Paralajmërimi i Makronit për vizat, Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e dështimit të politikës franceze në shtetet afrikane

Paralajmërimi  i Makronit për vizat, Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e dështimit të politikës franceze në shtetet afrikane
Paralajmërimi  i Makronit për vizat, Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e dështimit të politikës franceze në shtetet afrikane

Gurakuç Kuçi

  • 01 September 2023 - 07:36

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi

Në Gabon ajo që vërehet sot është festa e madhe që arritën të rrëzojnë një president të instaluar nga Franca. Presidenti Macron, në fjalimin e tij ku e kërcënoi Kosovën dhe Serbinë me heqje të liberalizimit të vizave, në të njëjtin fjalim shprehu dështimin e politikës së tyre në Afrikë, pra të politikës FrancAfrikan.

-Grusht shtet në Gabon pas Nigerit, Burkina Fasos dhe Malit! Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) nuk ka mundur t’i përgjigjet madje grushte-shtetit as në Niger e as askund tjetër. Në të gjitha vendet grusht shtetet janë mirëpritur nga një masë e madhe e njerëzve dhe në të gjitha rastet është valëvitur flamuri i Rusisë dhe djegur ai i Francës. Në Niger madje decidivisht i është bërë thirrje Rusisë t’iu shkojë në ndihmë kundër grupeve terroriste. Algjeria në anën tjetër është shprehur se nuk do të lejojë që në hapësirën e saj territoriale të lejoj që forca të armatosura të Francës të kalojnë për të luftuar grusht shtetin në Niger.

Në Gabon ajo që vërehet sot është festa e madhe që arritën të rrëzojnë një president të instaluar nga Franca. Presidenti Macron, në fjalimin e tij ku e kërcënoi Kosovën dhe Serbinë me heqje të liberalizimit të vizave, në të njëjtin fjalim shprehu dështimin e politikës së tyre në Afrikë, pra të politikës FrancAfrikan. Franca nuk po mund t’i kundërvihet humbjeve të saj në Afrikë të cilat po ia merr Rusia dhe ka zgjedhur që t’i bie në qafë Kosovës së vogël e cila nuk ka koketuar asnjëherë me asnjë organizatë jo-perëndimore sikur që kanë bërë vendet e saj fqinje (jo vetëm koketuar por nënshkruar edhe marrëveshje zyrtare).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".