Argumentim me fakte: Kështu përputhen interesat e opozitës me interesat kriminale të shtetit serb dhe të Vuçiqit

Argumentim me fakte: Kështu përputhen interesat e opozitës me interesat kriminale të shtetit serb dhe të Vuçiqit
Argumentim me fakte: Kështu përputhen interesat e opozitës me interesat kriminale të shtetit serb dhe të Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 31 October 2023 - 07:51

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Çdo ditë e më shumë dhe më fortësisht, po vërtetohet që politika e Kurtit, e zonjës Osmani me ekipet e tyre të punës dhe këshillëdhënësit e tyre, është një politikë largpamëse, e vendosur, që nuk nënshtrohet, që punon vetëm për interesin e shtetit dhe që din edhe të jetë fleksibile, atëherë kur duhet të jetë, në kufijtë e asaj që nuk e dëmton shtetin e Kosovës.

-Po i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, veprimet e qeverisë, të opozitës, të analistëve por edhe të palës serbe.

Është shumë interesant, që çdo ditë po më vërtetohet edhe më shumë që strategjia dhe interesat e opozitës përputhen shumë me strategjinë dhe interesat e Serbisë dhe Vuçiqit.

Po ua argumentoj me fakte:

U zbuluan gjerësisht bashkëpunimi në krimin e organizuar dhe shpëlarjen e parave nëpërmes ndërtimeve të ndërtesave, si në Kosovë ashtu madje edhe në Malin e Zi, krejt kjo e bërë në bashkëpunim me Radoiçiqin. Nuk e dëgjuam asnjë zë përkrahës nga opozita për ta ndihmuar luftën e qeverisë dhe presidencës që po bënë për ta mbrojtur shtetin tonë, përkundrazi, po bllokohen qindra miliona euro donacione nga jashtë duke u bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Ashtu sikur Serbia, që po përdorë kishat e manastiret, shkollat a spitalet, ambulancat, barnat e ushqimet, policinë paralele etje, në të njëjtën mënyrë edhe opozita po prekë pikërisht në këto pika, duke organizuar herë sindikatat e arsimit( që prek në fëmijët ) herë sindikatat e shëndetësisë( që prekë në shëndetin e popullatës) e herë sindikatat e policisë( që prekë në sigurinë e shtetit ) e veteranët e UÇK së ( që prekë në më të shtrenjtën e më të ndjeshmen për popullin), e së fundmi me minatorët e Trepçës ( një simbol i rezistencës në kohën e ish presidentit Rugova.

Pra të dy palët, Serbia e Vuçiqit e krimineli Radoiçiq në të njëjtën mënyrë po prekin në pikat e ndjeshme të dinjitetit dhe humanizmit të një populli, në mënyrë që për terrorizmin e tyre fshihen prapa fëmijëve, grave, të sëmurëve, minatorëve, mësuesve, policëve e kujt jo.

Në çdo rast, populli nuk po manipulohet edhe pse disa individ shpitë këqijtë nëpër disa sektorë ta caktuare po bëhen mjet pune të bartur mbeturinat e Vuçiqit dhe opozitës kosovare.

Politizimi dhe ndarja e qëllimshme maje edhe tek niveli më i lart i sigurisë së shtetit, siç është njësia speciale e policisë së Kosovës, një njësi që ka qenë dhe është hale në sy për kriminelët në veri pore edhe për Serbinë e Vuçiqin, dhe me vite Serbia është duke kërkuar largimin e aj nga veriu i Kosovës, tregon se opozita po tenton shkatërrimin e shtetit, duke shti ndarje pikërisht aty ku është koka e sigurisë.

Nuk është e rastësishme që pikërisht tani kur Kosova ka më së shumti nevojë për njësite speciale e për respekt për Trepçën dhe punën atje, te dyja këto aspekte po atakohen. Koordinimi Serbi Opozitë e Kosovës është fatkeqësisht brilant.

