Lexoni edhe:
Serbia synon ndërtimin e mbretërisë famëkeqe të historisë së Karagjorgjeviqve
Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri
Kërkesa apo mesazhi i dhënë nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, z. Hovenier në adresë të qeverisë së Kosovës për të filluar procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili do të jetë konformë ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, qëndrim ky nga amerikanët që nuk është i sotshëm , por që nga fillimi , do të duhej të ishte sinjal për Qeverinë e Kosovës që të filloj pa humbur kohë në përmbushje të këtij obligim ndërkombëtar që ka marrë Kosova dhe që është pranuar edhe nga kjo qeveri me marrëveshjen e Brukselit e më pas edhe më atë të Ohrit.
-Përmbushja e kësaj pike të marrëveshjes nga ana e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me aleatët tanë politik e strategjik, siç janë SHBA-t, do të ishte një hap I mirë për ta rikthyer besimin dhe sanimin e raporteve aleatët tanë, e po ashtu do të ishte një hap I madh që do të vlerësohej edhe nga Brukseli në raport të heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ku vendi i ynë më nuk do të konsiderohej si destruktiv në procesin e dialogut me Serbinë për mos përmbushje të obligimeve që dalin nga marrëveshjet nga ky proces.
Serbia synon ndërtimin e mbretërisë famëkeqe të historisë së KaragjorgjeviqveLexoni edhe:
Përtej kësaj, me themelimin e AKS-së nga ana e Kosovës, i gjithë presioni nga Beukseli dhe Uashingtoni do të kthehej tek Serbia e cila siç po deklaron Beogradi zyrtar se nuk është i gatshëm që të përmbush disa nga pikat kyçe të marrëveshjes së fundit të arritur me Kosovën dhe po ashtu do të krijonte një hapësirë të nevojshme faktorit ndërkombëtar që nga Serbia të kërkonin llogari për sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës, e që në fakt është edhe sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës, e që ishte i sponsorizuar dhe përkrahu në të gjitha format nga shteti serb.
Me një fjalë, fillimi I procesit të krijimit të AKS-së nga ana e Kosovës, do të bënte që Kosova të ishte në një situatë shumë të favorshme edhe në vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë, dhe po ashtu do të krijonte një perspektivë më të mirë për Kosovën që të merr përkrahje edhe në proceset e anëtarësimeve siç është këshilli i Evropës, por do të krijonte jo vetëm një imazh pozitiv në rrafshin ndërkombëtar, por do të ishte edhe sinjal i mirë për shtetet mos njohës, sidomos të pesëshes së BE që ta ndryshonin qëndrimin e tyre në raport me njohjen e shtetit të Kosovës. Me formimin e AKS-së ne jemi më afër anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, më afër integrimeve në BE, në NATO dhe rruga drejtë anëtarësimit edhe në OKB, do të jetë shumë më e lehtë. Andaj qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri Kurti duhet që të reflektoj dhe duhet ti marrë parasysh mesazhet që vijnë nga SHBA-ja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".