Turneu i shefit të NATO-s në Ballkan për largimin e ndikimit rus dhe orientimin perëndimor e pro evropian

Turneu i shefit të NATO-s në Ballkan për largimin e ndikimit rus dhe orientimin perëndimor e pro evropian
Turneu i shefit të NATO-s në Ballkan për largimin e ndikimit rus dhe orientimin perëndimor e pro evropian

Gani Qarri

  • 22 November 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Vizita e shefit te NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, shpresohet se përveç si dëshmi e angazhimit të vendosur të NATO-s, për sigurinë e vendit tonë, do të ndikoj dhe kontribuojë edhe në përcaktimin e këtyre shteteve, për ndarjen e qëndrimeve të tyre, përfundimisht, në mes të lindjes e perëndimit dhe mes Rusisë e BE-së dhe SHBA-ve për të qenë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

-Për shkak të presionit të pjesshëm ndërkombëtar, Serbia jo vetëm që ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës, por përveç bazave të përparme operuese të Forcave të Armatosura të saj, përgjatë kufirit me vendin tonë, Serbia ka dislokuar edhe sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe me të gjithë këtë arsenal, vazhdon ta kërcënojë edhe më tej, sigurinë e Republikës së Kosovës! Vizita e Stoltenbergut në Kosovë, vjen në një kohë shumë sensitive të sigurisë, pas sulmit të terroristëve serb në Banjë të Zveçanit, dhe paralajmërimit të Kryeministrit Kurti se në Serbi po përgatiten forca të tjera terroriste serbe, të formacionit të njëjtë, të cilin e kishte drejtuar krye terroristi Milan Radojçiq, për të provuar aksion të ri terrorist kundër shtetit të Kosovës.

Prandaj, vizita e shefit te NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, shpresohet se përveç si dëshmi e angazhimit të vendosur të NATO-s, për sigurinë e vendit tonë, do të ndikoj dhe kontribuojë edhe në përcaktimin e këtyre shteteve, për ndarjen e qëndrimeve të tyre, përfundimisht, në mes të lindjes e perëndimit dhe mes Rusisë e BE-së dhe SHBA-ve për të qenë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. Para nisjes për në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, qëndrojë në Sarajevë, që ishte vizita e parë e shefit të NATO-së, në Bonjë e Hercegovinë, ku tha se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga retorika për ndarjen e këtij vendi dhe ndikimi i madh rus, që po kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave në rajon. Stoltenberg në Bosnjë mbërriti të dielën vonë ku dhe darkoi me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili më parë, kishte deklaruar se Bosnja e Hercegovina, bashkë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, u përkasin vendeve që e meritojnë një vëmendje të veçantë nga NATO-ja.

Ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj, që ka shumë rëndësi për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, kurse të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara, tha Stoltenberg në Sarajevë. Stoltenberg bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, me ç`rast deklaroi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës” duke theksuar rëndësinë e përfaqësuesit të lartë për proceset e pajtimit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe shtuar se “çfarëdo tentimi për ta minuar pozicionin e tij, do ta kthejë Bosnjë e Hercegovinën, mbrapa”.

Më 2010, Bosnja e Hercegovina u ftua për t’iu bashkuar MAP-it, i cili është hapi i parë drejt pranimit në aleancë, por, njëkohësisht, nuk parashikon ndonjë vendim për anëtarësim në të ardhmen, ndërsa si pjesë e MAP-it, bashkëpunimi i Bosnjës me NATO-n është i strukturuar përmes Programit Reformues, që nënvizon reformat të cilat Qeveria synon t’i ndërmarrë, dhe lehtëson përkrahjen nga NATO-ja për këto përpjekje. Në korrik, liderët e vendeve të NATO-s u thanë edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor se ky rajon ka rëndësi strategjike për aleancën, si dhe e konfirmuan përkushtimin e tyre për sigurimin dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke i mbështetur reformat që forcojnë synimet e vendeve në rajon drejt NATO-s dhe BE-së, siç theksohet edhe në dokumentin e 11 korrikut, në fund të ditës së parë të samitit të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, në Vilnius.“

Madje asokohe liderët e aleancës ushtarake, thanë se do të vazhdojnë ta përmirësojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik në mënyrë që t’i mbështesin reformat, paqen dhe sigurinë rajonale, si dhe ta luftojnë ndikimin dashakeq, përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë. Në fakt, Stoltenbergut i cili, është duke e mbajtur këtë post prej vitit 2014, atij iu vazhduan mandati në krye të NATO-s deri në tetor 2024. Kurse vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë shumë sensitive të sigurisë, pas sulmit të terroristëve serb në Banjë të Zveçanit, dhe paralajmërimit të Kryeministrit Kurti se në Serbi po përgatiten forca të tjera të formacionit të njëjtë, të cilin e kishte drejtuar Radojçiq për të provokuar aksion të ri terrorist kundër shtetit të Kosovës. Në një deklaratë në Facebook, Kurti ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian të dokumentojnë dhe të publikojnë një raport të detajuar që i atribuon Serbisë përgjegjësinë për veprimin terrorist përmes argatëve të saj, me në krye krye terroristin Milan Radojçiq, që kreu me 24 shtator ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti gjithashtu shprehu dyshime të bazuara me fakte, për një riorganizim të grupit të Milan Radojiçiqit, duke lënë të kuptohet se ekziston rreziku i përsëritjes së veprimeve të mëtejshme terroriste.

Në fakt Milan Radoiçiq, edhe pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës”, i cili i kushtëzon me pjesëmarrje në akte terroriste edhe ata që janë në listë të rrogave, ndërkaq për të tjerë premtohen vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Kryeministri Kurti vë në pah se, pavarësisht presionit ndërkombëtar, Serbia nuk ka tërhequr trupat dhe artilerinë nga zonat pranë territorit të Kosovës – një akt që kryeministri me të drejtë, e sheh si kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e vendit, i cili përmendi edhe rrëmbimin e dhunshëm të tre policëve kufitarë të Kosovës, si dhe vrasjen e një rreshteri të Policisë së Kosovës, veprime për të cilat, Serbia duhet të ndëshkohet dhe mbajë përgjegjësi.

Shkaku i presionit të dobët ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës dhe përveç bazave të përparme operuese të Forcave të Armatosura përgjatë kufirit me vendin tonë, Serbia së fundi, ka dislokuar edhe sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën dhe me të gjitha këto, vazhdon ta kërcënojë, në mënyrën më serioze të mundshme, sigurinë e Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".