Z. Kurti nuk është njeriu që shantazhohet, andaj e di që ashtu siç u turpëruan sindikatat e arsimit do të marrohen edhe disa individ të njësisë speciale e disa që po ngujohen nëpër miniera, duke luajtur lojën e viktimës, ku me vetëdije apo jo, janë duke i ndihmuar Vuçiqit, unë besoj kë vetëdije të plotë po punojnë në këtë aspekt.

Edhe iniciativat për të shkaktuar ndarje ndërfetare e ateizëm në Kosovë, janë të organizuara në të njëjtën kohë dhe pikërisht për shërbim ndaj Vuçiqit. Pra në vend të manastireve në Kosovë u përdor një grup njerëzish që përnjëherë doli dhe kërkoj që njerëzit të dorëzojnë njerëzinë dhe besimin e vetë në zot, sepse disa qenie jo njerëzore po besonin që ajo është rruga e drejtë.

Unë besoj shumë që njerëzit që shantazhojnë policinë e Kosovës, duhet të largohen automatikisht nga ajo polici, edhe nëse kemi të bëjmë me njeriun më të aftë të njësive speciale, sepse aftësia nuk do të thotë besueshmëri. Pra një polic i cili manipulohet nga politika, aj nuk e ka vendin në polici, sepse ai është i krymt, dhe ashtu siç shitet te politika mundet të shitet edhe tek armiku, pra Serbia. Për mua, ata njerëz që qëndrojnë prapa këtyre protestave të parashikuara për të enjten nuk janë më të besueshëm, dhe policia do pastrohej nëse ata largohen.

Sa i përket minatorëve, unë besoj që ata duhet të largohen nga aty, deshën apo s’deshën, sepse tani është koha e luftës që po bëhet me Serbinë e jo koha e akteve që largojnë vëmendjen nga esencialja.

Qeveria në të ardhmen duhet të jetë një hap përpara sa i përket pagesave të pagave e jo të ndanë para për Trepçën dhe ti paguan pagat tek pasi që të kërcënohet me grevë. Edhe për policinë, këtë hapin që e bëri për shtesat do duhej ta bënte më herët e jo pasi që ndodhi sulmi në Banjskë.

Njerëzit që punojnë në polici, duhet domosdoshmërish të kenë edhe sigurimin shëndetësorë edhe sigurimin për jetën, kjo është imperativ i kohës sidomos në Kosovë ku lufta me Serbinë dhe krimin në veri nuk ka përfunduar ende, në realitet veq sa po fillon faza e dytë e përfundimtare.

Unë e dëgjova edhe një deklaratë të Vuçiqit, ku aj thotë që" Kurti nuk do ta ketë më mundësinë të paraqet dokumente për nënshkrim para emisarëve në dialog, siç bëri herën e fundit" dhe shtoi se senatori Mendez është në burg a se di ku për korrupsion dhe se shqiptarët po kanë çdo ditë me pak miq në SHBA. Kjo deklaratë vjen pasi që aleati i Vuçiqit z. Grenell dhe Putin Rama Trump vizitoj Beogradin, që do të thotë se eksiton plani i këtij katërkëndëshi i cili koordinohet përmes Grenellit. Kjo deklaratë duhet të analizohet thelle, se bashku me deklaratën e Makronit për vizat. Franca është një shtet mik i Kosovës, atë nuk duhet ta harrojmë, por e dimë që vizat mundet ti ndal vetëm një shpërthim i luftës në Ballkan. A ka presidenti Makron informata të tilla është vështirë të them, por dyshoj që po. Deklarata e Vuçiqit gjithashtu qon në këtë drejtim, përndryshe nuk ekziston ndonjë mundësi tjetër përveç luftës, që të fundosen edhe marrëveshja e Brukseli, edhe ajo e Ohrit edhe ajo e BE-së për vetë menaxhimin.

Dhe në funde, e përgëzoj policinë e Kosovës për hapjen e hetimeve ndaj grupit të Prizrenit për cenim të sigurisë në vend, por besoj që këtij hetimi duhet të ju bashkëngjiten edhe disa moderator si Sadriu, e televizione që po ju japin hapësirë luftë nxitësve e tru shpërlarësve, për të mos thënë idiotëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".