Kurti: Gjatë vitit të fundit kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 17:00
Kurti: Gjatë vitit të fundit kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar rreth 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Kurtit, më mbështetjen e Bashkimit Evropian e kanë dyfishuar buxhetin.

Po ashtu, Kurti ka thënë se për momentin është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

(Kosova Sot Online)