Gjykata Kushtetuese të jetë niveli i fundit i vendosjes për projekt- statutin mbi Asociacionin

Gjykata Kushtetuese të jetë niveli i fundit i vendosjes për projekt- statutin mbi Asociacionin
Gjykata Kushtetuese të jetë niveli i fundit i vendosjes për projekt- statutin mbi Asociacionin

Muhamet Kelmendi

  • 05 November 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në fakt, ky projektstatut i Asociacionit kurrsesi pa verdikt të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk duhet të bëhet i plotfuqishëm. Ka shumë çështje që duhet analizuar dhe marrë qëndrimin nga Gjykata Kushtetuese.

 

Pranimi i projektstatutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe nga z.Kurti në takimin e Brukselit është një çështje që kërkon analizë të thellë dhe konstruktive. Marrëveshja për projektstatut nuk është nënshkruar. Pritet nënshkrimi dhe votimi në Kuvend. Parashikohet që pas nënshkrimit dhe votimit në Kuvend të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ky është akt i qëlluar dhe i domosdoshëm Kjo, nuk do të thotë se nuk ka besim lidhur me përfaqësuesit e Kosovës. Për më tepër, dërgohet në kushtetuese për të marrë qëndrimin Gjykatës Kushtetues mbi aktin e tillë juridiko-politik dhe shoqëror. Nga kompetencat dhe organet që i ka projekt statuti dalin disa shkelje të Kushtetutës së Kosovës. 1. Projekt statuti themelon një subjekt një nacional që është në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës për shtet multinacional. 2. Kompetencat e Asociacionit shkojnë në kundërshtim me normat kushtetuese mbi shtetin unitar. 3. Kompetencat në fushën administrative, ekonomike, shoqërore e juridike për Asociacion shkelin normat kushtetuese mbi këto kompetenca që gjenden në nivelin qendror dhe atë lokal, në komuna. 4. Organet e Asociacionit janë fakte mbi një subjekt i ri kushtetues. 5. Organizimi dhe shpërbërja e Asociacionit kërkohet të qartësohen me Kushtetutën e Kosovës. Natyrisht se ka edhe çështje tjera që kërkohet të analizohen dhe vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese. Në fakt, ky projektstatut i Asociacionit kurrsesi pa verdikt të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk duhet të bëhet i plotfuqishëm. Ka shumë çështje që duhet analizuar dhe marrë qëndrimin nga Gjykata Kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".