Evropa po dështon, fati final i dialogut dhe marrëveshjes Kosovë Serbi në dorë të Amerikës

Evropa po dështon, fati final i dialogut dhe marrëveshjes Kosovë Serbi në dorë të Amerikës
Evropa po dështon, fati final i dialogut dhe marrëveshjes Kosovë Serbi në dorë të Amerikës

Hajrullah Ternava

  • 31 October 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve për pajtimin e Serbisë dhe të Kosovës tani po zgjat mjaft gjatë. Edhe që u arrit një marrëveshje pajtimi në Ohër, megjithatë realizimi i kësaj marrëveshje u stërzgjatë dhe sipas zhvillimeve ka dyshime nëse do të realizohet apo dështon ajo marrëveshje. Vetë Aleksandër Vuçiqi qe disa herë po e thotë haptas se kurrë s’kemi për ta njohur pavarësi e Kosovës dhe anëtarësimin e saje në institucione tjera ndërkombëtare dhe në OKB. Prandaj, tani faktori ndërkombëtar kur i dëgjon këto fjale nga ky kryetar, atëherë kërkohet që të ndryshohen politikat ndaj Serbisë dhe tani ndërmjetësimin ta ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Shtetet e BE-së me këtë ndërmjetësim të deritashëm nuk po arrijnë që ta kurorëzojnë qëllimin e tyre të njohjes reciproke. Nga këto rrethana rrolin e ndërmjetësimit duhet ta merr Amerika dhe me bisedime me këto dy shtete t’iu ofroj vendimet „merr ose lere“ që këto bisedime të zgjasin sa më shkurt dhe njëherë e përgjithmonë të vjen deri te pajtimi dhe këto, por edhe tjerat shtete të Ballkanit t’iu bashkëngjiten shteteve të BE-së, prandaj një plan i tillë do të ishte mundësia e fundit, si ultimatumi i liderëve të BE-së adresuar Prishtinës dhe Beogradit për tejkalim të mospajtimeve lidhur me arritjen e marrëveshjes finale, test për seriozitetin e BE-së, që ta detyrojnë palën tjetër, në këtë rast Beogradin, që ta pranoj dhe nënshkruan pa parakushte marrëveshjen në pako dhe të fillon së zbatuari atë, derisa Prishtina është shprehur e gatshme që pas aktit të nënshkrimit nga Serbia, dhe të fillojnë edhe procedurat për Asociacioni, një nivel vetë menaxhimi dhe administrimi nga ajo bashkësi e komunave me shumicë serbe.

BE po kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatim të marrëveshjeve, derisa duket ashiqare që Vuçiqit qëllimisht i ka shpallur zgjedhjet në Serbi, për datën 17 dhjetor, në mënyrë që të blej kohë për të ju shmangur presionit politike diplomatik rreth nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes, duke kalkuluar edhe në ri reshtim të ri politik në serbi pas zgjedhjeve të fundvitit. Ndryshe, diskutimet e zhvilluara gjatë dy ditëve në kryeqendrën evropiane- Bruksel, kanë rezultuar me një dokument me konkluzione, ku përmendet edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe raportet Kosovë – Serbi. Liderët evropianë kanë miratuar konkluzat parmes të cilave deklaruar se nga Kurti dhe Vuçiqi kanë marrë zotimet se do t'i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, dhe ato duhet të zbatohen pa kushtëzime dhe pa vonesë.

Takimi dyditor i liderëve evropianë në kuadër të Samitit të Këshillit Evropian ka nxjerrë një varg konkluzionesh, ku në mesin e tyre kanë zënë vend të rëndësishëm raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Në dokumentin e publikuar nga BE-ja bëhet e ditur se vendet anëtare dënojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kërkojnë nga palët uljen e tensioneve por edhe kapjen dhe dënimin e organizatorëve të sulmit terrorist, barrë kjo e cila i ngarkohet Serbisë, për të krijuar edhe atmosferë tolerante dhe stabile të organizimit të zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës.. “Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023.

Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe nxirren shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm. Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshëm për deeskalim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në deeskalim do të ketë pasoja”. Vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media ka folur për atë se çfarë liderët kanë kërkuar të enjten nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. “Patëm një mesazh për të dy liderët se çfarë presim nga ta dhe çka ajo presim është që të implemetojnë marrëveshjet. Asociacioni është një element i rëndësishëm, jo i vetmi, por është i rëndësishëm që të implementohet, pika e parë. Elementi më i rëndësishëm, dhe kjo u bë e qartë nga liderë të ndryshëm sot në takimin e Këshillit Evropian, është fakti se të dy liderët në praninë e përfaqësuesve evropianë, bënë shumë të qartë qëllimin e tyre për të implementuar këto marrëveshje”, citohet të ketë deklaruar Michel.

Edhe pse pa epilog pozitiv të prekshëm, pozitiv e ka vlerësuar takimin e fundit më ndërmjetësim mes Kurtit e Vuçiqit edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas të cilit Kurti e Vuçiqi janë zotuar se do t'i zbatojnë marrëveshjet. “Tash kemi deklarime nga Kurti dhe nga Vuçiqi se ata do të ndërmarrin vendime të cilat janë pjesë e dokumenteve të ndryshme në të cilat kemi punuar, Marrëveshjen bazike, atë të Ohrit dhe tash konceptin dhe draftin konkret për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Kjo është thënë qartë dhe kjo është me rëndësi. Tash do të shohim se si kjo do të zbatohet”. Pra, mbetet akoma hapësirë e madhe që presioni diplomatik të vazhdon mbi palët pasi që Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pavarësisht hapit pozitiv të zhvillimit të takimit të fundit, ka deklaruar se nuk është arritur pajtim për zbatimin e marrëveshjeve për shkak se, siç tha ai, pengesa vjen prej parakushteve që palët kanë vendosur. Marr në tërësi ndërkombëtarët që deri tani i kanë ndërmjetësuar këto dy shtete deri me tani, duhet ta kenë parasysh sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.

Sulmi i tillë ka mundur me i përfshi shumë shtete tjera në një luftë të përgjithshme ballkanike që do të kishte pasoja të mëdha, dhe ky sulm duhet ti vetëdijeso shtetet e BE-së, sidomos Amerikën e duke i pasur parasysh politikat serbe të kamotshme që shumë lufta botërore janë nisur po nga ky shtet. Ndërmjetësimit duhet ti prij Amerika për një pajtim të mundshëm, me qëndrimet sikur u shpjeguan më lartë, sepse Serbia njihet si shtet me të kaluarat e saja konfliktuoze dhe shkaktare e shumë luftërave tjera e sidomos të shkatërrimit të Jugosllavisë, që deri me tani i ka kuptua sjelljet e buta të evropianëve. Në këtë pikëpamje duhet të ndryshohet politika e ndërmjetësimit ndaj këtij shteti sepse vetë rasti e sulmit terrorist ndaj shtetit të Kosovës i ka plotësuar kushtet e një bombardimi të ri nga NATO, sepse KFOR është garantues i sovranitetit të Kosovës, e kur shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar me njisi paramilitare-ushtarake të stërvitura gjate, e sulmon Kosovën në prani të këtyre forcave ndërkombëtare që e garantojnë sovranitetin e Kosovës, edhe politikat ndërmjetësuese të ndërkombëtarëve duhet të ndryshohen dhe të jenë më të ashpra për qëllimet e një pajtimi të patjetër mes këtyre dy shteteve duke iu përmbajtur kushtit që u përmend më lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".