Serbia synon ndërtimin e mbretërisë famëkeqe të historisë së Karagjorgjeviqve

Serbia synon ndërtimin e mbretërisë famëkeqe të historisë së Karagjorgjeviqve
Serbia synon ndërtimin e mbretërisë famëkeqe të historisë së Karagjorgjeviqve

Muhamet Kelmendi

  • 03 November 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Krimineli Vuçiq njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin dhe në Uashington. E dinë se Beogradi mbanë përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan. Tash për të përfituar në kohë u pacaktuar nga krimineli Vuçiq zgjedhjet për 17 dhjetor. Kjo është një formë e ikjes nga dialogu dhe përgjegjësia ndaj BE-së dhe paqes e sigurisë. Pas agresionit terrorist të 24 shtatorit, edhe pse përgjegjësinë e morri Milan Radojçiq, duket se Serbia do të vazhdon rrugën e njëjtë terroriste. Priten aksione tjera kriminale e terroriste.

-Serbia nuk është e interesuar në zgjidhjen e raporteve me Kosovën. Për më tepër, me ideologjinë e botës serbe, po punon me forca të shumëfishuara për të realizuar atë qëllimin serbomadh. Përveç militarizimit të masave, duke zhvilluar një propagande intensive raciste kundër çdo kujt, veçanërisht shqiptareve, është edhe e armatosur shumë, duke u bërë superfuqi në Ballkan. Me ideologjinë e bashkimit të çdo territori të ndarë nga shteti serb në vitet e 90-t të shekullit të shkuar, ndërmerren edhe masa të karakterit terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Serbia po ikë nga përgjegjësia kundruall UE-së dhe SHBA-ve. Nuk ka për qellim pranimin e marrëveshjes së arritur me Kosovën në Bruksel dhe në Ohër. Nuk i intereson fare zgjidhje e raporteve shqiptaro-serbe. Për Serbinë është Kosova "tokë" serbe dhe që me çdo kusht, edhe me luftë, duhet të ripushtohet. Ne Kushtetutën serbe është Republika e Kosovës pjesë e Serbisë. Këtë Kushtetute nuk po e ndryshon. Po mbrohet me fanatizëm. Me ideologjinë nacional raciste edhe u deklarua krimineli serbomadh Vuçiq në Bruksel. Ai tha:

1. Serbia kurrë nuk e pranon Kosovën në shtet. 2. Kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe 3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe integritetin e Kosovës. Me qartë se këto qëndrime politike të botës serbe nuk ka ku shkon. UE dhe SHBA-te e dine se ku është shkaku i konflikteve me Kosovën. E dinë se Serbia është shtet raciste dhe tipik luftënxitës e me ideologji fashiste.

Krimineli Vuçiq njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin dhe në Uashington. E dinë se Beogradi mbanë përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan. Tash për të përfituar në kohë u pacaktuar nga krimineli Vuçiq zgjedhjet për 17 dhjetor. Kjo është një formë e ikjes nga dialogu dhe përgjegjësia ndaj BE-së dhe paqes e sigurisë. Pas agresionit terrorist të 24 shtatorit, edhe pse përgjegjësinë e morri Milan Radojçiq, duket se Serbia do të vazhdon rrugën e njëjtë terroriste. Priten aksione tjera kriminale e terroriste. Kjo ndalohet vetëm me masa konkrete ndaj shtetit serb. Pa e vu nën sanksione dhe pa e parë shteti serb forcën, nuk ndalet nga agresioni terrorist shteti serb. Serbia e njeh vetëm forcën. Ne te kundërtën, do të vazhdon me ideologji të botës serbe dhe me masa terroriste për të krijuar shtetin e madh serb. Serbia nuk ndalet nga qëllimet me lutje dhe me përdhelje. Ky shtet nuk ndalet pa e ripushtuar Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut. Serbia ndalet vetëm me forcë.

Pikësynimi i Serbisë është: Ndërtimi i mbretërisë se Jugosllavisë se Karagjorgjeviqëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".