Për zgjedhjet në veri, na duhet më shumë një zgjidhje juridike, se sa politike!

Për zgjedhjet në veri, na duhet më shumë një zgjidhje juridike, se sa politike!
Për zgjedhjet në veri, na duhet më shumë një zgjidhje juridike, se sa politike!

Fadil Maloku

  • 12 August 2023 - 15:09

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Cilado qeveri kosovare që do varet, e në veçanti kushtëzohet e (aq më keq!) diktohet nga kërkesat “shtesë” jashtë Kosove (në rastin tonë nga ATO të Serbisë, përmes listës “SRPSKA”) është e dështuar! Arsyeja e parë; në asnjë vend, në asnjë shtet të botës me çfarëdo rregullimi qoftë ai, pakicat me vetëm 5% s’munden, s’duhet dhe s’bënë t’i shantazhojnë 95% tjetër; arsyeja e dytë, asnjë obligim ndërkombëtar s’do mund të realizohet pa kompromise jashtë rrjedhave dhe logjikës kushtetuese. Arsyeja e tretë, asnjëherë me këto kondita aktuale Kushtetuese, s’do ketë garanci të qëndrueshme, si për; sigurinë shtetërore, as për prosperitetin ekonomik, e as për shtetndërtim. Qeveria e Kosovës parmes një deklarate publike mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme në 4 komunat në veri tё vendit dhe atё pas stinës sё verës.

Problemi është se; do të bëhen ato nga presioni politik ndërkombëtar, apo nga obligimet ligjore kushtetuese? Pra, problemi (që është më tepër i natyrës juridike, se sa asaj juridike) është se; KQZ nuk mund të hartoj asnjë ligj e asnjë rregullore që i hap rrugë zgjedhjeve përderisa s’ka mbështetje bazike ligjore; Kjo është kështu, ngase,  institucioni i KQZ-s, nuk e disponon as autoritetin (politik) e as kompetencat e legjitimitet (ngase, s’është ligjvënëse!) për të shkruaj apo të propozuar (aq më pak të ekzekutoj) ligje të tilla, ku cenohet legaliteti dhe legjitimiteti i shtetësisë së Kosovës; Pengesë tjetër shumë serioze padyshim që është edhe ai se ne si shtet, me Kushtetutën ekzistuese, ende nuk kemi asnjë normë e asnjë  ligj për referendum. Që nënkupton se, kompetencat e Ligjit Zgjedhor, e pamundësojnë një iniciativë të tillë antikushtetuese.

Pra, mungon ligji bazik i cili do ta “lejonte” si aktin ashtu edhe veprimin e një procesi të panjohur zgjedhor! KQZ-ja, po ashtu nuk mund të bëjë asgjë, kur është fjala ta inicioj apo ta ekzekutoj qëndrimin apo vendimin politik që bie ndesh me Ligjin zgjedhor dhe me Kushtetutën. Ligjin e ri, mund ta inicioj vetëm vetëm Presidenca dhe Qeveria, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë. Ndërkaq, KQZ-ja nuk mund vetvetiu të ndërmarr kurrfarë iniciative jashtë Ligjit aktual Zgjedhor, ku situata si është me katër komunat e veriut të Kosovës, vetëm mund të keqinterpretohet! Sepse, KQZ është vetë institucion që organizon zgjedhje dhe që kujdeset për mbarëvajtjen e tyre. As më shumë, e as më pak. Nëse, pretendohet të nxirret ad hoc ndonjë rregullore e re, ajo pa asnjë dyshim duhet ta ketë mbështetjen në një ligj në përputhje me Kushtetutën. E nëse, këtë “rol” (për të krijuar edhe vetëm ndonjë rregullore) duhet ta kuptoj, se nuk ka mbështetje e bazë të duhur ligjore.

Sepse, thjesht; Nuk mund të bësh rregullore pa e pasur ligjin për referendumin. Pra, kemi një rreth vicioz ku zgjedhjet në veri, pa një zgjidhje politike (që vështirë që mund të gjendet edhe për ca kohë) dhe një sosh juridike (që është presedan, nëse përjashtohet!) nuk mund të realizohen, madje as teknikisht; Kryetarët e zgjedhur me vota minore, kam pas thënë (ani pse ishin legale!) se nuk janë legjitim. Tani, ata as nuk mund të japin dorëheqje shkaku i kërkesave dhe presioneve politike, po edhe nga shkaku i mungesës së argumentit ligjor; Dorëheqja, nuk duhet të krijojë presedan etnik ku një komuniteti të caktuar i superdiskriminohen të drejtat e tyre ligjore, vetëm e vetëm për të arritur ca qëllime të caktuara politike (kontrollin e veriut)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës  "Kosova Sot Online "