Me instalimin e klikës së Vuçiqit, në majat e pushtetit në Serbi, është kthyer edhe retorika e viteve të 90-ta

Me instalimin e klikës së Vuçiqit, në majat e pushtetit në Serbi, është kthyer edhe retorika e viteve të 90-ta
Me instalimin e klikës së Vuçiqit, në majat e pushtetit në Serbi, është kthyer edhe retorika e viteve të 90-ta

Skender Mulliqi

  • 11 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Serbia nuk po reformohet , dhe zor që do të kemi ecje përpara të dialogut moti të filluar, dhe normalizim të marrëdhënieve më Kosovën dhe më fqinjët tjerë në Ballkan. Ky nga viti në vit po krijon gjendje acaruese , po krijon gjendje të luftës në veri të Kosovës së bashku më Putinin. Muri i Berlinit ka rënë moti, e këta dy kriminelë të luftës, po krijojnë mure të reja në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit.

-Në shumë ambiente, por më së shumti në stadiumet e futbollit, kemi shfryrje raciste serbe ndaj shqiptarëve. Kemi pasur rastin ti dëgjojmë dhe shohim serbet e shfrenuar së si ulurojnë’ “vrite”, preje në fyt shqiptarinë”.Të gjitha këto akte në ndyta kriminale I zbatuan në praktikë në luftën e fundit çlirimtare. I mbushen tokat më varreza masive , në Srebrenicë, Sarajevë…etj të BH-s, ndërsa në Kosovë, Meje , Rahovec, Lybeniq…., e po thuaj në qdo të cep të Kosovës. Serbia e ka pasur dhe ende ka një shoqëri të kalbur e cila kurrë deri më sot nuk është distancuar nga krimet e luftës. Edhe kjo Serbi i Vuqiqit , ka një shoqëri dehumanizuese .Kësaj valleje të turpit historikisht i ka prirë SANU dhe Kisha Ortodoske Serbe. Serbia është një shtet I pavlerë, një shtet ku urrejtja ndaj shqiptarëve nuk ka pushuar së ekzistuari asnjëherë. Kjo urrejtje ndaj shqiptarëve kulmojë më luftë në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar nga Millosheviqi, I cili veprojë sipas mësimeve të famëkeqit, Milutin Garashaninit.Këta hapa është duke I ndjekur edhe pasardhësi I Millosheviqit, Aleksander Vuçiqi, I cili po e kërcënon Kosovën më luftë .

Ardhja në pushtet të Vuçiqit, ishte kthim në retorikën e viteve të 90-ta, të Serbisë të ultra nacionalizmit dhe shovenizmit më primitiv. Kur bota më hapa gjigantë po ecë përpara, Vuçiqi e ka shnçduar Serbinë në një vilajet të vetin të tragjedisë dhe të humbjes. Në fund të vitit 1980 të Millosheviqi për arkitekturë të pushtetit të përlyer më gjak, kishte zgjedhur të shënojë përvjetorin e një luftë të humbur më turqit në Gazimestan të vitit 1389. Në këtë tubim të shovenizmit serbomadh, Millosheviqi ju kishte premtuar popullit serbë ”së askush më nuk guxon të ju rrahë”.Përvjetori i fundit është mbajtur në Graqanicë .

Më shënimin e këtyre datave tragjike Vuçiqi, po e përkujton vendin nga I cili edhe fillojë shpërbërja më dhunë e ish-Jugosllavisë. Atëherë si radikal që ishte , ai kishte ëndërruar për Serbi të Madhe, të cilën ëndërr po dëshiron më realizuar më “botën serbe”. Serbia nuk po reformohet , dhe zor që do të kemi ecje përpara të dialogut moti të filluar, dhe normalizim të marrëdhënieve më Kosovën dhe më fqinjët tjerë në Ballkan. Ky nga viti në vit po krijon gjendje acaruese , po krijon gjendje të luftës në veri të Kosovës së bashku më Putinin. Muri i Berlinit ka rënë moti, e këta dy kriminelë të luftës, po krijojnë mure të reja në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit . Së a do të ndalën Putin dhe Vuçiq në këtë marshim lufte do të tregoj koha!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".