Kosova për Asociacionin duhet të flet me një zë, vetëm zgjidhje të bazuar në Kushtetutë

Kosova për Asociacionin duhet të flet me një zë, vetëm zgjidhje të bazuar në Kushtetutë
Kosova për Asociacionin duhet të flet me një zë, vetëm zgjidhje të bazuar në Kushtetutë

Hajrullah Ternava

  • 07 November 2023 - 16:54

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani Kosova është në pozitë që më në fund ta jep edhe versionin e saj të propozimit për një zgjidhje të pranueshme e të qëndrueshme, nëse drafti i BE-së nuk është plotësisht i finalizuar dhe i harmonizuar me kushtetutën e shtetit të Kosovës. Edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka theksuar se mosmarrëveshja e vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur një sfidë kryesore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe kjo situatë duhet të tejkalohet me fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit me aneksin e Ohrit, e ku parashihet në pako edhe zgjidhja për Asociacionin.

 

 

Në këto rrethana të zhvillimeve politike që po ndërmjetësohen nga ndërkombëtarët, për një pajtim përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës, vizita e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak, në Kosovës do të jetë vendimtare për të ndërmjetësuar mes spektrit politik të Kosovës dhe tejkaluar dallimet lidhur me propozimin evropian të draftit për asociacionin e komunave, i cili në takimin e fundit ju është prezantuar krerëve të dy shteteve Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiqit dhe kryeministrit Kurti, e për të cilin pati një debat mjaft të tensionuar edhe në Kuvendin e Kosovës. - Lajçaku pati në agjendë takime të ngjeshura me të gjithë liderët e pozitës dhe opozitës, u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë. Lajçak erdhi në Prishtinë dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe u kthyen në vendet e tyre me draftin e propozuar nga BE për modelin evropian të Asociacionit, por që të dyja palët nuk kanë dhënë detaje rreth përmbajtjes së këtij dokumenti. Tani Kosova është në pozitë që më në fund ta jep edhe versionin e saj të propozimit për një zgjidhje të pranueshme e të qëndrueshme, nëse drafti i BEsë nuk është plotësisht i finalizuar dhe i harmonizuar me kushtetutën e shtetit të Kosovës. Edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka theksuar se mosmarrëveshja e vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur një sfidë kryesore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe kjo situatë duhet të tejkalohet me fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit me aneksin e Ohrit, e ku parashihet në pako edhe zgjidhja për Asociacionin. Madje QKSS thekson se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pret që Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (ASM) dhe që Serbia të ndërmarrë veprime konkrete drejt njohjes de facto të pavarësisë së Kosovës, që janë dy parakushte për stabilitet dhe normalizim të raporteve ndër fqinjësore e ndërshtetërore. Sipas QKSS në këtë qasje të re, Qeverisë së Kosovës i rekomandohet që të paraqesë një projekt-statut për themelimin e ASM-së, njëkohësisht me Serbinë duke zyrtarizuar njohjen de facto të Kosovës, ndërsa BE-ja dhe NATO-ja të ofrojnë perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE përmes statusit të vendit kandidat dhe NATO-s përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim. Marrë në tërësi tani është momenti që të arrihet një pajtim aq gjatë i pritur, dhe me këtë pajtim ky rajon njëherë e përgjithmonë ta filloj demokartizimin e tij dhe zhvillimin e pritur që duhet të ndodhë me investime ndërkombëtare dhe me hapje të reja të vendeve të punës, si dhe me anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare sikur u cekën, me këto veprime të tilla tani rinia e Kosovës do të jetë në hap me kohën dhe do të përkushtohet që ti kontribuoj vendit të vetë, ku do të filloj hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e standardit të jetesës, ku numër i madhe tani nga diaspora do të kthehen në vendin e tyre për një punësim në vendlindje ku do të kontribuojnë shumë duke i pasur përvojat e viteve të kaluara larg në shtetet tjera të botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".