Njohja de fakto e shpëton Kosovën, përkatësisht Ballkanin nga lufta e tretë botërore
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
-E, jo nuk është kurrfarë “katastrofe” as për Kosovën e as për Serbinë, por një kompromis politik, që shpie drejt përshpejtimit të normalizimit të marrëdhënieve reciproke dhe paqësore mes këtyre dy shteteve të pavarura ballkanike, në frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, se problemet politike ndërkombëtare zgjidhen vetëm me kompromis politik dhe me dialog a multidialog demokratik dhe paqësor, jo me luftë, me terror dhe me gjenocid, ashtu siç veproi Serbia e Slobodan Milosheviqit në vitet ’90 të shekullit XX, e cila për t’i zgjeruar kufijtë territorialë të Serbisë së Madhe (Velika Srbija) kreu 3 (tri) gjenocide: në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999). Dhe, për çudi, OKB-ja ende nuk ka sanksionuar këto 3 gjenoide të Serbisë agresore pushtuese fashistoide!?
Mirëpo, një “amnistim” i këtillë absurd juridik ndërkombëtar paraqet rrezik që, Serbia të vazhdojë me përsëritjen e luftërave të saj gjenocidale ndaj fqinjve të saj në Ballkan, posaçërisht ndaj Kosovës. Këtë logjikë të forcës së militarizimit serbomadh, tanimë e dëshmon edhe mbështetja e Rusisë së Vladimir Putinit, që po e mbështet Srbinë në rastin e Kosovës, me qëllim që të krijojë kaos dhe përplasje në sistemin e bashkëpunimit, të qëndrueshmërisë, të sigurisë dhe të paqesë ndërkombëtare.
2. Me “njohjen de facto”, Kosova nuk humbas asgjë, por pikësëpari shmang luftën me Serbinë.Pra, luftën e tretë botërore. Kjo do të ishte fitorja për të dy palët në konflikt, jo vetëm për Serbinë. Thjesht, Plani Frango-Gjerman (1972), “NJOHJA DE FACTO” e Kosovës, i mbështetur nga Qeveria e Kosovës së kryeministrit Albin Kurti, nga BE-ja, nga Amerika dhe nga NATO-ja, e shpëtojnë Ballkanin nga djegjja në “fuçinë e barutit” dhe të dronëve të Rusisë së Putinit.
Këtë projekt evropiano-amerikan të “njohjes de fakto”, (sot, më 2 nëntor 2023) e provoi edhe vlerësimi i peshuar gjithanshmërisht politiko-juridik, filozofik, demokratik dhe paqësor i Natasha Kandiqit (kryetare e Fondit të së Drejtës Humanitare në Beograd, dhe luftëtare e guximshme e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Beograd) , duke pohuar se, do të ishte “guri themeltar” për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes Serbisë dhe Kosovës: “The de facto recognition of Kosovo is the cornerstone of good neighborly .It is important that in Serbia,the public and political discourse moves away from using language of hatred- so-called state of Kosovo, so-called Prime Minister, so-called Albanians...” (Kandiq: Njohja de-fakto gur themel për raportin Kosovë-Serbi)
3.Pikësëpari, këtë fakt duhet ta mbajnë parasysh analistët dhe liderët politikë ekstremistë dhe ultranacionalistë serbomëdhenj në krye me presidentin e tyre, Aleksandër Vuçiq dhe me Kishën Ortodokse Serbe, e cila që tani (sipas traditës së politikës së saj gjenocidale për shfarosjen e shqiptarëve, sidomos që nga Kongresi i Berlinit 1878), më 24 shtator 2023 ka vënë në “shërbim të vullnetit të mirë” Manastirin Banjska të komunës së Mitrovicës, si dhe të gjitha manastiret e kishat e tjera për grumbullimin e fshehtë të armëve dhe të arsenalit ushtarak, si dhe të terroristëve policorë, paramilitarë e militarë, me qëllim të organizimit dhe të ngritjes në kryengritje të minoritet serb në Kosovë për të masakruar shqiptarë dhe për të djegur shtetin e pavarur dhe sovran të shqiptarëve (17 shkurt 2008).
Këtë ndërhyrje agresioni të datës 24 shtator 2023, e denoncoi qeveria e Kosovës, Parlamenti Evropian,BE-ja, NATO-ja, Amerika etj.Mirëpo, de fakto dhe de jure Serbia ende nuk është penalizuar nga OKB-ja sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, sepse në mënyrë flagrante ka shkelur normat, rregullat dhe parimet e tyre juridike ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.
