Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese të jetë niveli i fundit i vendosjes për projekt- statutin mbi Asociacionin
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Se gjyqtarët dhe prokuroret janë duke e përkrahur indirekt krimin e organizuar, flet edhe afera që po shëtitet në gjyqësorin e Kosovës lidhur me abuzimin e madh të listave të veterënavë të UÇK-së.
Këta prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë qenë pjesëmarrës dhe të cilët janë aktualisht në këto seanca lidhur me abuzimin e listave të veteranëve, duhet urgjentisht të hetohen, sepse po vërehet shumë qartë se këta janë të korruptuar nga koka deri këmbët.
PSRK-ja dhe Ministria e Drejtësisë duhet të marrin masa urgjente për arrestimin e të gjithëve në aferën - VETERANET, e jo të luhet dhe harxhohen financat shtetërore duke vazhduar për të paguar edhe ata që janë nëpër lista, dhe nuk e kanë merituar ta kenë statusin përfituesit si kategori të luftës- veteran.
Me të drejtë tani edhe qytetari më i pa informuar do të ndalet dhe pyet se deri kur do të tolerohet e të luhet loja e pa fund me procesin gjyqësor për veteranët e luftës, një mega skandal që gjithë shoqërinë e ka alarmuar, për mënyrën se si është abuzuar dhe janë fryrë ato lista duke u pesëfishuar ato shifra dhe abuzuar buxhetin. Ka vite që kjo aferë është duke vazhduar, duke luajtur lojën e zhvlerësimit dhe devalvimit të fakteve në mënyrë që aktorët e kësaj afere ti shpëtojnë llogaridhënies dhe ndëshkimit. Nga seanca në seancë po luhet loja e mungesës së individëve të ndryshëm dhe po shtyhet mbajtja e tyre. Kështu vazhdon loja e pa fund, herë mungon avokati, herë i akuzuari e herë një gjyqtar apo prokurorë dhe kështu lënda amortizohet në kohë, pasi që ky rast është kthyer në rigjykim duke nxjerrë në bankën e të akuzuarve anëtarët e komisionit që kanë bërë vlerësimin e aplikacioneve për veteranët.
Historia e lojës me shtyrjen e seancave të kësaj afere është shumë skandaloze dhe e dizajnuar për një proces të dështuar. Ndryshe, seanca e 16 dhjetorit të vitit 2022 kishte dështuar në mungesë të të akuzuarve Fazliu dhe Elezaj, ndërsa ajo e 15 marsit të vitit 2023, ishte anuluar me kërkesë të prokurorit Valdet Gashi. Seanca e 15 qershorit 2023, kishte dështuar për shkak se të akuzuarit Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Xhavit Jashari, nuk kishin angazhuar avokatë. Kurse, seanca e 18 shtatorit 2023 është anuluar për shkak se prokurori Valdet Gashi ishte në udhëtim zyrtar. Ndërsa, ajo e 28 shtatorit 2023 dështoi në mungesë të të akuzuarit Shukri Buja. Pra ashiqare shihet një dizajnim I paramenduar për një epilog të dështuar, dhe krejt kjo ndodhë ashiqare, sikur nuk po ndodhë asgjë, para syve të KGJK-s dhe KPK-s. Sikur që dihet, ky proces ka një rrugëtim super të stërzgjatur. Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.
Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar 2021. Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019. Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.
Njohja de fakto e shpëton Kosovën, përkatësisht Ballkanin nga lufta e tretë botërore Lexoni edhe:
Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast. Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës. Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale. Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro. Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".