Skepticizmi real i vendeve të Ballkanit Perëndimor me premtimet e BE-së për zgjerim deri më 2030!

Skepticizmi real i vendeve të Ballkanit Perëndimor me premtimet e BE-së për zgjerim deri më 2030!
Skepticizmi real i vendeve të Ballkanit Perëndimor me premtimet e BE-së për zgjerim deri më 2030!

Agim Bajrami

  • 03 September 2023 - 08:48

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Gjatë takimit në Bledi, kishte edhe debate, se e gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet përnjëherë të jenë pjesë e BE , por Kroacia si vend i fundit i anëtarësimit në BE, tha se nuk duhet të përkrahet ideja e anëtarësimit si bllok ,por jemi ithtarë i anëtarësimit mbi bazën e meritave.

 

Në forumin strategjik të Bledit, morën pjesë, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe kryeministri i Kroacisë dhe zyrtar tjerë të BE. Skema e këtij takimi u fokusua në solidaritetin e Bashkimit Evropian ,që nënkupton edhe zgjerimin e BE-së, edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian ,shprehi qëndrimin e BE, se deri më 2030, mund të ketë zgjerim të BE-së, edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit në Bledi, kishte edhe debate, se e gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet përnjëherë të jenë pjesë e BE , por Kroacia si vend i fundit i anëtarësimit në BE, tha se nuk duhet të përkrahet ideja e anëtarësimit si bllok ,por jemi ithtarë i anëtarësimit mbi bazën e meritave. Kryeministri i Shqipërisë ,shprehi frazën ,se jam tragjikisht optimist për anëtarësim , por siç për 50 vite ka bërë lideri komunist Hoxha të na ndaj nga dashuria për perëndimin ,dhe na ka bërë 100 për qind të jem për perëndimin, dhe tani na duhen edhe 20 vjet të jemi optimist të hymë në BE, e ndoshta deri atëherë edhe BE - ja , mund të përmbush premtimin. Kryeministrja serbe ,thotë se në Serbi ka evroskepticizëm, dhe ne kemi pritë për 10 vite bisedime dhe nuk ka ndonjë efekt pozitiv, dhe njerëzit në Serbi po i shohin këto...dhe procesi i zgjerimit po duket si i pa fund. Ne jemi Evropa dhe s’ka të bëjë me zgjerimin por ne jemi familja evropiane, dhe për ta futur brenda Evrope, rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe kryeministri i Maqedonisë, e shprehi skepticizmin e zgjerimit të BE ,dhe ne ishim atëherë, Maqedonia kur aplikuam atëherë për anëtarësim në BE ,dhe tani Maqedonia e Veriut ,dhe ne e bëmë ndërrimin e emrit , dhe më vonë del edhe dikush nga vendet tjera të BE , dhe kërkon edhe diçka tjetër prej neve ,dhe kështu kërkesa ka të një njëpasnjëshme ndërsa nuk ka lëvizje drejt anëtarësimit nga ana e BE-së. Edhe kryeministri i Malit të Zi ishte skeptik për datën e ofruar nga BE -ja se deri më 2030 mund të ketë zgjerim. Kryeministri i Malit të Zi Abazoviç tha se ne nuk kemi problem me fqinjët ,kemi bërë hapa të rëndësishëm në sundimin e ligjit por siç duket se për BE ,asnjë herë nuk është e mjaftueshme për anëtarësim ,por BE- ja është e pa qartë në agjendën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe kryeministri i Kosovës , Albin Kurti , theksoj ,se Kosova ka aplikua për të marr statusin e vendit kandidat , dhe po punojmë me secilin vend anëtar të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, për ti sqaruar ,pse duhet të bëhet njohja,dhe në anën tjetër ,kryeministri Kurti theksoj përparimet e bëra të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit,qeverisjes së mirë, lirinë e medieve, si dhe demokracinë funksionale ,si dhe përparime në zhvillimin ekonomik. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, Kurti vazhdoj,se pakica serbe po e kupton se integrimi i tyre u sjell atyre të benifite ,ndërsa Qeveria e garanton këtë ,dhe presim që në veri të vendit së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme lokale. Dhe kryeministri Kurti vazhdoj, se Serbia është ajo e cila e mbështeti agresionin rus në Ukrainë , dhe Serbia është ajo e cila nuk zbaton marrëveshjet e arritura të normalizimit në Bruksel ,dhe ajo duhet të bëjë dallimin e' imagjinatës me realitetin' , dhe fqinji ynë, po të ishte Republika Çeke ne nuk do ti kishim këto probleme. Dhe zoti Mishel dha qëndrimin e zgjerimit të mundshëm të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku lidershipi i këtyre vendeve aspirantë, zotimin e z.Mishel e pritën me skepticizëm. Dhe pyetja gjithherë bëhet ,se a do të ketë zgjerim të BE-së për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".