4. Thjesht, me një fjalë, njohja de fakto e Kosovës, do të thotë se, Serbia (një ditë), do të heqë dorë nga kursi i politikës së forcës, i militarizmit dhe i imperializmit kolonial ndaj Kosovës, si dhe ndaj vendeve të tjera fqinje.
5. Diskursi i një politike të tillë, që Serbia në mënyrë paqësore, t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, krijon kushte dhe mundësi reale që dialogu demokratik, paqja, stabiliteti, siguria dhe mirëqenie ta kenë fjalën krysore në ndërtimin e koekzistencës paqësore, jo vetëm në kuptimin rajonal ballkanik (mes Kosovës dhe Serbisë), por edhe në atë evropian ndërkombëtar në të gjitha kontinentet botërore.
6. Ndryshe, nëse Serbia dëgjon tiradat e deritashme nacionalshoviniste dhe fashiste me fundament kolonialist dhe hegjemonist antishqiptar se presidenti Aleksandër Vuçiq : “ (1) As de fakto e as de jure nuk do ta njohë Kosovën; (2) As Anëtarësimin e Kosovës në OKB, (3) As njohjen e integritetit territorial të Kosovës”, atëherë nuk mund të ketë kurrëfarë kompromisi paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës. Nuk mund të ketë kurrfarë Serbie në BE, sepse me bllokimin dhe me izolimin e Kosovës, Serbia njëkohësisht, do të ndërpriste edhe zhvillimin ekonomik, politik, tretgtar, kulturor, financiar, integrues… etj. të BE-së me Ballkanin.
Beogradi nuk është i obligueshաm ta njohë Kosovën, por të bëjë paqe, PO !!!
Në kuptimin e së drejtës publike ndërkombëtare e as sipas Kartës së OKB-së, Serbia (dhe jo vetëm Serbia) nuk është e obliguar ta njohë as de fakto e as de jure Republikën e Kosovës, sepse një akt i tillë është i vullnetshëm, jo i detyrueshëm juridikisht nga ana bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është çështje vetëm e Serbisë, e askujt tjetër.
Mirëpo, nëse Serbia e ka kusht nga BE-ja, që ta njohë Kosovën, nëse dëshiron t’i bashkohet këtij institucioni të integruar eropian demokratik e paqësor, atëherë për fatin e vet, duhet të vendosë Beogradi, jo Prishtina e askush tjetër. Thjesht, nëse Beogradi zyrtar ka interesa të veta, Serbia do ta njohjë Republikën e Kosovës, Ndryshe, nëse politikës dhe diplomacisë së Serbisë i ka ngelur “akrepi i orës allaturka” në vjeshtën e vitit 1912, kur me shpatë e hanxhar, me spastrim etnik, me ankesim dhe me kolonizim gjenocidal e pati pushtuar Kosovën, atëherë le t’ia bëjë qejfin veti, sipas matematikës së gabuar politike, se gjoja një ditë , duke përdorur forcën dhe agresionin, do ta rikthejë koloninë e saj 100-vjeçare nën ombrellën e kolonialzimit imperialist të saj. Por, kjo ëndërr trishtuese e çmednurisë kolektive serbe, nuk ka më asnjë shans, që të rishfaqet në trevat e Kosovës së çliruar, të pavarur dhe sovrane, të cilën e kanë njohur më se 140 shtete të OKB-së.
Njohja “de facto” e Kosovës nga Serbia sipas modelit të dy gjermanive (1972) nuk e cenon pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!
Madje, vështruar në planin e politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare, njohja “ de facto” e Kosovës nga Beogradi, pa dyshim se do të ndikojë pozitivisht në ato shtete të OKB-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën në formën eksplicite (de fakto dhe de jure).
Me “shumarë” dhe me “tuxharë” nuk arrihet paqja mes Kosovës dhe Serbisë !
-Pavarësisht se çfarë ka deklaruar njëfarë “jurisiti” ( i cili qe 20 vjet në paqe ka kaliruar disa pozita të larta në pushtet, si “sheik” kolltukofagist dhe si “drveni avokat” i elitës politike, duke ua lëmuar “poturet politike” patricëve të tij mëhallorë, sepse prej vedimeve të tyre i varej kolltuku dhe karriera e tij personale etj.) nga Kosova, njohja de fakto, është në interesin e të dy palëve, jo vetëm të Serbisë. Siç ka deklaruar ai farë “taraku” ( “fryni era u çil taraba”…-verës i them dimër, e dimrit verë. Sipas motit, ktheje gëzofin). Këta farë “juristësh” e “politikanësh” të lartë të “shumarisë” e “tuxharisë” ia kanë futur Kosovës “Srspska Zajednicën”, që më 2013 dhe më 2015! –E tash “pallin” kinse “kuku Albini e bëri Zajedincën”! – Jo, Albini po e bën kompromosin politik të diktuar nga PLANI i BE-së dhe i mbështetur nga Amerika. Albini bëri atë të mundshmen, pranoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit (19 Mars 2023) sipas modelit evropian paqësor Makron-Sholc të dy gjermanive (1972), marrëvveshje kjo, që shmang luftën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht shmang luftën mids Amerikës dhe Evropës Perënidmore me Rusinë dhe me amalgamën e saj evro-lindore sllave.
