Qeveria dhe Presidenca të deklarohen pa vonesë kundër përpjekjes për organizim të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës

Qeveria dhe Presidenca të deklarohen pa vonesë kundër përpjekjes për organizim të zgjedhjeve parlamentare  të Serbisë në territorin e Kosovës
Qeveria dhe Presidenca të deklarohen pa vonesë kundër përpjekjes për organizim të zgjedhjeve parlamentare  të Serbisë në territorin e Kosovës

Dardan Grapci

  • 09 November 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Serbëve që jetojnë në Kosovë duhet të ju jepet e drejta për të shkuar në Serbi për të votuar, por fushatat dhe zgjedhjet parlamentare të Serbisë nuk duhet assesi të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës. Sa i përket deklaratës së drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviç ai këto mundësi mundë ti shoh vetëm në ëndërr.

-Presidentja dhe Kryeministri duhet menjëherë të dalin me një deklaratë zyrtar për media duke deklaruar se këto veprime të Serbisë në Kosovë do të ndalohen menjëherë, dhe nëse ndonjë parti politike apo kandidat për deputet serb tenton
për ta shkelur ligjin e Kosovës, duhet të arrestohet pa asnjë hezitim. Petar Petkoviq si duket ende po e jeton kohën e Millosheviqit, por gjithashtu e din shumë qartë se Kosova është shtet i pavarur, dhe rezoluta 1244 më nuk është në fuqi që nga viti 2008.Kështu që le të bënë kërkesa sa të dojë, por në realitet do të vuaj dhe ëndrra e tij do të shuhet para syve të tij. Uroj që Vuçiq ti humbi zgjedhjet në Serbi, dhe të fitojnë subjektet tjera politike të cilat me kohë janë deklaruar për frymën properëndimore, evropiane dhe të gatshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sikur është rasti i liderit të moderuar serb, pro evropian Çedomir Jovanoviqi dhe republikanit Nikola Sanduloviq.

Qytetarët serb për plot dy dekada të pasluftës janë mashtruar, janë manipuluar nga politikanët e kriminalizuar dhe kjo lojë është koha për të përfunduar. Perspektiva e paqes dhe bashkëpunimit është tek politikanët që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe ti thonë po njohjes së shtetit të ri të Kosovës, bashkëpunimit në rrugën e përbashkët fqinjësore të integrimit, duke mos harruar edhe adresimin e përgjegjësisë për krimet e luftës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".