Gazeta Kosova Sot ishte arma e dytë mbështetëse në dorë të ushtarit të UÇK-së së bashku me pushkën në frontin e luftës

 Gazeta Kosova Sot ishte arma e dytë mbështetëse në dorë të ushtarit të UÇK-së së bashku me pushkën në frontin e luftës
 Gazeta Kosova Sot ishte arma e dytë mbështetëse në dorë të ushtarit të UÇK-së së bashku me pushkën në frontin e luftës

Hasan Preteni

  • 11 September 2023 - 07:32

Shkruan: Hasan Preteni

-Është përvjetor për tu krenuar. Me gazetën e juaj jam lidhur që nga faza e intervistimit të kandidatëve për të qenë pjesë e gazetës. Ishte 27 Qershori 1998 kur e shoqërova një familjar timin i cili konkurronte për të qenë korrespodent nga Mitrovica ( tani i ndjeri Hysni Syla) Më 29 Qershor u bëra pjesë e UÇK-së në Shalën e Bajgores. Gazeta filloi daljen shumë shpejtë, ishte tani dëshmori Elez Peci ( atëherë vozitës autobusi) i cili për çdo ditë me autobusin e mesditës më sillte gazetën-pa pagesë. Ishte edhe gazetari Hysni Syla i cili i bëri disa shkrime nga tereni. Pas luftës, me ri daljen e saj, vazhdova të jem lexues i rregullt i saj. Burimi kryesor i informacionit Kosova Sot ishte baza e informimit.

Në verën e vitit 2006 u emërova Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsionit, sa për koincidencë intervistën e parë e kisha me gazetarët Ilir Krasniqi dhe Syl Ahmeti. Shoqërimi ishte i dyanshëm, e lexoja për tu informuar por bashkëpunoja edhe shumë shpesh në informimin e publikut për punën e Agjencisë dhe për problemet e përgjithshme në luftën kundër korrupsionit. Për Kosova Sot për 10 vite u prononcova rreth 150 herë. Është keq që kjo gazetë tani nuk mundë të “ kontaktohet” edhe fizikisht. Portalet dhe konkurrenca mediale po e bënë të veten. Uroj themeluesit, financuesit, gazetarët dhe të gjithë ata që kontribuan dhe po vazhdojnë të kontribuojnë në informimin real të publikut. Urime 25 vjetori i punës dhe uroj edhe shumë përvjetorë të tjerë.

(Kosova Sot Online)