Pra, mos i besoni se, gënjen ai “tuxhari i myftisë”, kur thotë se “ de fakto priznanje Kosova, u suštini je kolosalni srpski uspeh".!?
- Sheshit, “taraku i myftisë” ia ka “huqur 100% “ , sepse Amerika, BE-ja dhe NATO-ja e kanë propozuar dhe mbështetur “Njohjen de fakto” të Kosovës si kompromis të qëndrueshëm dhe jusitifikueshëm politik dhe diplomatik mes Serbisë dhe Kosovës.
Prandaj, nëse realizohet Plani evropian sipas modelit të dy gjermanive (1972), pikëspari, do të fitojë Kosova, BE-ja, Amerika, NATO-ja, se do të evitojnë një “luftë të tretë botërore”, të cilën, tanimë e kanë projektuar strategët dhe diplomatët ruso-serbë, sidomos nga pushtimi i Ukrainës (24 shkurt 2022), duke ëndërruar krijimin e njëfarë “bote serbe”,përkatësisht ruse në gjithë Ballkanin.
-Të gjithë, duhet ta kuptojnë dhe ta dinë si “në grurë të kuq”, s’ka më politikë përfituese provincialiste “lopët e mia më të mira në katund”, sepse kanë dalë në sipërfaqe(po veprojnë) sundimi i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë në Kosovë, duke herrur korrupsionin, padrejtësitë, oligarkët, antidemokratët, krimin, shfrytëzimin, nepotizmin, feudalët dhe feudet dhe hajnitë e tyre 30-vjeçare…etj. me vila, me “saraje” dhe me pasuri marramendëse, të pallogaritshme, që s’po ua mbajnë as xhirollgaritë e biznesit të tyre në bankat e Kosovës, por po i derdhin në xhirollogari të jashtme bankare të shteteve të ndryshme të Evropës.
Prandaj, këtyre “mendarëve sipranë” të politikës kolltukofagiste (me nga 5,10, 20 vjet në pozita të larta pushtetore të Kosovës, të cilët veten e quajnë “kadi” dhe “demokratë”, por që, asnjëherë deri më sot nuk e kanë konsultuar SOVRANIN qoftë për ndonjë REFERENDUM A PLEBISHIT, qoftë për Marrëveshjen e Rambujesë ( 23 shkurt 1999), qoftë për “Planin e Marti Ahtisarit, 2007”, qoftë për “Dialogun e Brukselit (2011-2023) apo qoftë për Gjykatën Speciale të Hagës, ku po gjykohen krerët e UÇK-së, përkatësisht liderët më të lartë politikë të ish-udhëheqjes së Republikës së Kosovës (Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi etj.)
Pra, këtyre farë “demokratëve”-shfrytëzuesve të popullit mos u besoni se, “bash nuk u ha palla” se, si Serbia, do ta njohë Kosovën, “de fakto” apo “de jure”, ngaqë këtyre nuk iu kërcënohen as “kolltukët e parapaguar”, as karriera perosnale e bërë me dekada e as biznesi dhe allishverishi me Serbinë. Përkundrazi, këta lutën ditë e natë, që Serbia të mos e njoh Kosovën as de fakto e as de jure, sepse është në interesin e tyre 30-vjeçar (1990-2023).
Sa më sipër, ne duam paqe,. zhvillim, integrim dhe përparim makroekonomik dhe gjeostrategjik në Ballkan sipas standardeve dhe axhendës së BE-së, përkatësisht sipas interesave strategjike, ekonomike, politike dhe tregtare të SHBA-së.
-Zoti e ndihmoftë dhe e bekoftë Amerikën dhe aleatërt e saj evropianoperëndimorë, që po bëjnë përpjekje maksimale për të vendosur mirëkptimin dhe paqen mes Serbisë dhe Kosovës, e cila është e mundshme, vetëm se, nevojitet që Amerika , BE-ja dhe NATO-ja, t’ia imponojnë Serbisë zbatimin e e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse çdo alternativë tjetër qoftë politike, diplomatike apo militariste, do të shpiente në thellimin e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".