Lufta në Ballkan është e pa shmangshme?!

Lufta në Ballkan është e pa shmangshme?!
Lufta në Ballkan është e pa shmangshme?!

Muhamet Kelmendi

  • 31 October 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia është në rrugën e bashkimit të botës serbe në një shtet. Natyrisht se për këtë po vepron shteti serb, sipas taktikës ruse, duke organizuar aksione nga vendasit kundër shtetit, siç bënë në Ukrainë dhe në Banjskë të Kosovës, në mënyrë që të del se populli po vepron kundër shtetit.

- Serbia e madhe e vendosur në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1913 dhe në atë të Versajit, humbi në fund të shekullit XX. Tash janë vënë në veprim masat terroriste dhe militantizmi serbomadh me ndihmën ruso-kineze për bashkimin e atyre pjesëve me shtetin serb. Ky pikësynim është në veprim. Aksione agresive terroriste priten të kryhen nga shteti serb përsëri në Kosovë, në vendet ku ka serb, në Bosnje e Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Këto shtete synon Serbia t'i ripushtoj. Këto shtete i kishin caktuar Fuqitë e Mëdha dhe fituesit e Luftës së Parë Botërore nën sundimin serb. Me këtë ideologji dhe me përkrahjen ruso-kineze udhëhiqet tash klika e Beogradit në krijimin e Serbisë së madhe. Dushan Janjic deklaroi: " Ndërkombëtaret duhet të jenë prezent në rajon për menaxhimin e situatës pasi ka indikacione për një seri incidentesh dhe jo vetëm në Kosovë". Ky paralajmërim tregon se Serbia ka përgatitur grupe të armatosura për të vepruar në republikat e Ballkanit Perëndimor.

Me qëllim që të ribashkohet "toka serbe" në një shtet priten aksione terroriste në Kosovë në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky është gjithashtu edhe pikësynimi rus për krijimin e një fronti të ri të luftës në Ballkanin Perëndimor. Vizita e neo millosheviçit Vuçiq në Kinë dhe takimet atje me Presidentin kinez Xi dhe Presidentin rus Putin këtu na qon. Kjo është formë e krijimit të sistemit të ri botëror. E ky sistem është deklaruar nga Putin dhe Xi. Aksionet e ndërmarra këtë pikësynim e kanë. Veç Ukrainës, kërkohet të zgjerohet lufta në Lindje të Afërt dhe të hapet fronti i ri i luftës në Ballkan. Këto i ndihmojnë ruso-kinezëve në ndërtimin e sistemit të ri botëror. Çfarë është ai sistem? Këtu nuk ka shumë mendime. Sistemi Autokratik i lindjes kundër Sistemit Demokratik të Perëndimit. Bota kështu po merr një formë të re.

Në Ballkan është në Sistem Autokratik vetëm Serbia. Lufta midis dy borërave do të jetë e ashpër. Ajo do të bëjë shumë gjakderdhje. Popujt do të humbin shumë. Përgjakja do të kaploj disa kontinente të botës. Në këtë kuadër është edhe Ballkani. Këtu ka pretendime nacional fashiste serbe të ndërlidhura me sistemin e ri autokratik ruso - kinez. Flakë do të merr Ballkani. E në këtë luftë do të digjen shumë popuj. Edhe shteti serb dhe shtetet që synojnë këtë sistem autokratik dhe diktatorial në botë nuk shpëtojnë. Demokracia liberale nuk do të humb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".