Lexoni edhe:
Paralajmërimi i Makronit për vizat, Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e dështimit të politikës franceze në shtetet afrikane
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Duket se me shqyrtimin dhe gjykimin e dosjes së hajnisë lidhur me shpërdorimin e qindra mijëra eurove, në një ngjarje të madhe të kaluar që gati është harruar, si shënimi i dekadës së parë të përvjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës në vitin 20218, do të testohet serish gjyqësori i Kosovës, për zotimet deri tash të dështuara në zbatimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar edhe me skandalin e radhës.
-Pra institucionet e drejtësisë e kanë zvarritur këtë skandal të abuzimit me buxhetin e shtetit, hiq më pak se 5 vite, i ndodhur me zyrtarët që menaxhuan këtë përvjetor nën moton euforike 10 vjet shtet, të cilët vodhën aq sa mundën duke qenë në pushtet! Madje dosja e keqpërdorimit me këtë rast kap shifrën prej mbi 800 mijë eurove të cilat ishin destinuar për 10 vjetorin e manifestimit të Pavarësisë së Kosovës, kurse në listë janë Gjashtë të akuzuar për rastin e keqpërdorimit gjatë manifestimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të cilët edhe kanë dalë të martën para Gjykatës për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Lidhur me këtë aferë në bankën e të akuzuarve janë ulur dhe po gjykohen zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Xhevat Bajrami, Feim Hoxha, Arsim Thaqi dhe Shqipe Rrahmani-Oseku, si dhe tani dy ish-zyrtarët e kësaj ministrie, Veton Firzi dhe Burim Reçica. Sipas aktakuzës së ngritur më 30 qershor 2023, i pandehuri Veton Firzi, në cilësinë e personit zyrtar si sekretar i përgjithshëm në MKRS-së, si Zyrtar Kryesor Administrativ (ZKA), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, konkretisht ka nënshkruar vendim për lejimin e pagesave për OE dhe atë për: kompaninë “AMC”, “Ansambli Shota”, kompaninë “Blendi”, kompaninë “VIM3», kompaninë “Hotel Garden”, kompaninë SHPK “Zero Pozitiv”, kompaninë “Shoqata e Artiste Interpret”, kompaninë “NSH A.M.C për Filarmoninë”, kompaninë “Auto Salloni Shotani”, kompaninë “Vavads”, personit Eliza Hoxha në dosje nuk ka faturë vetëm kontrate, kompaninë “Besa Security”, kompaninë “Casa Moda” DPT, kompaninë “Svis Diamond”.
Dhe siç përshkruhet në aktakuzë, në kundërshtim me detyrën e tij, ka caktuar zyrtaren për pranimin e faturave nga operatorët ekonomikë, duke mos pasur kontrata dhe projekte për shërbime dhe mallra për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për pagesën e operatorëve ekonomikë nga kodi i subvencioneve nr. 805, duke u bazuar në dy vendimet e kryeministrit, nr. 03/29 të datës 13 shkurt 2018, ku janë ndarë mjete financiare me vlerë 600 mijë euro dhe vendimin e dytë me nr. 07/64 të datës 11 shtator 2018, ku ishin ndarë mjete financiare në vlerë 255 mijë e 613 euro, gjithsej 855 mijë e 613 euro. Sipas aktakuzës, të gjitha kërkesat zyrtare janë nënshkruar për shpenzime, pra nënshkrimin e të gjitha urdhër-blerjeve, duke i mundësuar që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 855 mijë e 613 euro, pa iu nënshtruar procedurave të prokurimit siç parashihet me nenin 22 të Ligjit për Prokurim Publik numër 04/L-042, dhe po ashtu pa marrëveshje kontraktuale në mes të autoritetit kontraktues dhe operatorit ekonomik. Për aq më tepër siç ceket edhe në aktakuzë, pagesat janë kryer pa pranim të punëve nga komisioni vlerësues dhe mbi të gjitha nuk janë plotësuar kriteret sipas rregullores financiare nr. 01/2013/MF (shpenzimi i parave publike) për ekzekutimin e këtyre pagesave. Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal.
Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, i pandehuri Xhevat Bajrami, në cilësinë e personit zyrtar, UD i Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sporteve (MKRS), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, gjegjësisht kompaninë “AMC”, kompaninë “Blendi”, kompaninë “VM3”, me kompaninë “Panda”, kompaninë “Besa Security” dhe Ansamblin “Shota”, pasi që në vitin 2018 për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës pa ndonjë procedurë të tenderimit dhe në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit për Prokurimin Publik numër 04/L-042, ka lidhur kontrata për pagesat e operatorëve ekonomikë të lartcekur, pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal. Kurse, i pandehuri Feim Hoxha akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, UD i Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sporteve (MKRS), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, gjegjësisht në vitin 2018 për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës pa ndonjë procedurë të tenderimit apo shpallje publike, por edhe në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit për Prokurimin Publik numër 04/L-042, ka lidhur kontrata për pagesat e operatorëve ekonomikë dhe atë kontrata me Hotel “Sëis Diamond”, me ndërmarrjen “VM3” SHPK- Prishtinë, Eliza Hoxha në dosje nuk ka faturë por vetëm kontratë, me Hotel “Garden” Prishtinë, me kompaninë “Zero Pozitive” Shpk-Prishtinë, “Filharmonia e Kosovës”, kompaninë NSH “A.M.C” për “Filarmoninë, kompaninë Auto Salloni “Shotani” Prishtinë, kompaninë “Vavads” dhe si rezultat i këtyre kontratave ka krijuar mundësinë e pagesave të kundërligjshme, duke bërë pagesa operatorëve ekonomikë, pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF. Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, i pandehuri Burim Reçica, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Prokurimit ne Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS), në periudhën kohore 15 shkurt 2018-18 nëntor 2018, ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që për manifestimin e 10 vjetorit te Pavarësisë se Republikës se Kosovës pa ndonjë procedurë të tenderimit dhe në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit për Prokurimin Publik numër 04/L-042, ka lidhur kontratë për pagesën më 15 shkurt 2018 me operatorin ekonomik D.P.T “Casa Moda” Prishtinë dhe fatura e lëshuar për furnizim më 18 nëntor 2022, për furnizim me pajisje, këmisha dhe kostume, ku si rezultat i kësaj kontrate të kundërligjshme, MKRS i ka bërë pagesa operatorit në fjalë në vlerë prej 3 mijë e 780 euro, pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF.
Ksenofobia serbe ndaj shqiptarëve vetëm pse janë popull autoktonLexoni edhe:
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal. Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Arsim Thaçi në cilësinë e personit zyrtar si zyrtar certifikues në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, duke certifikuar- aprovuar pagesat në Projektin e Manifestimi të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës për muajin shkurt 2018, duke përfituar 27 Operatorët Ekonomikë, në vlerë prej 803 mijë e 267 euro e 15 centë, ku nuk është respektuar kodi apo linja ekonomike për shërbime dhe mallra, por është shfrytëzuar kodi i subvencioneve dhe nuk është respektuar Ligji te Prokurimit Publik, Nr. 04/L-042 dhe Udhëzuesi Operativ i Prokurimit Publik, të sigurohej për kushtet e zbatueshme të një kontrate publike, të jenë përmbushur para regjistrimit të shpenzimit në SIMFK dhe autorizimit të pagesave pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal. Ndërsa, në dispozitivin e gjashtë të aktakuzës, e pandehura Shqipe Rrahmani-Oseku, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si zyrtare certifikuese (alternative) në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka keqpërdor detyrën e saj zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër OE. Sipas aktakuzës, e akuzuara ka certifikuar- aprovuar pagesat e Projektit të Manifestimit të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës për muajin shkurt 2018, ku kanë përfituar tetë Operatorët Ekonomikë në vlerë prej 37 mijë e 432 euro e 75 centë dhe këto certifikime janë si vazhdim i certifikimeve të më parme nga zyrtari certifikues Arsim Thaçi, ku nuk është respektuar kodi apo linja ekonomike për Shërbime dhe Mallra, por është shfrytëzuar kodi i subvencioneve dhe nuk është respektuar Ligji i Prokurimit Publik, Ligji Nr. 04/L-042 dhe Udhëzuesi Operativ i Prokurimit Publik, të sigurohej që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të jenë përmbushur para regjistrimit të shpenzimit në SIMFK dhe autorizimit të pagesave, pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF. Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Vonesa e procedurës së komunikimit dhe konfirmimit të aktakuzës për plotë 5 vite, paragjykon edhe epilogun i cili shumë shpejtë rrezikon që të “kapet” nga afat i parashkrimit dhe shpëtimit të këtij grupi nga llogaridhënia, gjykimi nën aktakuzën e abuzimit dhe të shpërdorimit, që është bërë praktikë e skenarëve të sistemit të drejtësisë në Kosovë i cili nuk heziton të ja bëjë avokatin mbrojtëse edhe krimit të lidhur me politikën dhe pushtetin që e kontrollon dhe financon.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".