtetit dhe  varfërimin e qytetarit, prandaj erdhi ndëshkimi qytetar me shpresë ndryshimi, e cila shpresë, pavarësisht se rezultatet e arritura nuk janë ato që janë pritur, qytetarët akoma kanë besim për  ndryshim pozitiv nga kjo qeveri dhe vazhdimin e përpjekjes së reformave për ballafaqim të ashpër me strukturat e krimit. 

Se besimi qytetar në Qeverinë Kurti po shënon rritje dhe po e ruan stabilitetin pozitiv, një gjë e tillë ka qenë edhe e ditur nga vet fakti se vendimet me bazë rëndësie kanë qenë arsyet bazike pse ekziston një besueshmëri e lartë qytetare mbi qeverinë Kurti. Kosova si demokraci e re dhe në nivel më të lartë zhvillimi,  në rajon ka dhënë gjithnjë shembuj se si duhet zhvillohet ajo, për këtë tregojnë shumë procese. Kjo qeveri aktualisht po bën punë të mëdha, roli dhe qasja e saj bien eksluzivisht në procese krejtësisht të nevojshme për kohën që jemi, që ndërlidhet me fushën e sigurisë, ekonomisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit.

Prandaj them se rritja e nevojave të kohës sidomos në aspektin e sigurisë, përbën njërën prej komponentëve që ka quar në rritjen e besueshmërisë ndaj kësaj qeverie, e cila po e dëshmon gradualisht se vitet e ardhshme, do të jenë gjithnjë e më cilësore.  Kështu që lidershipi aktual ka qenë intencë thelbësore, mbase sfidat kanë qenë të mëdha e tejet të rënda.  Prandaj  edhe  raporti më i ri nga instituti Balkan Publik Barometër  duhet të konsiderohet  dhe vlerësohet si një goditja  e rëndë dhe e  pritur, për ish pushtetarët e korruptuar dhe opozitarët e sotëm të dënuar me votë qytetare në zgjedhjet e fundit. Nuk është rastësi pse  raporti më i ri i publikuar për besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e shtetit, në Qeveri, një analizë e realizuar në të gjitha shtetet e Ballkanit i realizuar e publikuar  nga Balkan Public Barometër. (Barometri Publik për Ballkanin).

Kjo  analizë e nxjerr Kosovën dhe qytetarët e saj shtetin e par që prin me besueshmëri në institucionet e shtetit, dhe  kjo  flet për mjerimin e thellë  politik të opozitës  e cila për dekada të kaluara ishte  e lidhur ngushtë me krimin, në zhvatjen e shtetit dhe  varfërimin e qytetarit, prandaj erdhi ndëshkimi qytetar me shpresë ndryshimi, e cila shpresë, pavarësisht se rezultatet e arritura nuk janë ato që janë pritur, qytetarët akoma kanë besim për  ndryshim pozitiv nga kjo qeveri dhe vazhdimin e përpjekjes së reformave për ballafaqim të ashpër me strukturat e krimit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".